Dy prokuroret e kërcënuara, Artan Tafani dhe Laert Haxhiu

Ylli Pata: Kush i kërcënon prokurorët në Shqipëri?!

2 Tetor 2023, 19:42| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 19:44

  • Share

Mafia siçiliane Cosa Nostra, është më famëkeqja për vrasjen e prokurorëve. Kulmi arriti me dy atentatet e tmerrshme në Capacci e Via D’Amelio në vitin 1992, kur u masakruan dy simbolet e luftës ndaj mafias: Giovani Falcone dhe Paolo Borsellino.

Por ata nuk ishin të parët, as nuk ishin të vetmit që janë masakruar nga killerët famëkeqë të klanit të Corleone-s.

Të cilët masakruan në një aksion zinxhir, në një kohë të afërt, shefin e Falcones, kreun e parë të Pool Antimafia të prokurorisë së Palermos, Roco Cinicci, i cili u hodh në erë me një makinë plot me tritol e vendosur poshtë shtëpisë së tij. Pikërisht kur Cinicci nisi hetimet për paratë e njerëzve të Corleone-s.

Ata vranë Guvernatorin e rajonit të Siçilisë, Piersanti Matarella, përkatësisht vëllanë e Presidentit aktual të Italisë, i cili anuloi të gjithë lejet e ndërtimit të mafiozëve në Palermo. Ata vranë deputetin e Partisë Komuniste të zgjedhur në Siçili, Pio La Torre, i cili ishte ai që propozoi ligjin e famshëm “41 bis”, i cili parashikon izolimin e pjesëtarëve të mafies në burgje të veçantë. Ata vranë shefin e skuadrës operacionale të policisë së Palermos, Boris Giuliano, i cili drejtonte hetimet në terren që kishte nisur Falcone e Borselino.

Totto Riina, i cili urdhëtoi të gjitha këto vrasje, i bëri pasi donte të kondiciononte marrëdhënien që kishte me një pjesë të rëndësishëm të politikës dhe shtetit Italian, për të mos u prekur, për të mos u hetuar apo zbuluar e konfiskuar pasuritë e tyre.

Ata vranë gazetarin e rëndësishëm të Giornale di Sicilia, përkatësisht kreun e kronikës, Mario Francese, pikërisht kur zbuloi se pas disa kantiereve të prodhimit të inerteve dhe betonit qëndronte Totto Riina.

Por Cosa Nostra nuk është e vetmja që ka vrarë prokurorë e njerëz të shtetit. Të tillë ka vrarë edhe Camorra më pak, por edhe Ndragheta’. Pabo Escobar në Kolumbi, vrau e masakroi politikanë, gazetarë, prokurorë e gjyqtarë, vetëm e vetëm për të shmangur ekstradimin në SHBA.

Në të gjitha rastet, është arritur në përfundimet se këto ngjarje të tmerrshme janë kryer natyrisht për të ndaluar hetimet e frikësuar të tjerët, por pasi kanë pasur një aleancë të fortë me pjesë të rëndësishme të shtetit.

Në Shqipëri, për 30 vjet, kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që kanë pasur në duar lëndë të rëndësishme i kanë ardhur nga kupola e shtetit.

Vdekja misterioze e prokurorit Xhevat Hana, i cili hetoi vrasjen e Remzi Hoxhës, vijon të ushqejë dyshime, pasi lënda e tij shkonte shumë lart në kupolën e pushtetit.

Në rastet e tjera, prokurorët që kanë pasur çështje të rëndësishme kanë pasur përgjithësisht një kundërshtar, një kërcënues dhe ky kërcënim ka qenë publik. Bëhet fjalë për Sali Berishën, i cili cilësoi “Lavire bulevardi”-Kryeprokuroren Ina Rama, pas hetimeve të saj ndaj Gardës së Republikës për vrasjet e 21 janarit 2011. Ishte Sali Berisha që kërcënoi publikisht Zamir Shtyllën, kreun e hetimit në prokurorinë e Përgjithshme, kur nisi hapja e dosjes së Gërdecit.

Kushdo e mban mend kur nisi diskutimi i reformës në drejtësi, kur u orkestruan fushatat e tmerrshme ndaj dy mbrojtësve më të rëndësishëm të saj: Ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu dhe ambasadores së BE, Romana Vlahutin.

