Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha

Ylli Pata: Partizanët e rrotacionit që sot kërkojnë rikthimin e dinosaurëve Meta-Berisha

6 Dhjetor 2021, 18:46| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 18:50

  • Share

Kur Sali Berisha shpalli largimin nga kreu i PD-së si pasojë e humbjes së vitit 2013, ky largim ka qenë një refren i një arme politike për t’ju kundërvënë Edi Ramës e mazhorancës aktuale.

Mirëpo, kësaj teze i është kundërvënë pikërisht argumenti se Sali Berisha nuk e ka dhënë dorëheqjen realisht nga PD, pasi jo vetëm ka influencë vendimarrëse, por nuk mund të merret asnjë hap pa OK e doktorit.

Mbështetja për këtë argument u vu re menjëherë që pas zgjedhjeve të viit 2013, kur Sali Berisha ishte realisht ideatori e udhëheqësi i grupit parlamentar të PD-së. Por me kalimin e kohës u pa që Lulzim Basha ishte thjesht një kryetar formal.

Asnjëherë nuk e pranuan përkrahësit e Berishës në media, qoftë politikë e qoftë mediatikë.

Për ironi të fatit, një grup mbështetësish të fortë të Lulzim Bashës në betejën e tij me Berishën, kanë qenë përballë polemikës që mbronte argumentin se Sali Berisha është kryetar real i PD-së.

E sot këta personazhe, duke nisur me Gjekmarkaj e përfunduar me Zekthin e Mërtirin janë shënjestra më e egër e sulmeve të berishistëve.

Por jo vetëm; më keq se kaq janë shqytarët e Ilir Metës që sulmojnë Lulzim Bashën, Gazmend Bardhin  e njerëzit pranë tyre. E nisin një rrëfënjë që në 17 majin e 2017-s, kur realisht Lulzim Basha pati shansin të shkëputej prej çiftit të dinosaurve, por që më pas u pendua.

Megjithatë, ky argument është objekt i një analize tjetër. Baza e gjithë propagandën e berishistëve të sotëm ishte se ai ka ikur. Porn ë një ditë të bukur, kur SHBA damkosi njeriun që ata mbështesnin, e rrëzuan këtë fabul dhe nisën sulmin ndaj Lulzim Bashës.

Sot ata sjellin pa ju dridhur qerpiku një riciklim të një fosileje reale politike, i cili është larguar, është zbuar, ëstë ndëshkuar jo si person, por edhe si familje, e megjithatë kërkojnë riciklimin.

Por si mund te ketë logjikë ky riciklim, kur nuk ka asnjë shtyllë politike që e mban në këmbë, asnjë. E vetmja armë e Sali Berishës është invluenca e tij në ca njerëz që kanë simpatinë apo kanë lidhje fisnore,  tribale apo edhe klienteliste.

E gjitha kjo nuk ka aspak lidhje me politikën: Sali Berisha, nuk përfaqëson asgjë jo më sot, por ka qenë një peng jo o PD-së, por gjithë elektorarit të së djathtës në vend. Nëse Berisha flet për bashën si peng, i vetmi i tillë është ai në politikë. Porn ë media, pengje janë pikërisht ata që kërkojnë të rikthejnë në shekullin e 21, fosilet e jurasikut të politikës shqiptare…/TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 07/12/2021 02:04

    Ai Meta legeni qe e mbajti Ramen nga 2002 e deri sa ja mori Sala bashkine. Qe ja dha qeverine ne 2013 dhe mori si peshqesh prasin. Ore ju te temes mire e keni. Ky sporti i politikes eshte treguesi i te vertetes: duhet me qene kriminel, hajdut, zhvates dhe mosmirnjohes qe kurdo tja fusesh te tjereve. Mire tu behet si Metes ashtu dhe Berishes si dy budallenj qe jane. Kuptohet vazhdoni me lavdet ndaj simbolit te percarjes shokut Rama. E meriton.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?