Briseida Shehaj dhe Edi Rama

Ylli Pata: 'Populli i 2 Marsit' në urdhrat e zyrtarëve të Edi Ramës!

1 Gusht 2022, 18:44| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 18:55

  • Share

Ilir Meta shpalli sot nga podiumi i “Partisë së Lirisë” emërimin në një post të lartë të partisë që ai drejton të zonjës Briseida Shehaj, si koordinatore për luftën ndaj korrupsionit. Në pikëpamjen e logjikës praktike të funksionimit të partisë së Metës, apo edhe dialektikës pragmatike politike, mund të jetë një zhvillim i qëlluar. Ndoshta Meta e ka vlerësuar CV-në e Zonjës Shehaj si ekonomiste, apo edhe si politikane gjithnjë e më shumë në reflektorët publikë si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

LSI, siç dihet vdiq një ditë pas ikjes së Ilir Metës nga Presidenca dhe sa hap e mbyll sytë u krijua një parti e re, që nuk kishte lidhje politikisht me forcën që ish-“Bleta Punëtore” e Edi Ramës u largua nga PS për të gjetur një parti ku “socialistët e vërtetë” trajtohen shumë më mirë se në partinë e Edi Ramës. Logjikisht, këtë  qëndrim ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve nuk duhet ta kishte pasur vetëm për vete, por edhe për socialistët e tjerë.

Gjithsesi, këtu çështja më shumë se për sistemim zyrtarësh shtrohesh politikisht. Pasi ish-Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve në mandatin e parë të Edi Ramës, e më pas zyrtare e lartë në gjysmën e një mandatit të dytë, nuk se ishte një teknokrate me përvojë mbi borderotë dhe regjistrat financiarë të shtetit, por një vajzë e re që kreu një karrierë alla trampolinë. Krejt legjitime si logjikë, madje e vlerësueshme si ambicje për të ecur përpara.

Megjithatë, në këtë rast, nuk bëhet fjalë për një rast por një fenomen, një model, një simbolikë politike që Ilir Meta i sjell “popullit të 2 marsit” i cili është ajo pjesë që nuk ka votuar për Edi Ramën, nuk voton dhe do ta rrëzojë nga pushteti.

Për ta ilustruar këtë fenomen, le të imagjinojmë sikur Ilir Meta me Partinë e Lirisë fiton zgjedhjet dhe vjen në qeveri. Vetë bëhet ose kryeministër ose Zv.kryeministër, dhe një nga zyrtaret e larta të administratës, e nuk është çudi edhe drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve apo ministre të Financave të jetë zonja Briseida Shehaj. 

“Ku është problemi këtu?!” Për t’ju kthyer një batute të ish-zyrtares së lartë që është bërë ikonike edhe në statirat televizive, realisht nuk ka asnjë problem. Megjithatë, politikisht shtrohet pyetja, çfarë do mendojë populli i 2 marsit, ai që nuk ka lënë gjë pa thënë, kur zonja Shehaj ishte e preferuara e Edi Ramës.

Natyrisht bëhet fjalë për rreshtim politik, e jo për zgjedhje kuadrosh në “Partinë e Lirisë”. Kjo parti, apo edhe parti të tjera, mund të riciklojnë dhe afrojnë zyrtarë, mbështetës, propagandistë të Ramës dikur, në një opozitë radikale ndaj tij. Por kjo mund të funksiononte në një betejë brenda të majtës ku LSI e PS bënin garë kush i merr njëra-tjetrës sa më shumë zyrtarë e drejtora. Por ka shumë gjasa, që mbështetës të PL e vetë zonja Shehaj të thotë: “Ku është problemi këtu”? E pyetja në këtë rast nuk do të ishte as retorike, do të mbetej siç është ngjizur si batutë e Portokallisë!

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Blerina: 01/08/2022 19:58

    Le tmerret me like floririn oo kurioze jam te di ku do shkoj kjo kur t ik likja

    Përgjigju
  • Luani: 01/08/2022 19:49

    Kjo briseda sqenka mire nga mendt e kokes …po si moj e uruar shkon nga e mira drejt se keqes?!

    Përgjigju
    • Juristi: 02/08/2022 00:04

      Iku dhe Lefter Koka me Alqi Bllakon nga e keqja drejt më të keqes. Nuk është ashtu si e shikon ti, po prit se nuk keni parë gjë akoma.

  • Ersa: 01/08/2022 19:41

    Ababa filloj tu fol kjo debilja si sdi me lidh dy fjale

    Përgjigju
  • Monda: 01/08/2022 19:40

    Shko moj mashtruse e paftyr

    Përgjigju
  • jani: 01/08/2022 19:37

    Eshte mesu likja me bo korrupsione e korruptoi dhe ket debilen hahah

    Përgjigju
  • Mondi: 01/08/2022 19:36

    Kjo budallja me ilir meten le te merret se si ai ka per te perfunduar

    Përgjigju
  • Jorgo: 01/08/2022 19:33

    O zot imadh kjo me luftu korrupsionin qe qe nuk merr vesh per asigjo

    Përgjigju
  • BLERIM: 01/08/2022 19:32

    do luftoje korrupsionin kjo e korruptuara aAHAAHAHAHAH

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?