Deklaratat e Sali Berishës gjoja në mbështetje të situatës njerëzore të Erion Veliajt, nuk i kanë besuar askush në selinë bli, opozitë, apo edhe në politikën shqiptare.
Po përse atëherë kreu i PD-së, pasi 12 vjet që e quan “Lali Plehu” për arsye se Veliaj, së bashku me Taulant Ballën është i vetmi që i ka qëndruar përballë doktorit, plus e ka mundur politikisht, hodhi deklarata në dukje “humane”.
Të cilat kur i thotë Berisha, gjithmonë merren si sinjale politike, pasi siç dihet ndaj kundërshtarëve ai ka përdorur jo thjeshte degradimin si gjuhë, por ka kaluar çdo vijë të kuqe në lidhje me pjesëtarët e familjes. Mbahet mend deklarata e tmerrshme në Parlament për të shoqen e Erion Veliajn, deklaratë e cila shpërndahet edhe sot në rrjete sociale nga grupe internet të lidhur me Berishën.
Qëndrimi i Berishës për Veliajn, për të kontestuar sjelljen e SPAK dhe administratës së burgjeve, ishte një hile e menduar mirë, pasi e konsideroi njeriun më të votuar nominalisht nga mazhoranca pas Edi Ramës, si “delikuent ordiner”. Një deklaratë e dhënë nga një i pendehur në process, i cili e konsideron veten si i “burgosur politik” ndaj një rivali që ka një problem me drejtësinë, thjeshte tregon standardin e sjelljes së Berishës, i cili ka një matës ndryshe të asaj që e quan fajësi.
Por kjo është vëtëm njëri aspekt, logjika politike është më dinake se kaq.
Në opinion, Veliaj është nën breshërinë e përditshme të qarqeve mediatike pranë Sali Berishës, që sipas një skeme të caktuar të segmenteve në aleancë me të edhe në institucione të drejtësisë, përhapin një narrativë të caktuar, që nuk ka lidhje fare me çështjet penale. Është një narrativë politike me një qitje të largët. Kjo narrativë, ka një shtrat të gjerë politik, i cili është shumë naiv, madje më naiv se të ashuquajturit “lepurushë të re të politikës”.
Të cilët tentuan që të zënë vakumin e krijuar nga Berisha, duke u sjellë si kopja, ndërkohë që origjinali është në lojë.
Megjithatë, sinjali i Berishës është politik, pasi ai i druhet një avancimit të një beteja në Tiranë. Erin Veliajn ai nuk e ka përballë, e janë në kushte të pabarabarta, pasi edhe pse doktori është i pandehur, është në liri dhe flet përditë në konferenca për shtyp.
Gjithsesi Berisha ka shansin më të mirë sot, që një nga kundërshtarët që e ka sulmuar dhe ka hedhur deri edhe Molotov në derën e bashkisë, nuk e ka në zyrë. Por dje, nuk e avancoi kërkesën për shkarkim, pasi në realitet Berisha i trembet një beteja politike në kryebashkiakun. i cili edhe pse është dendur me 30 kile raki, ka shumë gjasa që të jetë i gatshëm për ta nisur. Dhe mund të jetë beteja e vjeshtës…
Komente
