Ka shpesh përleshje komentuesish se cili nga ofiqarët e lartë ka qenë më patriot se tjetri: Zogu, apo Enveri, Saliu apo Edi, e kjo ndodh në të vetmen plaftormë ku komentet lejohen: anonim të lutem. Përkatësisht Gazeta TemA.
Po përtej përleshjes virtuale që në një pjesë është shfrim, e në një pjesë kompeticion politik, çështja këtu është politike.
Pas viteve e vite retorike me spondë kundër SHBA e BE, dy vitet e fundit, gjithçka doli hapur. Nga e hëna në të premte, ekranet janë mbushur me sherifat që shajnë me nënë e motër ambasadorët e SHBA e BE.
Si për të profilizuar në publik e për te nxehur “grigjën” besimtare për qejf, inat apo edhe nishan. Ndërkaq, tashmë nuk ka kohë dhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare po konturohen se kush janë partitë në garë. Jo thjesht me emër, por edhe profil dhe koncept. Edi Rama dihet, do mandatin e katërt. Sali Berisha dihet, kërkon që të rrëzojë Edi Ramën e të vërë një kryeministër tjetër, por që do ta caktojë më vonë.
Ndërsa Ilir Meta, është pak më i qarti se ka profilizuar se partia e tij, përkatësisht ajo e Lirisë, nuk do të garojë si euroatlantiste, pra me NATO-n e BE-në, por patriotike.
Kështu tha edhe sot para tunelit të Porto Palermos, kur bëri homazh ndaj marinarëve të nëndetëses 105. Të cilët, “pika e tij e dobët-doktori” i çoi për lesh kur erdhi në pushtet.
Por, duket se “patriotët e rinj” nuk se janë nacionalistë të çartur, jo. Ata thjesht janë kundër SHBA dhe BE-së, por jo kundër Greqisë për shembull. Jo thjesht se Ylli Manjani shan Amerikën te Erla gjithë vitin e në pushime kërcen Soma mu-e i fut një Opa në fund, por edhe Fatos Lubonja është i një linje.
Linjës që e ka treguar në ERT, ku i kërkoi qeverisë së Athinës që të rrëzonin diktaturën aktuale e të na sjellin patriotët e rinj që hanë saganaqi e kërcejnë somamu./TemA
do arlekina politik, do deshtaka pa vizion, do kllouna ne agoni!
Përgjigju