Policia në protestën e 7 tetorit

Ylli Pata: Molotovët, alfabeti mors që Sali Berisha flet me përtej oqeanin

8 Tetor, 19:56| Përditesimi: 8 Tetor, 19:59

  • Share

Kryengritja e 14 shtatorit 1998, ku njerëz të PD-së, me të gjitha armët e këmbësorisë sulmuan kryeministrinë, parlamentin e RTSH-në, edhe pse e çmendur, nuk ishte thjesht një lëvizje kamikaze e Sali Berishës.

Pasi, siç dihet, të gjithë organizatat që përdorin dhunën sim jet komunikimi, kanë planet e tyre në suazën e kësaj gjuhe. Që nga marrja peng te atentatet, eksplozivët në shtylla tensioni, apo desinformacioni si mjet më i fuqishëm për të krijuar një realitet paralel.

Sali Berisha, e dinte se amerikanët do ta marrin në telefon e do t’i thonin tërhiqu, natyrisht jo direkt, pasi prej kohësh nuk kishte asnjë komunikim me ta. Amerikanët, pra, siç sot i kërkojnë palëve në konfliktin në Lindje të Mesme një armëpushim, do t’i kërkonin edhe Sali Berishës.

E në fakt ndodhi. Sali Berisha, më 14 shtator, pasi njerëzit e tij kishin pushtuar Radiotelevizionin Shqiptar, e po bënin plaçkë kush ishte më i zgjuar, kërkoi Bujar Muharremin, një gazetar i njohur i redaksisë së jashtme me të cilin kishin miqësi, që ta intervistonte. Në atë intervistë, Berisha u bëri thirrje njerëzve të tij që të largoheshin nga institucionet, ndërkohë që nisën negociatat e nëndheshme për amnistinë.

Të cilën e morën thuajse të gjithë ata që me armë në dorë institucionet, dikush u bë deputet, dikush drejtor policie, e dikush hyri në kupolën e shtetit.

Gazetari që i mori intervistën, si sinjal i një komunikimi me amerikanët, Bujar Muharremi pra, u emërua nga Sali Berisha ambasador në Kosovë, sapo mori pushtetin në 2005. Por më pas e largoi menjëherë, duke ndaluar çdo komunikim. i prekur në sedër, Bujari filloi të flasë në media nga pak për ato problemet që kishte parë. S’kaloi shumë dhe pësoi një atak kardiak që i mori jetën. E çuditshme për të gjithë ata që e kishin njohur, duke pasur parasysh jetën pa abuzime dhe spartane të tij. Nejse këto janë detaje që thjesht e pasurojnë kontekstin.

Por më 21 janar 2011, dy ditë pasi trupa të gardës vranë 4 protestues në bulevard, Sali Berisha nisi sërish një seri kërcënimesh që nga vrasja e Edi Ramës, deri e 300 tjerëve, madje edhe thirri një antimiting të grupeve të tij për ta ërplasur në shesh me ata të opozitës. Ambasadori amerikan, Alexandër Arvizu i shkoi në zyrë për të negocuar. Berisha tha që tërhqem nga mitingu, e Arvizu e llastoi direkt: “Je burrë shteti”!

Një frazë që një vëzhgues normal i politikës, nuk e gjente si aliene. Në 2008-n, pak ditë pas katastrofës së Gërdecit, një tjetër ambaaador amerikan, John Withers, e kishte përdorur atë frazë ndaj Edi Ramës, liderit të opozitës, i cili dha OK për konsensusin e opozitës për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Pra në thelb, aktet e fota kryhen nga formacione politike, apo organizata terroriste për të komunikuar me fuqitë relevante. Hamasi, Hezbullah, Huthit, janë mekanizma të Iranit, e me aktet e tyre, që ktuhen me paratë dhe mjetet e Teheranit, komunikojnë me akte të tmerrshme për tu bërë faktor. Pasi në një situatë normale, nuk do të bëheshin kurrë. Zgjedhjet dhe demokracia si proces i komplikuar janë një makinacion i pasigurtë.

Sali Berisha, ka përdorur paramilitarët sa herë që politikisht ka qenë i dobët. Në vitin 1991, rrëzoi qeverinë e përbashkët të Stabilitetit, pasi pa që Gramoz Pashko po bëhej njeriu më me fuqi politike në opozitë. Krijoi terror e trazira për ta shkatërruar kompromisin, duke likuiduar edhe Neritan Cekën si “njeriu që doli nga banja e Ramiz Alisë”. Siç sot shikojmë siç quhen liderët arabë si prosionistë.

Edhe me molotovët e mbrëmshëm Sali Berisha kërkonte një kontakt me ata fuqi relevante që kanë përgatitur të gjithë dosjen e të pabërave për 30 vjet. Duke kërcënuar që nuk do të djegë vetëm kryeministrinë e bashkinë, por edhe ministrinë e Brendshme madje edhe Partinë Socialiste.

Sinjali i parë i erdhi, por jo si më 14 shtator 1998, nga një negociator që i tha tërhiqu. Një politikan shumë i rëndësishëm i CDU-së, Gunther Krichbaum, i cili harton raportet për Shqipërinë në Gjermani dhe BE, i kujtoi burgun në mënyrën më literale të mundshme. Pra Molotovi nuk piu ujë. A do të përdoren armët bërthamore?! Kjo është temë për Rrethin katror pastaj…

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?