Sali Berisha

Opinion

Ylli Pata: Kalimi i ylberit apo oqeanit?

8 Maj, 20:44| Përditesimi: 8 Maj, 20:48

  • Share

Pak ditë para 25 prillit të 2021, një politikan dhe gazetar mjeshtër i këtij vendi, Musa Ulqini ku përgjigj pyetjes standarde se si del rezultati. “mandati i tretë është shumë i vështirë, shumë, por i katërti është bukë e djathtë”, tha.

Musai, një gazetar dhe politikan me përvojë ju referehohej natyrisht terrenit dhe përvojës politike shqipare i referohej institktit që një mandat i tretë është një kufi ku një mazhorancë ndodhet para një rezistence opozitare apo kontraktiktore që mobilizohet natyrshëm për të dhënë një sinjal politik.

Pas kësaj, siç e ka treguar edhe historia politike edhe botërore ndodh një proces dialektik i ndryshëm i asaj që quhet rikrijimi apo rilindja e një alternative të re.

Në këtë garë për mandatin e katërt të Edi Ramës, ka hyrë krejt pa një sens dialektik Sali Berisha, i cili është një “kalë race” por i moshuar dhe i lodhur. Jo thjeshte nga mosha, por nga damka që i erdhi nga SHBA në vitin 2021, një damkë që është më shumë se dramë politike, është tragjeti totale.

Megjithatë, që dje doli një lajm që u duk si pa lidhje, se edhe pse i ndaluar familjarisht, Sali Berisha mund të shkojë në SHBA në një rast në SHBA.

Ne kemi pasur e kemi mjaft njerëz e politikanë që kanë goxha lidhje në elitën politike në SHBA. Fatmir Mediu dihet që shkon shesh dhe ka një rrjet mish në kongres, të cilët i kanë dhënë edhe një mundësi për të bëë çdo vit një samit OJF-je të lidhur me fondet amerikane. Rudina Hajdari, përveç emrit të njohur si vajza e Azemit ka qenë edhe nxënëse e dishepulle e një prej deputetëve më të talentuar të Kongresit Amerikan, si Eliot Engel, sot është një politikane e perënduar. Lista është e gjatë, por nuk kanë rëndësi emrat.

Profesor Anastas Angjeli ka qenë politikani socialist më me influencë në SHBA he korridoret politike atje, sidomos në Kongres, por nuk e pati asnjëherë këtë influencë në korrioret dhe lobet e PS.

Pra ka shumë që e kalojnë oqeanin, por varet si e kalojnë. Amerika, sidomos ajo politike nuk është ajo që tentohet të shitet në sallonet tona politike dhe mediatike. Amerika është një perandori që ka së pari institucionet e saj, dhe natyrisht linjat e sal paralele që ndikojnë në korridoret politike. Siç ka edhe lobet dhe grupet e interesit që kanë ndikimin e tyre në të gjithë botën.

Por a e kalon Sali Berisha oqeanin? Që duket pyetja 6 milionë dollarëshe sa edhe është paguar për lbim. Mund ta bëjë nëse e ka mundësi, ose më saktë mund ta bënte deri më sot. Por gjasat janë ndryshe, megjithatë këtu nuk bëhet fjalë a shkon Berisha në SHBA, i cili është i vetmi që ka hyrë dy herë në Zyrën Ovale.

Problemi është se Sali Berishës i duhet të kalojë jo opeqanin, pasi këtë duhet ta bënte në 2019, kur ju ndaluar viza. Sot i duhet të kalojë ylberin, pasi Non Gratën e ka marrë jo për ndonjë “ves minor” por për tre çështje që janë thjesht krime penale!/Tema

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?