Flamur Noka

Opinion

Ylli Pata: Polici i keq Noka, i miri Berisha: Arsyet e teatrit të PD

11 Maj, 16:09| Përditesimi: 11 Maj, 16:11

  • Share

Televizionet kryesore janë marrë kryesisht me përplasjen që shkaktoi Flamur Noka, me një votues në një qendër votimi, si dhe me reagimin e Sali Berishës. Për të analizuar psetë e kësaj loje absurde në një ditë, ku përfaqësuesit politik do të duhet të mbyllin gojën, e të presin vetëm vullnetin e qytetarëve me votë.

Por skena të tilla ka që në mëngjes, kryesisht në ato zona që janë konsideuar si bastione të PD. Ku përfaqësues lokalë të PD-së kanë hyrë në qendra votimi duke ngritur zërin, apo kanë nxitur njerëzit e tyre të dalin të votojnë për ta,

E gjitha kjo është në qëndrim politik frustrues, që duket ka të bëjë me një shqetësim të madh nga ajo që po shohin në qendrat e votimit. Pasi një parti që është e sigurtë apo shikon të dalin njerëzit e tyre, nuk kanë nëvojë pse të japin një mesazh stresues. PD-ja e Sali Berishës, edhe pse është shkërmoqur nga strukturat e saj, gjithsesi ka seksione në territor, të cilët kanë një ide, një tendencë të asaj që po ndodh.

Vora, si bashki, përfaqëson një basen të vjetër e të hershëm të elektoratit të PD-së. Jo vetëm në qytet, që nuk ka peshë fare specifike, interesi është në vendbanimet e mëdha si Domja, Laknasi, Preza, Fushë Preza, e fshatrat e njohur rreth Gërdecit. Prej zgjedhjeve të shkuara vendore, Edi Rama bëri një live në rrjetet sociale me disa ish-demokratë të zonës, që jo thjeshte ishin personazhe të njohura për shkollë, apo mendime filozofike, por përfaqësonin fise dhe grupime që njihen prej vitesh si “të fortët e PD-së”.

Sherri i Flamur Nokës ndodhi me një prej familjeve më të njohura të Vorës. Në mitingun e zhvilluar në Vorë, Sali Berisha, ka kërcënuar me emër fisin Xhabafti. Pjesë e të cilëve kanë edhe njerëz në emigracion. Me këtë kërcënim, Berisha, ka synuar që ish-demokratët e dalë kundër në zgjedhjet lokale, jo vetëm të mos guxonin të bënin fushatë kundër PD, por edhe të mos votojnë. Sot ka parë, që emra nga këto grupe kanë qenë aktivë në zonë.

Sali Berisha, i shqetësuar ka çuar në Vorë njeriun kryesor pas vetes Flamur Nokën, i cili ka tentuar të tregojë muskujt ndaj këtyre personave. Por përgjigja që mori ishte shkatërruese. Madje sfiduese; Personi i tha se ke ardh për të pirë kafe me mua dhe unë s’të kam pranuar. Aty Noka kthehet dhe e pyet për emrin gjasme s’e njihte, e tentoi të sulmojë imazhin e tij si një nga të fortët e zonës. Njerëz, të cilët deri në 2023, kanë qenë dhe i njeh gjithë zona, jo vetëm si votues por edhe njerëz të fushatës.  Në zgjedhjet e 2009, që ndodhi 1 vit pas Gërdecitt ë tmerrshëm, kjo u pa më e qartë.

Megjithatë, Berisha doli menjëherë në selinë me një mesazh qetësues. Mesazh, i cili ishte krejt ndryshe nga Ndoka, duke bërë thirrje për qetësi. Dukej qartë se ishte dora e këshilltarëve amerikanë, të cilët duket e kanë nxitur që të ketë një logjikë alla polic i mirë polic i keq. Dhe nëse nuk bëhet gjë për demokratët e Vorës, nuk duhet të frikësohen vootuesit fanatic në vende të tjera. Kaq është shpjegimi, por e gjitha kjo është një perceptim, pasi në PD nuk se ka një qendër analize studimore në lidhje me sjelljen e votuesve. Ndryshe nga PS, që sidomos këto vite ka dalë se e di situatën në mënyrë kirurgjikale./Tema

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria votoi për Kuvendin e ri, si ju duk procesi i votimit?