Sot, në ditën më të rëndësishme të inagurimit të qeverisë Rama 4 pamë shpalljen e dy vijave të kuqe nga mazhoranca dhe opozita.
Mazhoranca e tha dhe e bëri. Ndaloi dhe deklaroi se do të ndalojë teatralitetin verbal dhe sherrin trupor në sallën e Parlamentit shqiptar. Dhe e bëri në ditën e parë të nisjes zyrtare të legjislaturës së re. “Çdo veprim si në të shkuarën, do të bëjë që seanca do të zgjasë sa një process votimi”, tha Rama.
Dhe ndodhi. Pas kësaj, ku pati disa hedhje broshurash e ndonjë shishe ujë, kishim dy qëndrime të Sali Berishës. i pari “a caldo”, ku e konsideroi Edi Ramën një kryehorr. Pra një qëndrim i fortë, siç di të bëjë Sali Berisha. i dyti, që ishte ai zyrtari në selinë e PD-së ishte më i qartë: Vendimin e Edi Ramës e konsiderojmë shpallje lufte”.
Pas kësaj presim nisjen e konfliktit të përmasave që një luftë i ka brenda: nga ajo frontale, deri tek lufta guerile, ajo hibride dhe sabotimet”.
Një qëndrim i fortë, që nëse Berisha i qëndron, kjo ka të bëjë me një varg masash që nuk kanë të bëjnë më me një marrëdhënie normale pozitë opozitë. Por me një stinë konflikte të egër, ku palët herë do sulmojnë e herë do mbrohen, me mjete që sot, teknologjia e re i ka sjellë me shumicë.
Edi Rama, e zbatoi atë që tha, tani uhet pritur Sali Berishën që të marrë hapin e tij. Por nga ana tjetër, natyrshëm vjen pyetja; përse Sali Berisha e quajti shpallje lufte kërkesën ultimative të mazhorancës që duhet t’i jepet fund obstruksionit verbal në Kuvend?
Gjasat janë që të ketë disa arsye për këtë, ku natyrshëm duket se opozita e Berishës nuk ishte e përgatitur me ndryshimin e strategjisë së mazhorancës, ndaj kishte bërë gati vendosjen e pllakës së vjetër, që Rama e ka quajtur shpesh “La Voce del Padrone”.
Më pas, arsyeja kryesore e qasjes se Rama i ka shpallur luftë, është pikërisht “e drejta e qytetarisë” që opozita mendon se i takon ta prishë çdo seancë, duke e kthyer në një “fight club”.
Në realitet kemi të bëjmë me një logjikë të salduar, ku siç ka treguar eksperienca Sali Berisha është “konservator” dhe nuk e ndryshon sjelljen e tij. Që do të thotë se ndoshta opozita, përkatësisht PD nuk ka një plan rezervë përveç asaj që di të bëjë më mirë dhe është stërvitur këto 13 vjet.
Megjithatë, duket se kemi të bëjmë me një zhvillim të ri. Edi Rama sot ka kaluar në një hap të ri, duke i hedhur dorashkën e një sfide Sali Berishës. Në formë të përgjithshme, i ka lënë të kuptojë, se duhet ta lësh këtë lojë bajate shpik ndonjë gjë të re, pasi nuk kam ndërmend të vij pas avazit.
Por ka shumë gjasa që kjo të kuptohet edhe ndryshe. Përkatësisht i ka bërë të ditur se nuk do të lejojmë më një lojë hibride të një opozite as mish as peshk. O një opozitë normale që respekton lojën arlamentare, o “merr malet”, pra kalo në një pozicion radikal. Nëse është kjo e fundit, kemi të bëjmë me një provokacion të shkallës së lartë, që gjasat janë që edhe Sali Berisha e ka kuptuar kështu.
Nëse ndodh “faza finale e revolucionit”, atëherë nuk ka rrugë e mundësi për fazë të mesme: përkatësisht “o sot o kurrë” duhet bërë ose vdis. E kjo është realisht një lojë e rëndë. Për mazhorancën nuk ka shumë gjasa, edhe pse nuk është komode, por për opozitën është si thyerja e gurit në skeçin e estradës së Lushnjës./Tema
Komente
