Komunikimi i njerëzve të afërt të Sali Berishës për çështjen e Non Gratës këto ditë, është sa patetik, aq edhe nivel i ulët logjike e dialektike.
Pasi po bëhet fjalë sikur kemi të bëjmë me vendime të ish-komunave të Mamurrësit apo Bushatit, me të cilat doktori ka thënë vite me parë se mund të rrëzojë qeverinë.
Por sot, edhe Mamurrasi edhe Bushati kanë votuar kundër tij. Gjithsesi, retorika e trajtimit të vendimit të bazuar në ligjin federal amerikan 7031/C si një qarkore pilafi është më shumë se fyerje inteligjence për demokratët vetë e më pas për elektoratin shqiptar.
Vendimet e tre sekretarëve të Shtetit për shpalljen Non Grata; dy republikanë: Rex Tillerson e Mike Pompeo, si dhe Antony Blinken, natyrisht që janë politike, pasi nuk janë marrë nga një nga gjykatë, por nga një qeveri. Që siç e thotë shpesh avokat Ngjela përfaqësojnë qëndrimin e politikës së lartë amerikanet ndaj korrupsionit në Shqipëri.
Vendimi për Sali Berishën, i cili jo vetëm ka qenë një shtetar i lartë i Shqiprisë, por edhe një partner i afrt i SHBA, që së paku ka hyrë dy herë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, nuk ka qenë i lehtë. Nuk është aspak rastësi që ndëshkimi për Berishën, erdhi pas tre vendimeve për Adriatik Llallën, i cili ishte në flagrancë e nuk ka lidhje me politikën, e më pas ndëshkimin e dy zyrtarëve socialistë. Tom Doshin e Vangjush Dakos. Të cilët nuk e kanë fare rekordin e pandeshkueshmërisë së Sali Berishës, por u pa ë kjo rrugë u zgjodh nga SHBA, për ta prezantuar sanksionin ndaj Berishs dhe familjes së tij, jo si një njëanshmëri, por si një aksion gjithëpërfshirës.
Doshi dhe Dako, ishin dukshëm një rrugë politike për të mbërritur tek doktori, edhe pse faktet janë brenda, që gjithsesi nuk e kanë rëndesën e dosjerëve të frikshëm alla Berisha.
Tani, nëse marrim për bazë deklaratat tallava të Palokës, Balliut Junior e kompani që Non Grata ka rënë, atëherë këtu kemi të bëjmë me një efekt domino masiv, ku mund të reabilitohen të gjithë zyrtarët socialist të ndëshkuar, thënë të vërtetën, me insistimin e Lulzim Bashës. Insistim që diplomatët e lartë amerikanë e kanë marrë për bazë.
Është kejt normale që të ndodhë kjo nëse siç thotë Paloka e Balliu ka rënë Non Grata e Berishës se e ka vendosur Sorosi. Po për Tom Doshin e Vangjush Dakon, kush e mori? Natyrisht që është një skenar fantazmagorik alla Çufo dhe Bubi Kaçurrel, po le ta quajmë se ndodh. Atëherë rikthehemi tek rënia e të gjithë akuzave që kjo opozitë e Sali Berishës ka bërë ndaj mazhorancës për t gjithë kohën kur është në pushtet.
E ku kthehemi ne? Në 2009 fare, pasi në 2013, doktori dha dorëheqjen e tha se i ka lënë shëndenë politikës. Ka shumë gjasa që si efekt domino të kthehen të gjithë ata që një Non Grata tjetër si Tik Llalla i largoi nga politika si Rroshi i Kavajës apo edhe të tjerët. Sepse kështu i bie, pavarësisht se narracioni infantil i doktorofilëve mendon se u drejtohet foshnjave politikë, që gjithsesi janë më të zgjuar se ata…/TemA
Komente