Sulmi ndaj tyre ishte jo vetëm i ashpër, por edhe me gjuhë e metoda nga më të ulëtat e banalet. E gjitha bëhej vetëm me një qëllim; për të ndaluar, frenuar bllokuar sa më shumë krijimin e Prokurorisë Speciale Kundër Krimit dhe Korrupsionit, e nëse krijohej, për ta tulatur atë, me anë të sulmit ndaj themeluesve realë të prokurorisë antikorrupsion.

E gjitha është kryer nga një plan i fuqishëm, i superfinancuar dhe nga një klan i gjerë zyrtarësh politikanësh e njerëzve mediatikë, me qëllimin e vetëm: larg duart nga pasuritë, dosjet, apo hetimeve ndaj “Peshkaqenëve të Korrupsionit” për të cilat fliste shpesh Donald Lu. i cili gjithashtu përdorte fabulën e “Të parekshmëve”, përkatësisht atyre që kanë mbetur të pandëshkuar nga drejtësia, sepse e kanë penguar, kërcënuar e dhunuar prokurorë e gjykatës.

Kush i thotë tani SPAK-ut-Skapi? Kush i cilëson prokurorët si miq e ortakë të ministrave apo pushtetarëve të mazhorancës?

Edhe Totto Riina të ishte në Shqipëri, nuk do të kishte nevojë të kërcënonte prokurorë apo gjyqtarë, pasi punën e tij e kryente dikush tjetër disa herë më i fuqishëm e më me influencë se ai…

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 03/10/2023 09:10

    Besoj se ti si nje ish oficer i policise gjyqesore nuk eshte se je real por i je pershtatur shkrimit te Ylli Pates (qe vetem yll nuk eshte) qe fajin ne te gjithe artikujt e tij, qofshin keto dhe me ordineret do e lidhe me politiken dhe do sulmoje opoziten ne lidhje dhe me Meron.Si mund ta spjegosh ndryshe qe ky "gazetar" nuk ja ve psh. fajin te gjithe atyre ministrave,ishministrave dhe kuadrove te rilindjes qe keta prokurore po denojne !?

    Përgjigju
  • një ish Oficer Policisë Gjyqsore: 02/10/2023 22:21

    Kush i kërcënon prokurorët në Shqipëri?! Jo vetëm Prokurorët, por dhe Gjykatësit dhe Avokatët në Shqipëri i kërcënojnë çdo ditë Sali Berisha dhe Ilir Metaj. Nëse nuk e kuptoni akoma, vazhdoni ëndërroni që këta kriminelët që po kapen dhe disa po bëhen pentito/bashkëpuntorë me Drejtësinë, janë pa lidhje me dyshen Berisha+Metaj. Shumë shpejt do dalin emrat e disa personave shumë-shumë të besuar pranë Berishës dhe Metës, që nën urdhrat e Shefave suprem Berisha dhe Metaj çfarë nuk kanë bërë prej dekadash dhe vazhdojnë dhe sot. Berisha dhe Metaj kanë disa njerëz të besuar brenda BKH dhe SPAK, që i kanë njoftuar se ndaj Berishës dhe familjes si dhe Metës dhe gruas (kushurinjë+fis e farefis+shokë të ngushtë+të besuar në Parti), tashmë ka Dosje voluminoze që po bëhen gati për dalje në Media dhe Gjykatë.

    Përgjigju
  • Maksi: 02/10/2023 20:10

    Ne Shqiperi Toto ne Durres mbiemerquhet 'Hasanbellinve'! Zgjedh akulloret e bashkise dhe kryeministrin e Shqiperise. Vret e djeg nga i do qefi, edhe bomba po deshe per cimento e beton. Per keta e kishe fjalen zotrote...apo per polic-vrasesit 'deputetin' Frrok!

    Përgjigju
    • Maksim: 02/10/2023 22:44

      Do i vije rradha dhe Lazes! Cdo fillim e ka nje fund. Deri me sot askush nuk guxon t'ja permende emrin edhe perse ai strehonte ate qe hodhi ne ere gjyqtarin Konomi dhe qe mbeti i vrare ne prite tek plepat. Kur te hapet kjo dosje si duhet atehere do e shohesh Lazen megjithe cfare ka nga pas. Tani eshte ortak me Mediun si perfaqesues i Ilir Metes dhe kur te shkojne keta horra te politikes ne burg Lazja megjithe gropat qe ka hapur te Florida do fillojne te tronditen. Por Lazja nuk ka kellqe te kercenoje nje prokuror te SPAK se e di mire cfare e pret.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?