Presidenti Ilir Meta

Fehmi Abdiu: Pse Ilir Meta po shantazhon Gjykatën Kushtetuese

17 Janar 2022, 16:50| Përditesimi: 17 Janar 2022, 21:38

  • Share

Ka bërë mjaft përshtypje, se nga konferenca për shtyp e Ilir Metës të premten, nuk është komentuar fare një pjesë e rëndësishme e saj ku sulmohet Gjykata Kushtetuese.

“Konstatuam se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, kryesisht barra bie mbi relatoren, ka të dhëna se kanë kryer disa shkelje të rënda profesionale dhe etike, që cenojnë veprimtarinë e gjyqtarit”, tha Meta.

Për ish-kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, kjo deklaratë është e rrezikshme, me qëllim të caktuar, por nuk ka asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore.

Meta foli për “hetim disiplinor” ndaj një anëtareje të Gjykatës Kushtetuese, që për konstitucionalistin e njohur, është një skandal i madh.

“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese përgjigjen vetëm përpara Kushtetutës, e për këtë nuk ka asnjë organ që mund të kontrollojë veprimtarinë e tyre”, deklaroi Abdiu në një prononcim telefonik për TemA.

Ai thekson se edhe sikur të kishte ndonjë problem ose shqetësim në lidhje me praktikën e institucionit, Ilir Meta nuk mund të prononcohet, ngase është në konflikt të pastër interesi, sepse Kushtetuesja ka në duar një çështje ku kërkohet shkarkimi i kreut të shtetit.

“Ato deklarata nuk janë asgjë tjetër veçse shantazh i hapur për dy qëllime. I pari për të justifikuar dhe mbuluar anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, që u rrëzua nga Gjykata.

Ndërkaq, qëllimi tjetër është që të shantazhohet në mënyrë të qartë një anëtar i Gjykatës Kushtetuese, për çështjen ku Meta është pjesë, pra për shkarkimin e presidentit.

Synohet që nëpërmjet kësaj deklarate të bëjë tërheqjen e një anëtari nga çështja, ç’ka e dëmton rëndë situatën.

Pasi sot, Gjykata Kushtetuese ka pak anëtarë sepse nuk është kompletuar e tëra, ndërsa me tërheqjen për një çështje të një anëtari bëhet një trupë gjykuese e cunguar që nuk mund të marrë vendim, ngaqë mund të arrihet shumicë e ngushtë 3 me 4.

Gjykata Kushtetuese është sulmuar egërsisht që në kohën e Sulltan Mehmetit”, thëkson Abdiu, duke ironizuar Sali Berishën, i cili e shantazhoi rëndë institucionin që interpreton ligjin themeltar të shtetit në vitet 2001-2005.

“Nuk ka asnjë mundësi që të cenohet apo apelohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese. Këto shantazhe të Ilir Metës nuk do të arrijnë asnjë synim, siç nuk kanë arritur ata të para disa viteve nga ana e Sali Berishës”, deklaron Fehmi Abdiu./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 18/01/2022 12:12

    Gjykata Kushtetuese eshte organi me i larte i drejtesise ne vend ,dhe si e tille ne vendimet e saj ,ka busull te vetme Kushtetuten.Por prononcimi i gabuar i presidentit sic thote nje nga korifejte e konstitucionalizmit shqiptar zoti Abdiu,nuk rshte i pari ,por vazhde e veprimeve te tilla se nuk mbrojne veprimet e tij.Gjykaten Kushtetuese ata e duan ta kene te kushtezuar nga ata.Pamvaresia e gjykates kushtetuese do shihet nga vendimi qe do marrin per zotin Meta.Ka ardhur koha qe gjygjtaret dhe prokuroret te zgjidhen nga populli ,si ne SHBA.Vetem atehere ata do te mendohen mire per punen e tyre ,se do jene ne sy te popullit dhe jo pazareve te politikaneve ,sic kemi para deri tani.Dhe presidenti duhet te zgjidhet nga populli dhe jo nga parlamenti.Zoti Rama dhe PS duhet ta kerkojne kete ndryshim ne Kyshtetute

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?