Sali Berisha

Opinion

Ylli Pata: Mesazhet e fshehura të Berishës me 'Foltoren në SHBA'

29 Nëntor 2021, 12:05| Përditesimi: 29 Nëntor 2021, 12:07

  • Share

Pas shpalljes së Sali Berishës se do të zhvillojë një foltore në SHBA, konkretisht në një nga hotelet luksoze të New Yersey-t, ka pasur mjaft variacione mbi temën nga mbështetësit e tij në rrjete e media.

Në shpallje theksohet se thirren në këtë foltore demokratët e shteteve fqinje përveç New Yersey-t: New York, Pennsylvania, Connecticut etj.

Mbështetësit e Berishës, kanë përcjellë si me “ironi” mesazhin se “doktori çau rrethimin” “do shkojë në Amerikë” e të tjera si këto.

Mirëpo vetëm logjika e zhvillimit të një “Foltore” të tillë tregon realisht të gjithë shkakun dhe qëllimin përse u përdor ky instrument nga Sali Berisha, që prej përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Sali Berisha, nuk se ka pasur një ide, një projekt, një propozim, apo edhe një grup njerëzish për ta prezantuar si një fytyrë e re e partisë që ka udhëhequr për 30 vjet.

Pasi përndryshe, do ta bënte të gjithë këtë aksion, kur Partia Demokratike e zhvilloi procesin e zgjedhjeve të brendshme, kur u votua për kryetarin e PD-së në qershor, apo në Kuvendin ku u zgjodhën strukturat në korrik.

As në Foltoret e PD-së, që në fillim u tha se janë një xhiro në 12 qarqet për të dialoguer me strukturat e partisë, e tani po bëhet edhe në qytete të vogla, nuk ka dalë asnjë projekt për PD-në e re, përveç largimit të Lulzim Bashës.

Për të cilin Berisha u bind se nuk bënte, vetëm kur mori vendimin për ta larguar nga grupi parlamentar i PD-së, ndërkohë pak më parë se ky vendim e ngrinte në qiell.

Në të gjitha foltoret, ka folur vetëm Sali Berisha, e kush ka ndërhyrë nga vendi thjesht ka thënë frazat: “Gati të marrim armët kur të na thuash, je i madh, legjendë e gjëra të tilla”.

Megjithatë, mund të krijohet një hipotezë, edhe se Berisha ka dashur të bëjë një testim më direkt se si ndihet kimia e bazës së Partisë Demokratike me të, pas vendimit të ndëshkimit që i erdhi nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkaq, Foltorja e New Yersey-t, është një rast edhe më shumë për të provuar argumentin se “Foltorja” si mjet mediatik i Berishës, nuk ka fare lidhje me Partinë Demokratike.

Sot ish-kreu i PD-së, nëse do të niste një betejë reale brenda PD-së, ka shumë mundësi që të arrinte të bënte për vete mjaft struktura degësh, kryetarë të degëve, emra të njohur të partisë në qeverisjen e saj në vite, e me këtë “arsenal” mund të ndeshej me Lulzim Bashën në betejën finale për të rikontrolluar Partinë Demokratike.

Por, kjo nuk ka ndodhur ende; e situata është ende e paqartë se si është raporti i forcave brenda PD-së në këtë përplasje. Sidomos tani kur dhe dolën fakte mbi trukimin e mbledhjes së firmave për Kuvendin e PD.

Ndërkaq, Foltorja e SHBA, është prova më e rëndësishme se e gjithë kjo zallamahi është fiks ajo që e ka bërë të ditur edhe Lulzim Basha, një “organizim politik kundër SHBA-së”.

Njerëz pranë Berishës, përpara foltores së SHBA, kanë rritur dozën e konspiracionit, sipas të cilit Berisha është shpallur non grata, vetëm pasi ky i fundit ka akuzuar George Sorosin, e kanë publikuar një fjalim të tijin në çadrën e 2017, ku Berisha kërkon që Sorosi të shpallet Non Grata.

E ka shumë gjasa që edhe më 5 dhjetor, në lidhjen Skype me Hotelin e New Yersey, Berisha të sulmojë sërish Sorosin ashpër.

E gjithë kjo retorikë, nuk ka fare ndikim as në raportin që Berisha ka sot me qeverinë e SHBA-së, si njeri nën saknsione të rrepta, por as nuk e ndihmon Partinë Demokratike në rrugën e saj drejt suksesit të saj politik.

E gjithë kjo retorikë mund të mbajë gjallë një teatër mediatik për një kohë, që krijon një atmosferë e audiencë, por realisht e politikisht është një humbje kohe e madhe dhe shpërdorim i tmerrshëm i saj.

Siç në fakt ka ndodhur me ne në 30 vitet pas rrëzimit të komunizmit. SHBA është një vend politik i lirë, ku kushdo mund të flasë, të shajë qeverinë, madje me fjalët më të rënda, e natyrisht nuk ka asnjë pasojë.

Ajo që ka rëndësi, është nëse këto sharësit ndikohen për tu kthyer në instrument politik, siç realisht ndikoi Donald Trumpi që të gjithë grupet apo qarqet ekstreme e të margjinalizuara të shoqërisë i kanalizoi që të votonin për të; si në vitin 2016 apo edhe në 2020-n.

Po demokratët e New Yersey-t, New York-ut, Connectikatit, çfarë do të bëjnë? Maksimumi do të votojnë për republikanët, gjë që e bëjnë gjithmonë. Shumica e përkrahësve të Sali Berishës, jo vetëm janë republikanë të thekur, por edhe trumpistë të vendosur.

Por edhe pse të tillë, vota e tyre nuk ka shumë peshë në këto shtete, pasi prej vitesh tashmë, në zgjedhjet presidenciale këto votojnë demokratët.

Në zgjedhjet e fundit, Richard Grenell, luajti të gjithë gurët me komunitetet shqiptare e ato serbe në Michigan e Wiskonsin-i, që ishin shtete të lëkundura e nuk ja doli.

Pra e gjithë kjo lëvizje nuk ka asnjë lidhje politike, as me PD-në e as me ndonjë gjë tjetër. Është “çështje dinjiteti”? Siç thotë Berisha? Po përse atëherë nuk e kërkon këtë në gjykatat e SHBA ose të Shqipërisë. E të presë në qetësi verdiktin, deri ditën kur gjyqtari të godasë çekiçin?!/ Gazeta "Tema" 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 29/11/2021 15:20

    O gim o hajdari im pra njerzit që shkruajn kundra kriminelit hajdut psikopat mal9kut salhe jan të pir e ti esëll o gim hajdari.

    Përgjigju
  • Gimi: 29/11/2021 12:19

    Pas 2 gotave, shkruan mire, tek e treta i rrotullohet pak boshti, tek e katerta, ai nuk logjikon me por vetem lidh ca fjale. Tek e pesta, kthehet permbys dhe pas 7-8 ditesh kujtohet qe po shkruante dicka. Nese doni ta shpetoni Yllin, mos e lejoni te pije. Ose largojeni nga puna sepse vetem ashtu pushin pijen. Keshtu i ka ndodhur ne cdo vend pune. Sa fillon pune, fillon e pi. Lere me pastaj qe nje tip analisti gote, ta lexojme se cfare mendon ai per Berishen. Shpetojeni Yllin nga pija, kjo eshte ceshtja.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?