Mosbindje civile

Ylli Pata: Misteri i shfryrjes së 'Mosbindjes Civile'

7 Nëntor, 18:03| Përditesimi: 7 Nëntor, 18:05

  • Share

Sali Berisha, pas Ilir Metës avancoi një strategji radikale, për të mos thënë kamikaze veprimi të repartit të tij politik, duke përmendur 77 mënyra.

Natyrisht që ato nuk se i kishte planfikuar, por në mend kishte si gjithmonë një logjikë shantazhi e presioni kryesisht ndaj amerikanëve, në logjikën e një teoreme të vjetër që Ilir Meta e ka shpjeguar mirë: i bie më të fortit.

Por kur nuk i bie i thua: Nuk e di çfarë do të bëj. Me logjikën e një shantazhi që gërsheton frikën për trazira në Shqiëri, por edhe në Kosovë e rajon. Një skenar i njohur megjithatë prej vitesh e vitesh.

Por e gjitha kjo ra u squll pikërisht kur u mësua se në SHBA ka fituar Donald Trump, e si pa zë u harrua kërcënimi për 77 nuancat e tmerrit që mund të shkaktonte Doktori dhe hejzbullahët e tij.

E gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse një përvojë e provuar. Kur në vitin 2017, Sali Berisha, së bashku me Ilir Metën përgatitën çadrën në bulevard për të bllokuar avancimin e reformës në drejtësi, në një kohë kur Moska po bënte lojë luftrash në Shkup, në Tiranë, erdhi një diplomat i administratës së Donald Trump, Brian Yee, i cili i tha vetëm një frazë Sali Berishës. Që e bëri të tërhiqej. Këtë e ka përmendur vetë Berisha në një intervistë vite më parë, kur ka thënë se kishte “argumente të forta”.

Por ç’ndodhi më tej? Ndodhi ajo që po përgatitej nga Berisha, si djegia e mandateve e krijimi i një situate tjetër destabiliteti. Administrata Trump në fund të vitit 2018, pikërisht pas shpalljes non grata të Adriatik Llallës, i heq Sali Berishës dhe familjes së tij vizën për të udhëtuar në SHBA. Këtu, Doktori, si gjithmonë reaktiv, reagon ashpër, e kundërshton shumë ashpër një marrëveshje që nisi të negocohet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që po e përgatiste jo thjesht administrate Trump, por njerëzit më të fërt pranë tij.

E bën së pari duke fryrë Ramush Haradinajn se do ta ndihmojë të fitojë zgjedhjet e të ribëhet parti e parë, së paku e dytë me një koalicion me Albin Kurtin. Jemi në vitin 2019, kur ende kryeministër ishte Ramushi.

Ndërkohë dy vitet e tjera bëhet një zëdhënës i një fushate që në të vërtetë ishte më shumë teori konspirative që flitej për ndarjen e Kosovës. E cila nuk kishte vetëm Berishën si aktor, por shumë personazhe të tjerë.

Doktori, sipas të gjitha gjasave e bëri këtë lojë, për të shtyrë një shantazh se mund të impresionojë Uashingtonin se ai e trazon Ballkanin. Një parodi që dikur, një i dërguar i DASH thjesht sa e kishte pompuar pas 21 janarit 2011. Bërë kjo, ishte administrate Trump që i qepi dosjen e non grata-s, të cilin Antony Blinken, i cili ka qenë pjesë e DASH edhe gjatë administratës Trump, vetëm e firmosi.

Ishte pikërisht kjo mënyrë e fortë e amerikanëve ndaj Berishës, të cilët e kishin toleruar shpesh, madje edhe kthyer në pushtet pasi e kishin përmbysur siç bënë në 2005-n, që e ka trembur doktorin se ka edhe më keq. Por kush është më e keqja? Amerikanët e dinë, e tani që erdhi Trump, së paku presionin nuk e ha, se është negociator i ardhur nga biznesi. E provoi në 2019-2021./ Tema

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?