Ylli Pata: Enigmat e 6 marsit të Shkodrës, çelësi i bashkisë në duart e shumicës së heshtur

4 Mars 2022, 20:05| Përditesimi: 4 Mars 2022, 20:20

  • Share

Po të shikoje të tre mitingjet e sotme në Shkodër, krijohet realisht një ide e asaj që përbëjnë forcat apo faktorët që do të sjellin fitoren e së dielës. Partia Socialiste, pra mazhoranca dhe PD-ja e Lulzim Bashës zhvilluan tubimet më të mëdha, ku së paku, sipas të gjithë vëzhguesve mediatikë, kishte nga 2 mijë vetë.

Sali Berisha e mbylli fushatën në sallën e Teatrit  “Migjeni” e cila mban si kapacitet rreth 700 persona, maksimumi 800.

Edhe pse indikativë, nuk janë vendimtarë mitingjet apo tubimet që japin në publik zhurmë dhe brohoritje.

Në kulmin e pushtetit të Partisë Demokratike në vitin 1996, në Shkodër fitoi një subjekt politik krej i ri dhe i vogël, i cili të gjitha tubimet i kishte mbajtur në kinemanë kryesore të qytetit dhe jo në shesh.

E duke ardhur tek zhurma, ka mbizotëruar debatin këto ditë një sondazh i kompanisë greke që ka bashkëpunuar prej kohësh me euronevvs Albania. Sondazh që jep në avanbtazh Bardh Spahinë e “Shtëpisë së Lirisë”.

Një pedagog i Universitetit të Shkodrës, i cili është marrë prej vitesh me sondime publike në qytet, jo thjesht politike, por edhe për çështje ekonomike e sociale, thotë për TemA, se ky rast është krejt i veçantë.

Sipas tij kampioni i zgjedhur zakonisht për një sondazh është i famshmi kampion i mbështetësve  që zgjidhen nga zonat, moshat apo kategoritë e ndryshme. E në këtë logjikë, kampioni ka përfshirë një pjesë që krejt hapur thoshte për kë do të votonte. Por nuk dilte pjesa e heshtur, e cila në Shkodër ka qenë mjaft e rëndësishme dhe vendimtare.

E parë në zhvillimet e sotme, duhet thënë se kemi parë gjatë kësaj fushate, edhe pse jo me shumë mbulim publik, një zhvillim të rëndësishëm. “Shtëpia e Lirisë” ka grumbulluar rreth vetes pjesën më radikale të militantëve të vjetër të PD-së: ish-zyrtarë të tatimeve, doganave, apo edhe policisë, që i kanë mbetur besnik Sali Berishës, por që gjatë 7 vjetëve të drejtimit të Voltana Ademit kanë qenë drejtorë, policë bashkiakë e agjentë tatimorë të bashkisë.

E ka qenë pikërisht Voltana me strukturat e bashkisë, që e ka bërë fushatën për Bardh Spahinë më të zhurmshme e më të dhunshme, ku janë kërcënuar të gjithë ata njerëz që po bëjnë edhe kanë bërë fushatë për kandidatin e PD-së Xhemal Bushati.

Kjo është bërë në mënyrën më të dukshme prej policëve bashkiakë që ditët e fundit kanë shkuar dyqan më dyqan e lokal më lokal duke thënë se “Do fitojë Bardhi, e ka vendos edhe Edi Rama me Gon Çelën, kështu që mos bëni gabim”. Efekti në zhurmë ka dhënë një lloj efekti, madje edhe m epostera, të cilët vihen me lejen e bashkisë që drejton ende Voltana.

Por sipas të gjitha gjasave, në Shkodër vendos shumica e heshtur, ajo që nuk bën zhurmë. Kështu konfirmon edhe profesori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, i cili ka qenë coordinator për shumë sondazhe në qark për vite e vite, por që ka preferencën që të mos dalë me emër. “Deri tani shumica e heshtur, sidomos në qytet, ku është edhe numri më i madh i zgjedhësve, ka votuar për atë parti që nuk ka pasur njerëz të fortë në establishment.

Nuk ëhtë i njohur në publik, por ka pasur ndër vite kandidatë socialist si Esmeralda Uruçi, Namik Kopliku, apo Keti Bazhdari që kanë marrë votat e asaj që quhet shumica e heshtur. E cila është determinante. Ajo do të vendosë edhe rezultatin e 6 marsit.

Sa për pjesët e tjera të zonave ka një lloj konfigurimi, të cilin nuk e lexon në sondazhin e euronevvsit. Kështu për shembull pjesa e rrethinave të qytetit fitohet nga PS, Ana e Malit e Velipojës nga PS, Ndërkohë që Dajçi është i PD-së së Bashës e Dukagjini ndahet më shumë për Bardh Spahinë”, thotë ai.

Përveç projeksioneve që vijnë nga një perceptim të përgjithshëm, ai që duket se ka marrë forcë nga sondazhet e nxjerra është LSI, e cila, duke qenë se kjo parti i ka dhënë siglën Bardh Spahisë dhe Sali Berishës, ka nisur të ndaje vendet e punës, për të mobilizuar sa më shumë rezultatin.

Duhet theksuar ndër të tjera se LSI, PD nuk kanë anëtarë të Këshillit Bashkiak, pasi bojkotuan zgjedhjet e 30 qershorit 2019. Si i PD-së apo LSI plus Berishës, ai kandidat nuk mund të miratojë asnjë buxhet nën shumicën socialiste e socialdemokrate në këshilll. i cili vendos për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë edhe me numrin apo organikën e vendeve të punës…/TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?