Adriatik Doçi është një gazetar mjaft i njohur në vend. Është i njohur prej vitesh për disa beteja të tij me pushtetarë e zyrtarë, biznesmenë e burokratë. Mënyra sesi Adriatiku i është qasur njerëzve në pushtet, mund të mos ketë qenë më e mira e mundshmja, por ai ka bërë krejtësisht detyrën e një reporteri. Pra ka hartuar dhe botuar raportime për çështje të caktuara. E mënyra e raportimit të Tikut ka qenë gjithmonë “pak ortodokse”-thënë në “italian way”, megjithatë asnjëhrë nuk kemi parë një viktimizim të tij.
Madje as në rastin kur ai publikoi një rast korruptiv të nivelit të lartë të një zyrtare të Ministrisë së Arsimit, përkatësisht shefes së arsimit të Kamzës, ku Adriatik Doçi publikoi raportime mbi rastet korruptive të zyrtares.
Si kundërofensivë, zyrtarja e sulmoi poshtë brezit reporterin, duke i publikuar emailet, ku ky i fundit kishte bërë kërkesë normale pëer të punësuar si arsimtare bashkëshorten. Një veprim, që çdo burrë i martuar e bën në çdo kënd të botës. Por zyrtarja e denoncuar nga Tiku, ja quajti si krim si shkelje, si një veprim i rëndë. Edhe pse ajo kishte kryer 99 mijë të zeza të frikshme që vinin në raportimet e Adriatik Doçit, me fakte, që të paktën nuk u kontestuan asnjëherë nga zyrtarja në fjalë.
Ajo e kundërsulmoi Doçin, thjesht se e ka bërë këtë sulm se ka dashur të punësojë bashkëshorten, por asnjëherë nuk kundërshtoi faktet që reporteri solli.
Ministrja e Arsimit e kohës dërgoi në Kamëz një ekip special inspektimi, ekip që në unison vërtetoi si të vërteta të gjitha raportimet e Adriatik Doçit. Por as ministrja, as qeveria nuk e shkarkoi zyrtaren që denoncoi gazetari.
Por në mënyrë të çuditshme, skandaloze, të turpshme, organe mediatike publikuan pjesë të komunikimeve private të Adriatikut me zyrtarë, që ai i konsideronte njerëz të njohur, apo edhe të tjerë, për ta sulmuar reporterin, si një njeri “të poshtër”.
Po çfarë kishte bërë veprim “të poshtër” Adriatik Doçi? Kishte kërkuar të punësohet e shoqja, e cila kishte të gjitha kreditet për të qenë një arsimtare. E këtë fakt, Tiku nuk e bëri asnjë ditë publik, ja bënë të tjerët. Beteja e tij mediatike me zyrtarët arsimorë, i shkaktoi një problem të madh familjar, por ai u mor me raportimin. E kishte mirë, e kishte keq, të rëndësishme në këtë rast ishin faktet.
Pak vite më vonë, kur Adriatik Doçi, publikoi raportime të forta kundër Ilir Metës, ky i fundit bashkë me stafin e tij, me një pabesi skandaloze, i publikoi emailet ku gazetari privatisht kishte komunikuar me njerëz që i njihte dhe i besonte.
Më vonë, pra sot Adriatik Doçi publikoi raporte mediatike kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës. Këtë të fundit, e ka akuzuar e paditur në vetë të parë në SPAK.
Dy ditë më parë, media ku Adriatik Doçi punon raportoi njoftimin se gazetari i tyre ishte dhunuar pranë banesës së tij. Gazetari, shkoi në stacionin e policisë dhe formuloi e firmosi një denoncim ligjor. Pas kësaj Policia publikoi edhe një njoftim.
Pra fakti që Adriatik Doçi ishte dhunuar, kishte marrë formë zyrtare, por asnjë nga mediat e “rëndësishme në vend” nuk e publikoi fare. Pati disa reagime mediatike, të kolegëve, të ndonjë organizate, por jo të mediave në unison.
E mbani mend pak vite më parë kur ndodhi një rast i ngjashëm, kur nuk u dhunua gazetarja, por shtëpia e vëllait? U bë nami, sa gazetares, UGSH, i dha “Oscar-in” mediatik shqiptar sikur kishte bërë scoop-in vjetor kur në fakt nuk e kishte bërë. Po të krahasojmë rastin e “Oscar”-es me Adriatik Doçin, ky i fundit nuk u mbrojt as kur të dhënat e tij i publikoi Presidenti i Republikës, dhe madje i sulmoi me to. E mediat kryesore në vend i bënë fresk Ilir Metës duke bullizuar një koleg. E sot kur Tik Doçi u dhunua, ata thonë që nuk ka ndodhur. Edhe kur gazetari ka bërë denoncim me emër e mbiemër në SPAK dhe komisariatin e policisë.
Pse ndodh kjo? Shumë e qartë, sepse Adriatik Doçi është dhunuar për padinë e tij në SPAK, e shteti, po po shteti, qeveria, policia kërkon që ta bëjë Tikun viktimë që të përfitojë prej tij. Sa turp, kur gazetari ka familje, ka fëmijë. Po këta horra që kanë pushtet a kanë fëmijë si Adriatik Doçi…
Me fort te shkruaje Tiku. Ka rast te arte tani. Me Salen dhe Meten i kryu punet dhe u plasi skandalet nje me nje. Tani i ka ngelur superskandali Rama. Kurajo Tiku dhe jepi derrmem sic di ti edhe te korruptuarit te fundit te Shqiperise!
PërgjigjuRespekt ne maksimum per kete gazetar me dinjitet njerezor e profesional. Eshte i vetmi gazetar qe u cori maskat me fakte si IM spiunit dhe serbit Berisha. Pena e tij ka force me shume se floriri i IM dhe Bishes te dy simbol i krimit dhe hajduterise. Zoti te rujt me gjithe familje o djale i mbare. Spaku meret me banditet e Dubait se me kryekriminelet nuk kane me ndere.
Përgjigju