Adratik Lapaj, Arlind Qori dhe Endri Shabani

Opinion

Ylli Pata: Morsa e ekstremeve që po shtyp elektoratin gri

22 Gusht, 19:13| Përditesimi: 22 Gusht, 19:17

  • Share

Në zgjedhjet e 11 majit, pati një përfundim elektoral që vlerësoi si inerci dy grupimet e mëdha terminale politike në vend.

Duke i dhënë më fuqi parlamentare Partisë Socialiste të Edi Ramës, edhe pse me numër votash është në nivelin e përgjithshëm historik, ndërkohë i dha Sali Berishës e PD-së së tij, një numër votash që realisht nuk i ka me vete si pëlqim, por si përfaqësues i madh i votës së madhe anti PS e anti-qveritar në Shqipëri.

Në fakt ky realitet nuk është vetëm fenomen shqiptar, por ka vite që po i jep tonin politikës botërore kryesisht në SHBA dhe Europë, që kur doli në skenë Donald Trump dhe Maga e tij. Fenomen që nxiti valangën e lëvizjeve populiste dhe ekstreme në Europën Perëndimore, atë Qendrore dhe Lindore.

Këto lëvizje nuk janë gjithmonë në një krah, përkatësisht nuk janë vetëm të djathte ekstreme si Marie le Pen në Francë, Viktor Orban në Hungari, apo AFD-ja në Gjermani, apo konservatorët populistë në Poloni. Populistë ekstremë janë edhe të majtët e 5 Yjeve në Itali, të majtët e Robert Ficos në Sllovaki.

Kjo lëvizje që është nxitur nga uragani MAGA ka dhënë një drejtim realsionar në politikë. Ku forcat fanatike dhe përgjithësisht ekstreme në qëndrime, krijojnë një atmosferë acide për çdo qëndrim apo lëvizje të moderuar që noton drejt qendrës.

Në Shqipëri, ka pasur një elektorat gri, i cili edhe pse nuk është organizuar asnjëherë fuqishëm në politikë, ka pasur peshën e tij në çdo zgjedhje. Madje duhet thënë se në raste të ndryshme ka qenë determinant në përcaktimin e qeverisjes në nivel qëndror apo lokal.

Viti 2021, përkatësisht zgjedhjet parlamentare të atij viti ishin një përplasje titanësh mes dy grupimeve të mëdha në vend, që çoi edhe në një lloj përçarje të popullit të moderuar.

Referuar 11 majit, mund të thuhet se vota e 2021 tregon një lodhje të reformistëve të moderuar, që nuk kanë pranuar të bëhen pjesë e një loje përplasjeje që nuk i shkon për shtat.

Siç kemi parë në fushatën e 11 majit, edhe opozita e re, tentoi të çajë rrugën jo me qëndrime të moderuara politike, por duke u hequr në “katolik se papa”, përkatësisht duke u shitur më puritan se qëndrestarët. Avancimi i së majtës së re të Arlind Qorit, është një konfirmim i avancimit të logjikës fanatike politike. Qori është një politikan i qetë, por që në platformën e tij qëndron në një kënd të qartë ideologjik. Që urren të pasurit, por dhe “bashkëpunëtorët” e tyre në politikë.

Kjo situatë, ka sjellë një fenomen ku Edi Rama, i cili ndodhet në një pozicion komod në mandatin e katërt, ka marrë përsipër që të integrojë në pushtetin e tij, pjesë gri të elektoratit që ka votuar kundër për disa legjislatura.

Një manovër nga lart, për ta konsideruar veten një lojtar i moderuar drejt qendrës. Gjë që politikisht Edi Rama është në aksionin e tij politik, por që elektoratin që e ka votuar më 11 maj, e ka një ansambël kompakt socialistësh që nuk kërkon rikthimin e Sali Berishës.

I cili nga ana e tij, synon ta përdorë si një aksion personal 500 mijë votëshin e 11 majit, kur në fakt ai votim është një inerci e qartë politike. Ku siç po shikohet edhe sot, mjaft nga votuesit e PD-së, e kanë dhënë besimin e tyre, si një qëndrim nën armë, si një aksion activist e militant për të treguar se janë përballë Edi Ramës.

Disa vite më parë, përkatësisht gati një dekadë, qendra politike apo elektorati gri ishte një fuqi potenciale jo vetëm elektorale, por dhe sociale e civile në debatin public, i cili sot është kthyer në një batare transhesh në çdo panel, ku çdokush që synon të tregojë se është i moderuar, ose do të sulmohet si tradhëtar, ose si jo relevant. Sepse, morsa politike e ekstremeve po e shtyp qendrën.

Kjo po vihet re edhe në Europë, përshembull në Itali, ku Meloni, e cila është liderja e padiskutueshme e së djathtës dhe lobit industrial në vend, nuk lejon element të moderuar brenda aleancës së saj, pasi këtë pozicion kërkon ta mbajë vetë.

Majtas, kreu i Partisë Demokratike Ely Shclein, gjithashtu i përket të majtës ideologjike, e synon të tregojë veten si shefja e koalicionit që është gati të bëjë aleancë me të moderuarit, pa i dhënë rolin primar.

Para disa vitesh, në krye të së majtës italiane ishin personazhet të qendrës si Romano Prodi, Matreo Renzi, apo Enrico Letta. Sot këta modele politikanësh konsiderohen si të largët, çka po pengon të majtën që të çajë në qendër. Sepse ekstremet duan të kenë prevalencën./Tema 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?