Nga sondazhet e transmetuara mbrëmë në disa televizione nga kompani të ndryshme, të gjitha prestigjoze, nuk se kishte ndonjë të re të madhe në rezultatin e përgjithshëm.
Ajo që ishte realisht e re, madje e re fare, ishte rezultatii Shkodrës. Një e dhënë krejt fringo, që për çdo profesor të një katedre politike, së paku, duhet ta kishte shënuar në bllokun e tij. Pashë njërin që u mor me një matematikë çalamane çfarëi merr Tom Doshi PS-së apo PD-së.
Tom Doshi, apo PSD e tij nuk është aspak një fenomni ri. Kush e njef politikën e tij që Doshi, ka pasur elektoratin e vet që nga 2005-a. Për profesorët e shkencave politike, Doshi vjen nga një përballje kur sistemi ishte mazhoritar me turn unik jo balotazh. Dhe fitoi. Pse? Sepse kishte me vetem Anën e Malit që ishte socialiste 100%, Velipojën që ishte 70% dhe Bushatin që ishte demokrat 100%, por që e mori vetë.
Po kjo është tjetër mesele. E dhëna më e rëndësishme e sondazheve të mbrëmshme ishte rritja e Partisë Socialiste e Shkodrës tek shifra e 40 përqindëshit. Shifër, që është lajm-pikë. Pse ka ardhur?
Mandatet për kë njeh sistemin, e di mirë që janë gjë tjetër. Bamir Topi, presidenti Republikës me Frymën Demokratike mori më 2013 m ë shumë se 12 mijë vota në qarkun Tiranë por s’arriti të marrë deputet se ja vodhën komisionerët e PS-PD.
Por përveç kësaj, jemi ende në fazën e perceptimit publik. E një shkencëtar politik, perceptimin e lexon si një mundësi, madje edhe hipotezë, por jo si garanci mandatesh.
Lajmi dje ishte bombastik: PS në Shkodër arriti në nivelin e 40% të perceptimit politik. Ky është një lajm që do të thotë se lidershipi politik i Benet Becit, që erdhi si një personazh miqësor me të djathtën, pori kandiduar nga PS, ka rritur konsensusin politik për mazhorancën.
Bastioni demokrat, politikisht nuk ekziston më: po përjetojmë kohën e një transformimi që sipas gjasave do të jetë zhvillimi më interesantei viteve të ardhshme. Madje mëi rëndësishmi.
Duket ë për këtë mazhoranca e ka një plan, opozita, jo. Edhe pse Shkodrën e ka pasur Jeruzalemin e vet.
Në debatet e sonazhve pati mjaft krisje ideologjike dhe nonsense historike, por realisht për një reorter që Shkodrën e njëh që nga 1992 ka një aksiomë të një demokrati 24 karatësh që u arrestua për rrëzimin e shtatores së Stalinit si Dedë Kasneci.
I cili në 1994 thoshte hapur, që nëse zgjedhjet në Shkodër bëhen të lira fiton Partia Socialiste. E këtë e di çdo bashkëkohësi atyre viteve të largëta ë janë vërtetë pak, se shumë nuk janë më për shkak të moshës. Por dëshmitarë ka./Tema
Komente
