Opinion

Ylli Pata: Nga Asocacioni i 'Vorio Epirit', të 'Republika e Veriut', pse 'Veriu blu' është i pasaktë?

14 Maj, 21:07| Përditesimi: 14 Maj, 21:12

  • Share

Harta e nxjerrë nga një personazh reality show që ishte në listën e PD-së, është dizenjuar nga një punëtor grafik i makinës së propagandës së familjes Berisha prej vitesh. Por këtë radhë ja dha të drejtën e autorit një personi që polemikën e egër e ka bukë e djathë.

Ajo hartë ishte në thelb një pasaktësi, duke shtuar se kishte edhe inat, mllef dhe bullizëm jashtë masës së satirës. Ajo hartë e jepte qarkun Shkodër, Kukës dhe Lezhë me ngjyrën blu, ku kishin instaluar ca luftëtarë me huta, të kohës së Prek Calit.

Natyrisht që “ideollogu” fanatik i Saliut, që ka punuar dikur si grafist i realizmit socialist, por që më pas ju fut me mish e me shpirtë demokracisë, nuk kishte hapur fare të dhënat e votave.

Këlmendi, Komuna e Prek Calit, ka votuar për Partinë Socialiste. Gjë që në fakt ka ndodhur që në vitin 2017 e me radhë në zgjedhjet lokale e parlamentare.

Në bashkinë Malësi të Madhe, Partia Socialiste është 2 mijë vota në avantazh me PD-në, edhe pse PSD e Tom Doshit që merr vota të majta është aktor i fortë në zonë.

Avantazhi i madh i PD-së ndaj PS-së është vetëm në bashkinë Vau i Dejës, e cila përfshin Bushatin, Zadrimën dhe zonën e Komanit e Vig-Mnellës, po me një diferencë. Aty forcë e parë e padiskutushme është PSD e Tom Doshit. Që së paku nuk është në opozitë.

Në qarkun Kukës, difrenca e madhe prej dy mijë votash nga PD-ja te PS-ja është vetëm në Bashkinë Tropojë që është vendlindja e Sali Berishës, e ku këtë herë investimi i tij ishte i madh për të rikuperuar imazhin e tij në vendin e origjinës. Pasi në Kukës dhe në Has nuk se ka ndonjë diferencë të madhe.

Qarku Lezhë: Diferenca është vetëm një mijë vota PD-PS. Në bashkinë Lezhë, fitorja e PD-së është e pastër me mbi 1 mijë vota. Berisha ka fituar thellë nëse mund të quhet në Kurbin. Por në Laç, PS është parti e parë, Në Fushë-Kuqe, diferenca e PD është me 500 vota, ndërsa në Milot me 500 e në Mamurras me 700. Pra me fjalë të tjea PD ka ruajtur bastionet në Mamurras, Milot dhe Fushë-Kuqe. Dikur Sali Berisha thoshte që marr qeverinë vetëm me dekokratët e Mamurrasit dhe të Bushatit. Në Bushat, sipas rezultateve zyrtare, forcë e parë politike është PSD e Tom Doshit me diferencë mbi 100 vota nga PD-ja. PS është forcë e tretë.

Pra realiteti i hartës së vizatimeve të luftëtarëve të Prek Calit, që nip ka Tom Doshin e jo Sali Berishën, nuk ka lidhje realisht me PD-në dhe opozitën. Por natyrisht që kjo nuk është bërë në mënyrë spontane. 

Në zgjedhjet e 2023, Sali Berisha, edhe pse e dinte se po rrezikonte karrierën e ti politike, bëri një pakt pa asnjë logjikë politike me Fredi Belerin në Himarë, pakt i cili kishte një synim ekstrem krijimin e një “asocacioni helen” të tre komunave Himarë, Finiq, Dropull. Një lloj modeli të asocacionit të komunave serbe në veriun e Kosovës. Gjë që nuk u realizua.

Edi Rama udhëhoqi një betejë të fortë me një personazh shumë të rëndësishëm politik eurpian siç është Qirjako Micotaqis dhe e fitoi. Betejë, që Edi Rama, e kishte bërë në vitin 2009 me të motrën e Qirjakos, atehere minitre e Jashtme e Greqisë, që ishte edhe më e egër dhe më e rëndësishme për Athinën.

Bëhet fjalë për Paktin e Detit që firmosi Sali Beisha me Kostas Karamanlis. Të cilën, Edi Rama me firmën e tij e çoi në Gjykatën Kushtetuese, duke rrezikuar shumë karrierën e tij, por edhe hipotekuar lavdinë e tij.

E nëse Edi Rama sot ka marrë mandatin e katërt, një pjesë të madhe e ka nga përplasja parimore dhe e vendosur me qëllimet strategjike toksike ndaj Shqipërisë nga fqinjët. E këtë e kanë parë edhe aktorë të rëndësishëm rajonalë, pore dhe europianë, të cilët as nuk e patën problem të negoconin me Ramën. i cili siç e ka treguar realisht historiku i këtyre viteve e ka zanat.

Vota e Jugut, jo thjeshte Vlorës, por Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt që është demokrate e vjetër, emigrantëve të Greqisë kryesisht nga Jugu, e veçanërisht nga Korça e Kolonja, kanë pikërisht konotacionin jo militant por patriotik.

Edi Rama nuk arriti të paktën deri tani të marrë një numër prej 1 milionë votash, por ka marrë aq vota sa i kanë siguruar shumicën më të madhe e më të cilësuar, ku paktet, sidomos me fqinjët, nuk do të varen nga ata politikanë që kanë marrë medalje nga ato shtete, thjeshte që të mos ndodhte pakti./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Samiti europian, besoni se do forcojë rolin ndërkombëtar të Shqipërisë?