Parlamenti shqiptar

Ylli Pata: Pesha politike e 94 votave në Parlament për largimin e spiunëve

21 Tetor 2022, 19:22| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 19:27

  • Share

Numri prej 94 votave që u arrit mbrëmë votë për të miratuar largimin e bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit nga politika, është një shifër shumë e rëndësishme e me peshë specifike në politikën shqiptare.

Numri 94 është eksaktësisht dy e treta e Parlamentit të Shqipërisë, është shifra me të cilën mund të bëhet çdo reformë e rëndësishme strukturale në vend, duke nisur natyrisht nga reforma zgjedhore apo ndarja e re territoriale.

Hera e fundit kur është mbeldhur kjo mazhorancë në këtë Kuvend ka ndodhur për zgjatjen e organeve të vettingut. Në Parlamentin e shkuar u arrit kjo shumicë për amendimin kushtetues të heqjes së koalicionit tren dhe hapjen e listave zgjedhore, akt që u kontestua ashpër nga ajo pjesëe e opozitës që ishte larguar nga Kuvendi.

Më përpara, shumica kushtetuese është arritur për miratimin e amendamenteve kushtetuese për reformën në drejtësi. Ndërsa, hera tjetër para kësaj ishin ndryshimet kushtetuese të 2008-s që ndryshuan rrënjësisht modelin politik e zgjedhor në Shqipëri.

Në të shkuarën, sa herë është kryer një pakt i madh mes mazhorancës dhe opozitës, ka pasur edhe një pazar politik në mes, siç është në rastin e zgjedhjes së Moisiut President apo edhe ndryshimeve të 2008-s. Në vende me demokraci të konsiliduar si shtetet Perëndimore, palët politike e kanë krejt të thjeshtë për të bashkuar votat për të miratuar rregullat e përbashkëta të shtetit. Që ju shërbejnë të gjithëve. 

Në rastin e ndryshimit kushtetues që ndodhi mbrëmë nuk pati asnjë negociatë të fshehur mes Ramës dhe Alibeajt, por bisedime parlamentare mes palëve që çuan më pas në draftin që u votua.  Një shenjë natyrisht pozitive, se në rastin e reformave më të rëndësishme siç është depolitizimi i administrimit të zgjedhjeve, lejimi i diasporës të votojë atje ku është, e reforma të tjera, shumica e duhur kushtetuse mund të arrihet pa sforco.

Mjafton që mazhoranca, e cila e ka për detyrë të jetë e hapur dhe tolerante ndaj opozitës. Megjithatë, sinjali apo fuqia politike e 94 votave është totalisht politik. Ishte një mesazh ao provë force e grupit prej 25 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët tashmë nuk kanë asnjë mundësi që të rrudhen më. 

Grupi që nuk i është atashuar foltores është më i madh, plus deputetëve aleatë të partive të vogla, të cilët për arsye të ndryshme pragmatiste nuk duan të hyjnë në këtë lojë të madhe. Por për 25-sëshen ishte “prova e zjarrit” pas presioneve të shumta dhe të egra.

Alibeaj, arriti me “qetësi dhe dashuri” të imponohet në fushën e opozitës si grupi mëe i madh politik. Nga nesër negociatat për kandidatura të përbashkëta në zgjedhjet lokale, bëhen krejt nga kushte të tjera, e madje nuk ka nevojë as për vendim gjykate. Sali Berisha dhe Ilir Meta, sa vjen e ecën koha janë pjesa më periferike e konfigurimit politik, që tentuan ta ndryshonin me deux ex machina-n e 6 marsit.

Një opozitë e re dhe e zgjeruar për të sfiduar mazhorancën nis pikërisht nga ky grup, që votoi për të larguar nga politika elementët e lidhur me Sigurimin. Një kartë që për 30 vjet nuk arriti ta bëjë “e djathta” e Sali Berishës. E kjo është shenjë e vërtetë rithemelimi realisht…

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?