Rasti i ndalimit të Erion Veliajt ka sjellë një reagim ndryshe të mazhorancës, por jo vetëm asaj, por edhe pjesë të tjera të shoqërisë. Këtë reagim, ka mjaft qarqe opozitare ë e quajnë presion, kur në fakt kjo është realisht një betejë politike e personale, pa i hyrë në hak fare institucionit.
Beteja e Veliajt, duket do të jetë një maratonë e gjatë për të sqaruar pozicionin e tij, pore dhe për të komunikuar me publikun.
Ndërkohë që vijon edhe betejën ligjore me anë të avokatëve, e cila ishte normalisht e parashikuar. Nga të dhënat e sondazheve që kanë bërë të ditur kompanitë e ndryshme, kanë perceptuar se ky zhvllim nuk se ka ndikuar në uljen e percreptimit politik, pra socialistët, të ndryshojnë idenë e të votojnë për socialistët. Përkundrazi, rezultati është konsoliduar si pasojë e një mobilizimi më të madh të zgjedhësve besnikë.
Në fakt kjo pritej, por gjithsesi ka një teori, apo përralla që po qarkullojnë kohët e fundit nga narrative e Sali Berishës, sipas së cilit hetimet e SPAK do të kthejnë erën e do t’i japin atij mundësinë e marrjes s shumicës parlamentare, duke shtyrë zgjedhjet deri në tetorPo si po shpjegohet kjo fantazi. Sidomos tani e marrjes, dmth pajtimit të një strategjisti që të mat kokën me spango në SHBA si Crhris LaCivita?
Përralla është hartuar jo keq. Sipas saj, tani që erdhi SPAK gjërat kanë ndryshuar. Jo më kot një llalliste e vjetër që del si gazetare speciale te Zheji tha pa pikë përgjegjësie se përfaqësuesit e Truump kanë zbarkuar në SPAK.
Ilir Demaliaj, i cili ishte prezent në diskutim, e pyeti specialen llalliste se kush është ky përfaqësues i Trump që ka shkuar në SPAK, por llallistja tha se e kam me burime.
Natyrisht që llalistja ja futi kot, siç ja ka futur kot që në kohën kur Llalla ishte Kryeprokuror e tentoi të ndryshojë qeverinë nëpërmjet ndëshkimit të deputetëve që i kap dekriminalizimi.
Në verën e vitit 2016, u përdor Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, që të ndryshohej mazhoranca në Kuvend, nëpërmjet të ashtuquajturëve deputetët të prekur nga dekriminalizimi.
Siç dihej ajo nuk pati sukses, pasi Edi Rama në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 fitoi 74 mandate, edhe pas çadrës 4 muajore të PD-së në mbështetjen e Ilir Metës që ishte pjesë e mazhorancës.
Ndërkaq, në shtator të vitit 2017, thuajse menjëherë pas zgjedhjeve, u përdor rasti “Tahiri” për të ndryshuar eventin politik të dalë nga vota. Monika Kryemadhi, atëherë, duke folur në emrin e një grupimi të përbashkët opozitar, theksoi se po synohet një qeveri pa Edi Ramën, por me një socialist tjetër, duke përmendur Pandeli Majkon e Fatmir Xhafajn.
Situata pati mjaft polarizim, PD me zërin e Lulzim Bashës i kërkoi Adriatik Llallës arrestimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit, i cili menjëherë kërkoi këtë masë sigurie në Kuvend. Mazhoranca e refuzoi.
Opozita nuk duroi dhe bojkotoi Kuvendin. Më pas kur Adriatik Llallës i mbaroi mandate, PD e LSI kundërshtuan idenë prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm dhe nisi sërish përplasja e madhe me çizme e flagadanë. Nuk kaloi shumë dhe nisi “tmerri” i madh: djegia e mandateve dhe bjkotimi i zgjedhjeve vendore. Me synimin e qartë që ta rrëzonin Edi Ramën e mazhorancën pa zgjedhje. Më pas u penduan, dhe fajësuan njëri-tjetrin.
Edhe sot, kur ka një panoramë krejt tjetër, me një SPAK tashmë të konsoliduar prej 5 vjetësh që ka hyrë fort në politikën e lartë, ka teori që vijnë nga opozita që flasim për shtyrje zgjedhjesh, të cilat o të provokohen nga hetimet brenda mazhorancës. Ndërkohë, që hetimet për Sali Berishën dhe Ilir Metën quhen si abuzive.
Megjithatë, pikëpyetja është a ndikojnë këto hetime në zgjedhjet politike të 11 majit që janë kushtetuese? Padyshim që ndikojnë dhe termi rejtësi është baza e votimeve që nga viti 2017. Ku shumica e elektoratit ka ndshkuar atë pjesë të politikës që ka dalë kundër reformës në drejtësi.
Siç sot flet për shkrirjen e SPAK. Në fakt edhe pse jemi në 2025-n, duket se jemi në 2017-n. Dhe si “rastësisht në Shtëpinë e Bardhë edhe atëherë ishte Donald Trump dhe ngazëllimi politik ishte mjaft i madh…./TemA
Komente
