Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë që nuk i del kundër shtyllës kurrizore të SHBA, por mënyra e reklamimit trgon qartë një ndryshim.
Kjo u pa edhe në rastin tonë. Me nisjen e punës së Presidentit Trump, ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka pasur një narracion politik si përpara. Përkundrazi ka qenë më e fokusuar në përhapjen e politikës së Presidentit Trump dhe Sekretarit të Shtetit Rubio.
Megjithatë, u pa qartë se SHBA nuk ka ndryshuar qasje në raport në Shqipërinë, edhe pse komentet këtu bëhen si e ëma e Zeqos në majë të thanës.
Pritja e Altin Dumanit, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, në zyrën e DASH që mbulon Shqipërinë nuk është gjë tjetër veçse një sinjal politik.
Sinjal politik i cili në radhë të parë i tregon Sali Berishës se qeveria e SHBA nuk e përkrah narracionin e tij kundër SPAK dhe Altin Dumanit. Në mënyrë të qartë është një shuplakë politike, dhe më shhumë se kaq si përgjigje ndaj sfidës që Berisha ka hedhur. Berisha e konsideron Altin Dumanin një pëërsonazh të Sorosit, ndërkohë që administrate e Trump i ka ofruar një audiencë zyrtare, kur Berisha vetë Non Grata-n e ka në fuqi.
Pritja e Dumanit në DASH ka edhe nuanca të tjera që duhen analizuar, natyrisht pasi të dalin deklaratat zyrtare, por në logjikën e dministratës Trump nuk ka nevojë për komente.
Sali Berisha e konsideron Altin Dumanin një vegël të Sorosit, e këtë e bën duke i treguar administratës së Trump se ai është ana tjetër e medalljes. Por qeveria e SHBA i thotë Sali Berishës se aleati i saj është SPAK dhe Altin Dumani,
Një qëndrim shumë i rëndësishëm, i cili ka shumë gjasa që do të prodhojë edhe më shumë komente pas takimit të darkës. Por në thelb SHBA ka refuzuar Sali Berishën dhe ka pranuar Altin Dumanin. Të cilin e ka pritur edhe si institucion, pore dhe individ. Pikërisht këtu nis loja e një diskutimi të ri, por që sërish është shuplakë për Sali Berishën./Tema
Komente

Eshte shuplak per vete dumanin o Pata se pse nuk po e denon edhe kur saliu e etiketon si organizate kriminale dhe dum dumit nuk ja mban ta denoje .Prokuroret dhe gjyqtaret jane personatqe ju intereson prishja e reformes ne drejtesi .Me mire djepi bosh se sa shejtani brendo o Paté.
Përgjigju