Foto ilustruese

Opinion

Ylli Pata: Polarizimi toksik i televizioneve; mjedisi që humbi më 11 maj

28 Maj, 18:59| Përditesimi: 28 Maj, 19:00

  • Share

Nuk është vetëm Shqipëria një vend ku ka një mjedis kaq të polarizuar dhe toksik në panelet televizive, që në mënyrë absurde nuk janë vetëm në darkë, por nisin që në mëngjes, vijojnë në drekë, edhe pasdite, për të arritur kulmin në darkë.

Ku shikon analistë që i thonë njëri tjetrit fjalët më të tmerrshme e më të rënda, vetëm sepse nuk pajtohen për çështjet politike në vend.

SHBA, ka që prej vitit 2016 që është mbjellë ky helm toksik në mjedisin mediatik, por së pari SHBA ka një media normale dhe klasike të raportimit, si dhe është një vend shumë i madh, ku ka hapësirë dhe mundësi për të gjitha llojet e gjinive të debatit, mediave, apo edhe mënyrës së të bërit politikë.

Edhe në Kosovë, një pjesë e madhe e analistëve dhe mediave televizive janë kritikë të fortë të Albin Kurtit, i cili realisht fushatën më shumë e bëri kundër analistëve dhe pronarëve të televizioneve kritike sesa me opozitën.

Tek ne, ky mjedis i një maratone të tmerrshme kakofonie të injektuar nga politika, ka pasur një synim. Të mbajë vendin me kauza 24 orëshe, të cilët më pas fryheshin për debatin politik deri në zgjedhjet e radhës. Panelet e darkës, si axhendën, por edhe të ftuarit i merrnin me porosi nga strategët e Sali Berishës dhe Ilir Metës, për synimin që të rrëzonin Edi Ramën, por edhe të sfumonin çështjet penale ndaj tyre.

Sot jemi në një stad ku si Sali Berisha, si Ilir Meta, pore dhe mjaft të politikanëve të mazhorancës janë nën akuzë nga SPAK. Zgjedhjet parlamentare përfunduan me një mazhorancë gati kushtetuese të Edi Ramës, kështu që loja e gjithë këto viteve e një sherri permanent nuk ka sens.

Madje sipas të gjitha gjasave ka krijuar vetëm një efekt; elektrizuar dhe karikuar militantët, ndërkohë që elektorati gri ka votuar të keqen më të vogël. Plus firot nga PD dhe shkërmoqien si kështjellë rëre të LSI-së dhe ish-LSI-së.

Jemi në një fazë, ku loja duhet të luhet ndryshe, pasi kjo panoramë vetëm se ka dëmtuar opozitën. Natyrisht ka pasur firot e veta edhe mazhoranca, por gjithsesi fitoi zgjedhjet.

Panalet ku promovohen personazhe që duan të sulmojnë ambasadën amerikane, të vendosin tritol në kullat e Tiranës, e jo personazhe të qeta si Ilir Alimehmeti për shembull, kanë qenë një vrasje për elementët më cilësorë dhe të përgatitur që ekzistojnë sot edhe në grupin që i janë bashkëngjitur Sali Berishës.

Është tamam koha që të flitet me argumente, edhe pse mund të jenë argumente pro njëri atpo tjetrit, kundër njërit apo tjetrit. Por të ketë argumente dhe jo sharje, jo polrizim; i miri në një anë dhe i keqi në anën tjetër.

Në Maqedoninë e Veriut, si televizionet në gjuhën shqipe, si ato në gjuhën maqedonase kanë emisione politike ku ka debate dhe intervista me bollëk. Por nuk sheh kurrë atë tension, që në realitet ekziston mes partive shqiptaret në qeveri me VRMO-DPMNE dhe ato që janë në opozitë në territor dhe rrjete sociale. Pikërisht kjo klimë ka dhënë mjaft ndikim edhe në uljen e gjuhës së urrejtjes në rrjete. Ashtu ndodhi ndryshimi politik, siç po ndodh sërish ndryshimi i pritshëm në zgjedhjet lokale që mbahen së afërmi./TEMA 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?