Deputeti i PD, Helidon Bushati, i tërhequr sot nga gara në Primare

Opinion

Ylli Pata: Iku Helidoni, po kë ka 'vitrinë' politike Sali Berisha në Shkodër?

18 Shkurt, 20:18| Përditesimi: 18 Shkurt, 20:23

  • Share

Ka kohë që pikëpyetja që diskutohet në qytet është se kë do sjellë si seal- si vulë, si emër Sali Berisha në Shkodër.

Në mënyrë skandaloze ka komanduar Luçiano Boçin si shef të qarkut, kur këtë skandal Berisha nuk e ka bërë me Elbasanin, Vlorën, Fierin, Durrësin apo edhe Beratin. Pra të emërojë si shef qarku një personazh tjetër nga një vend që s’ka lidhje.

Berisha emëroi Luçiano Boçin, vetëm sepse ky i fundit, edhe pse berishjan njihet si një personazh i qetë dhe paqtues. Por profesor Boçi, nuk ka mundësi të ngjisë një çarje në Shkodër që Sali Berisha e bëri në 2022, edhe pse e dinte se do të ishte fatale.

Sot, Helidon Bushati, një nga deputetët më të rëndësishëm të grupit të tij, dha dorëheqjen duke dhënë një mesazh paqtimi e afrimi mes demokratëve. Helidon Bushati nuk ka asnjë lidhje me demokratët e Shkodrës, po fare, fare. Karriera e tij erdhi si pjesë e afërsisë me familjen Berisha.

PD e Berishës në bazë, sot ka pak zgjidhje të ashtuquajtura konsensuale, përkatësisht dinosaurët e vjetër si Lorenc Luka apo Maxhit Cungu, që në fakt janë personazhe që nuk marrin më vota. PD e Shkodrës sot është një lëvizje politike dinamike që ka gjasa të tregojë një itinerar politik të PD-së kombëtare. Kjo jo nga Sali Berisha sepse ai e di dhe po e pengon, por nga qarqet e kundërta.

Nga PS për shembull, baza e PD në zgjedhjet e 2023 votoi Benet Becin për të shkatërruar Berishën. Në 11 Maj Shkodra duket do ta përsërisë votën e 2023. Por pas 11 majit, në Shkodër duket se do të lindë lideri i ri i opozitës që do ta varrosë politikisht Sali Berishën. Nuk se është një logjikë e thjeshtë, por investim i rëndësishëm gjermano-amerikan. Që duket se vjen nga një sërë trajnimesh dhe diskutimesh.

PD sot në Shkodër nuk ka një shtresë politike të krijuar, në realitet e ka më shumë krahu i Bashës, por më i rëndësishmi është i palineuari i cili pret. Që nuk se ka çudi që të votojë sërish për PS. Flasim në qytet, por e njëjta panoramë është edhe në Shkodrën “rurale” e cila është më shumë urbane se qyteti. Dukagjini, dikur një zonë krejt e izoluar sot është një faktor jo vetëm politik dhe ekonomik, Vau Dejës, Bushati, Velipoja.

Shkodra, do jetë surpriza e zgjedhjeve të 11 majit. /TEMA/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodran: 19/02/2025 09:48

    O Pata prej cil planet vjen ti mor mik qe e nxjerr Bushatin figure qendrore ne Shkoder,ky anonim qe ndejti mas Lul braves deri ne minutat e fundit,ky nuk ja degju zani kund ne parlament,prandaj dhe ai e din se nuk merr vota ne Shkoder

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?