Ilir Meta dhe Sali Berisha

Ylli Pata: Enigma e krizës Berisha-Meta, ç’po ndodh pas vendimit të Kushtetueses?!

21 Shkurt 2022, 17:11| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 17:20

  • Share

Tashmë është fakt se “Shtëpia e Lirisë” nuk u ngjiz në asnjë ditë si një aleancë politike, edhe pse palët kryesore në lojë, kanë kohë që lodhen e harxhojnë energji për tandemin politik Berisha-Meta, si pol “I ri”.

Rasti që erdhi si një “dhuratë providenciale”, e që u legalizua edhe me vendim KQZ-je e me logo zgjedhore, u prit të kishim në fushë një formacion politik që mbledh të gjithë të irrituarit me Edi Ramën e Lulzim Bashën, për të sjellë në fushë jo thjesht një grupim kunndër, por edhe një parti, e cila ka prej kohësh që bën betejë politike të përbashkët, sidomos kundër SHBA-së e BE-së dhe reformës në drejtësi.

Mirëpo bën shumë çudi një marrëdhënie krejt surreal mes aktorëve politikë të “Shtëpisë së Lirisë”, që ka rastin e parë për të shpalosur si një markë, e cila në të ardhmen do të vijë e të bëhet më e qartë për opsionet politike.

Kjo marrëdhënie surreale, e cila nisi me paqartësitë e LSI-së e kreut të saj Monika Kryemadhi me Berishën e formacionin e saj, vijoi me një zbehje të figurave që përbëjnë Komisionin e Rithemelimit.

Të cilët nuk duket se kanë atë protagonizmin e ditëve të para në llogoren më të re që janë thirrur të veprojnë, e që janë zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Tashmë është e qartë, që strukturat e Berishës në 6 bashkitë ku votohet muajin e ardhshëm, nuk kanë një marrëdhënie të fortë me ato të LSI-së, apo edhe me PDK-në e Ndokës, ku kjo forcë ka struktura të paktën, si për shembull në Shkodër.

E meqë ra fjala, në qytetin më të rëndësishëm të opozitës për zgjedhjet e 6 marsit, po vihen re zhvillime krejt të papërputhshme mes kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” dhe LSI-së në Shkodër.

Ndërkaq, në javën e fundit, po shikojmë një zhvillim tjetër interesant; zhvillim që ngjan në pamje të parë me një krizë marrëdhëniesh mes Sali Berishës e Ilir Metës.

Ky zhvillim ka ardhur pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ku Ilir Meta nuk u shkarkua nga posti i Presidentit të Republikës.

Në fjalimin e Berishës në Parlament, në një anë u përkrah mos shkarkimi i Presidentit, por nga ana tjetër nuk pati një përkrahje ndaj trupës gjyqësore që e mori këtë vendim.

E këtu duket se qëndron çarja më e re. Mbështetës mediatikë të Ilir Metës, edhe pse kënduan “fitore” për këtë vendim, ata duket se nuk e shohin si fitore vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përkundrazi, po shohin diçka që sipas tyre është një lojë, një mizaskenë, një skenar, e për pasojë kjo situatë ka turbulluar edhe më shumë terrenin ku po vepron “Shtëpia e Lirisë”. Ilir Meta, nga ana e tij i është rikthyer mesazheve të “koduara” me kafshë shtëpiake, që në një kohë vere apo një “thatësire politike” siç ishte kulmi i pandemisë, “deshifroheshin” si “sinjale të forta politike” nga enturazhi pranë tij, por nuk se kanë të njëjtin efekt në një periudhë elektorale si ajo e 6 marsit.

E këtu, gjërat i ka komplikuar indiferenca e tërheqjes së Edi Ramës, i cili edhe pse nuk i ka dhënë Lulzim Bashës “trofeun” e rivalit të tij, por i konsideron të dy palët ilegjitime, nuk është aktiv për fushatën e 6 marsit, por edhe përgjigjet me përtesë, për akuzat shumë të rënda të Lulzim Bashës ditë për ditë ndaj tij vetë, por edhe ministrave e bashkëpunëtorëve të kryeministrit.

Deri në korrik, së paku fizikisht dhe direkt, Ilir Meta nuk do të jetë në krah të Sali Berishës në betejën e tij, që nuk do të jetë vetëm për 6 marsin, por do të shkojë edhe më tej.

E natyrisht nuk bëhet fjalë për të pritur vetën, me vrullin e ngjarjeve që vijnë nga “kushina” e prokurorisë speciale, apo edhe faktet e reja që kanë dalë për lidhjet e narkotrafikut me njerëz të “Familjes Berisha”.

Natyrisht pjesa e medies “zhurmëmadhe” bën sikur nuk kanë ndodhur gjë, por faktorë kësaj herë nuk është zhurma, por pikërisht ata që bëjnë sa më pak zhurmë. Ndaj dhe Berishës nuk i mjafton koha deri në korrik për të pritur Ilir Metën. i ngjan si Godoja…/TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?