Gjin Gjoni

Ylli Pata: Nga Beleri, tek Gjin Gjoni

20 Mars, 18:38| Përditesimi: 20 Mars, 18:40

  • Share

Nuk është aspak rastësi që personazhe qesharakë ftohen në televizione kryesore në vend, për të treguar se janë alternativë të shkencëtarëve të vjetër të “komunizmit”. Kjo u pa edhe në duelin mes profesorit Xhevat Lloshit dhe Enkel Demit. Ku ky i fundit tha në një farë mënyrë se konsideronte më realë shkencëtarët e “rinj”, sesa arketipet e vjetra komuniste. Është fakt se 33 vjet pas rënies së komunizmit, alternativa e shkencëtarëve të shkollës së vjetër janë këta tipat që ofrojnë shkencë sipas midesë së delirit të tyre.

E gjitha kjo është një koncept kulturor, që për 33 vjet na u soll si klishe e së resë, që konteston Nolin, Migjenin, Çajupin, Agollin e Kadarenë, për t’i zëvendësuar me paçebërës, që sipas tyre janë poetë, e të mëdhenj fare. Por kur për 33 vjet këto paçe e pilafbërës nuk i lexoi njeri, po sillen ca të tjerë që gjejnë fjalë shqipe te Ja po ni-a apo To-Kjo e Ku-Vajti, De-lta e kosnpiratorë e agjitatorë alienësh që kanë ngatërruar marrëveshjen e Mukjes me këshillin e parësisë së Sionit.

Realisht kjo është ideologjia e re, që nuk ka lidhje me thelbin, nuk ka lidhje me shkencën, shkollën, por vetëm me një teatër, ku rëndësia nuk është çfarë themi, por çfarë fitojmë.

Në këtë mjedis, natyrisht nuk vret skandali i Gërdecit, ku iku për lesh jo një zonë administrative, por vdiqën 28 vetë e u plagosën 200, apo 21 janari ku u pushkatuan 4 njerëz krejtësisht të pafajshëm. Të cilët, ashtu si Migjeni e Noli konsiderohen “komunistë” apo “socialistë”. Sipas këtyre filozofëve që nuk patën guxim të bënin një analizë reale të diktaturës, dhunuesve dhe viktimave të saj, ata dijnë dhe e thonë pa teklif se të jesh “socialist”, pra anti-PD, ka sakrifica.

E ja ku jemi sot, në një kohë kur këto njerëz që sipas tyre duhet të kishin sakrifica, janë ata që mbajnë në këmbë një mazhorancë 10 vjeçare.

Një anomali në dukje, jo vetëm krahasuar me logjikën apo precedentin shqiptar, por edhe atë europian, ka difekt të rëndë. Ngase duhet të kishte një alternancë, një ndryshim pushteti, një alternativë që do t’i thoshtë socialistëve: jemi ne, bëni ju pushim.

Por nuk është ky rasti! Megjithatë, nuk se ka një problem të madh në “mendjet opozitare” që qeshin pafund në ekrane e ndërrojnë partitë si mbreti gratë. Sepse në fakt, ata që bëjnë këtë, nuk se i kërcet për opozitën. Por duket se ai që i kërcet apo ata që i “kërcasin” janë deputetët që duan rikandidimin. E këtu luhet i gjithë ky cirk që nuk ngjan me magjinë e dikurshme të Cirkut të Tiranës.

Sepse këta njerëz nuk bëjnë as numra shpejtësie, as ecje mbi tel, as numra ekuilibri, por sjellin Gjin Gjonin si kandidat për deputet në qarkun Lezhë.

Ky model nuk është gjë tjetër veçse mentaliteti i Sali Berishës dhe enturazhit të tij se si e e do opozitën. Berisha jo thjesht mendon që ai ka një histori të sukseskshme, por nuk pranon evolucionin, Kërkon të riciklojë të ashtuquajturën histori të tijën të sukseshshme. E bukura këtu është se Berisha nuk kërkon një riciklim nga enturazhi politik i historisë së tij, por i detashmentit indtitucional që ka qenë pranë tij. Për Sali Berishën, Gjin Gjoni është një politikan më efikas se kryeministri Aleksandër Meksi, apo ministrat e PD-së.

Pra jemi në një logjikë që tregon realisht filozofinë e opozitës së Rithemelimit e Foltores. Një filozofi që ka një sens politik të fortë  që konteston egër reformën në drejtësi, në të cilën është investuar SHBA dhe BE. E jo rastësisht del emri i një prej të kontestuarve nga SHBA dhe BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimin. Pra është e qartë se opozita e Sali Berishës është ji vetëm anti-SPAK sepse ka probeme me të. Është edhe anti-ONM se i ka hequr njerëzit e tij në drejtësi, e është edhe anti qeveri e SHBA se e ka shpallur Non Grata. 

Pra është qartë, prerë e pa dyshim një opozitë anti-amerikane. Që është realisht një ndarje shumë e qartë me opozitën tjetër, pra PD që është me Perëndimin dhe kundër Sali Berishën. Ky është në të vërtetë identiteti i Rithemelimit, pavarësisht se aty ka shkuar Gazi…I cili nuk është rastësi që gjen tek Gjin Gjoni dhe Fredi Beleri pllakat tektonike që mund të orientohet. A e ka parimore këtë logjikë? Kjo duhet parë, por fakti flet vetë./ Tema

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?