Elvish Roshi, ish-kryebashkiaku i Kavajës

Opinion

Ylli Pata: Pse Elvis Rroshi është metafora e zgjedhjeve të 11 majit

24 Prill, 19:45| Përditesimi: 24 Prill, 19:50

  • Share

Elvis Rroshi është një personazh politik në Kavajë që u mënjanua me luftë poshtë brezit nga këta të mëdhenjtë. Iir Meta është në burg dhe është kandiat për deputet, Sali Berisha është i pandehur dhe lider i opozitës.

A mund të kthehemi në 2017 kur një personazh fantazmagorik si Tik Llalla pa hapur dosje ndaloi të kandidojë kryebashkiakun e zgjedhur të Kavajës, Elvis Rroshi. Pa gjyq. E kanë harruar! Le ta kujtojmë: E akuzuan për përdhunim minorenësh, e akuzuan për trafiqe, e akuzuan për mjaft krime, por që deri tani ndaj Elvis Rroshit nuk është hapur asnjë procedim.

Sot, Elvis Rroshi është rikthyer në një personazh politik politik ka qenë i tillë de jure, sepse fuqi e tij elektorale në Kvajë është potencile. Sali Berisha ka kandiduar një të afërm të Elvisit, i cili ka dalë me logjikë për ta përkrahur, e mazhoranca i kujton Evizit e mazhorancës të shkuarën.

Kush ka faj këtu në këtë mes? Kanë faj të gjithë, edhe Edi Rama e mazhoranca, por opozita nuk ka gojë më të flasë për gangsterë e të fortë. Sot Sali Berisha sulmoi Xhabaftët në Vorë kot fare sepse fuqia atje është tjetër kush, siç kur shkon në Shkodër e sulmon Bajret por mbron Licët, nuk është parti është thjeshte një palë ndërluftuese.

PD ka mbushur dynjanë në 8 vite për aspektin e krimit, për të fortët, për njerëzit që i japin fuqi lobit criminal. Narracioni i PD kishte logjikë por ishte i njjëanshëm. Megjithatë altoporlantët nuk linin vend për logjikë, sepse kishte thjeshtë kaseta që shtypej butoni. 

Elvis Rroshi si përkrahës i PD sot në Kavajë është një gjë krejt normale. Ish-kryebashkiaku me të drejtë mbështet njeriun e tij, të afërmin e tij, në sy të hapur të bashkëqytetarëve. Po PD? Pse nuk flet? E ka quajtur përbindësh? Apo Elvisit i pranon votat por jo krimet?!

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?