Cila është axhenda e SPAK? Denoncimet u tha që në fillim, pra paditë që vijnë në këtë institucion. Në fakt SPAK ka qenë një institucion që është përmbytur nga paditë, por e ka filluar vetëm nga denoncnimet e opozitës. Ky është fakt.
SPAK në postën analoge dhe digjitale është përmbytur nga denocnimet e qytetarëve, por prioritetin e ka zgjedhur nga politika, E këtu nis e gjitha. Këtu nis edhe përgjegjësia që duhet të mbajë SPAK.
Në logjikë normale, edhe si pasojë e denoncimeve politike, SPAK duhet të kishtë një radhë, një rend të tmerreve më të mëdha. Kur ka prokurorë sot në SPAK që kanë qenë pjesëtar të hetimeve të këtyre tmerreve, bëhet fjalë për 21 janarin dhe Gërdecin.
Ka një aksiomë se SPAK vepron në bazë të denoncimeve, por denoncimet si për Gërdecit edhe për 21 janarin kanë qenë pa fund. Pse nuk janë hetuar?
SPAK ka marrë si prioritet denoncimet e opozitës. Sot me rastin Veliaj situata vjen si një zhvillim sfidues, kur mbrojtja politike e SPAK siç e tha vetë Edi Rama nuk do të ketë heshtje.
E meqë heshtja ra, cili ka qenë hetimi i SPAK për radhën e rëndë të abuzimit të pushtetit politik në Shqipëri? Mëqe ra fjala për modelet botërore, Al Kapone u hetua sepse kishte kapur të gjithë politikën dhe drejtësinë, ndaj qeveria e SHBA çoi një prokuror që ta hetojë e ta dërgojë para drejtësisë.
Për të dhënë një shembull se nuk ka të paprekshshëm. Kë të paprekshëm ka prekur SPAK? Sali Berishën! Po pse Sali Berisha sot e kësaj dite influencon politikën e SPAK, kur në realitet është i vetmi i pandehur?
Marrëdhënia e SPAK me Sali Berishën është sprova reale e atij institucioni. Sepse Berisha është njeriu që akuzohet për korrupsionin më të madh, është politikani që ka shantazhuar dhe çnderuar më shumë prokurorët e gjytarët e SPAK dhe GJKKO-së.
Dosja e SPAK për rastin Partizani është një zhvillim shumë i rëndësishëm ku tregon qartësisht se si një pronë shtetërore i është dhënë familjes së Berishës e nga ajo u ndërtuan 19 kulla. Të cilat u ndërtuan me para që nuk dihen nga ku u morën dhe fitimet ishin marramendëse.
Asnjë media televizive nuk e ka bërë të ditur dosjen Partizani, madje sapo e nisën u kërcënuan nga Sali Berisha. E sot ato media cfarë nuk thonë për Erion Veliajn, i cili nuk ka lidhje për një rast analog. Megjithatë, ka një rast në hetimet e pandëshkueshmërisë; pse nuk e nis SPAK me Gërdecin e 21 janarin? /Tema/
Komente
