Shkolla “Fan Noli” është një shkollë 9 -vjeçare në qendër të Tiranës, ku ka mjaft pjesë të komunitetit të 5 majit. Pra me fjalë të tjera Fan Noli nuk është Fan Noli i dikurshëm, pasi asnjë shkollë nuk është e dikurshme. Është një shkollë gjithsesi elitare.
Ndaj ka bërë përshtypje tragjedia e tmerrshme ku nxënësit e saj u therën mes vedit e lanë një të vdekur dhe të plagosur. Historitë e thikave dhe dorezave nuk janë të reja në shkollat e Tiranës, madje edhe para 1990, kur ai që e bënte nuk do pipëtinte më.
Ka një relacion zyrtar mes ministrisë së Brendshme dhe ministrisë së Arsimit në vit më parë kur ishte Taulant Balla në krye, sipas të cilit shkollat do të jenë në një farë mënyre “komisariate policie”. Dhe ashtu kanë qenë realisht për kohë, madje çdo mëngjes edhe policë bashkiakë ndiqnin trafikun. Por duket se me ndryshimin e gardës dikasteriale nuk është njësoj protokolli, i cili ligjërisht nga ministri i ri Ervin Hoxha nuk është kundërshtuar apo revokuar. Por policë në shkolla nuk ka pasur. Në të vërtetë jo vetëm në shkolla, policë nuk se ka pëërveç postblloqeve që janë si konferenca shtypi.
Tërheqja e policisë nga shkollat është e pakuptueshme, madje e pamendueshme.
Natyrisht që një ngjarje nuk përfaqëson fenomenin por është një lakmus i qartë, e sherre të tilla ndodhin çdo ditë para shkollave të qendrës së Tiranës. Policia nuk ja del dot t’i ndjekë të gjitha por ka mundësi që me anë të një strategjie, t’i tregojë gangsterave të vegjël që është prezent në terren. Që tu fusë frikën. Pra për ngjarjen e Fan Nolit e ka fajin policia, ndaj ministri duhet të dalë të flasë për ngjarjen!/ Tema