Ylli Pata: Pse opozita s’pati agjendë te Blinken?

15 Shkurt, 20:43| Përditesimi: 15 Shkurt, 20:45

  • Share

Ka një entuziasëm cinik nga mediat pro Berishës për faktin se Lulzim Basha nuk është pjesë e agjencës së vizitës së Sekretarit Blinken në Tiranë.

Natyrisht si gjithmonë në këto raste, ka pasur e do të ketë teza e hipoteza provinciale, madje protoprovinciale që as vlejnë për të rimarrë komentimin e tyre. Siç janë tezat që në Uashington republikanët duan Sali Berishën dhe demokratët e kanë inatë atë.

Sali Berisha është pritur në zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, si asnjë President i Shqipërisë nga një President demokrat si Bill Clinton. Ndërkohë Sali Berishës dhe familjes së tij, ju ndalua udhëtimi në SHBA në vitin 2019, kur në krye të Shtëpisë së Bardhë ishte një President republikan si Donald Trump, e në Departamentin e Shtetit ishte në krye Mike Pompeo, një njeri i afërt i Trump.

Megjithatë ka logjikë të diskutohet se pse zoti Blinken nuk e ka vënë opozitën në agjendën e tij të takimeve në Tiranë, ku dihet tashmë pozicioni i Uashingtonit për pjesët e opozitës shqiptare. Dy nga emrat më të njhur të saj, Lulzim Basha dhe Jorida Tabaku, sa janë kthyer nga disa takime të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, pra në ekzekutivin amerikan, dhe në Kongres; legjislativin e SHBA.

Nëse shikon historikun e agjencës diplomatike të vizitave të shtetarëve të rëndësishëm të SHBA në Tiranë, jo gjithmonë është përfshirë politika në protokollin e takimeve, edhe pse në shumicën e rasteve ka qenë.

Në vizitën e fundit të sekretarit Kerry në vitin 2016, John Kerry u takua me Lulzim Bashën dhe Edi Palokën e Edmond Spahon në Selinë e PD-së. Ishte koha, kur sapo kishte nisur reforma në drejtësi, e dukej qartë se amerikanët kërkonin që edhe opozita të përfshihej në process. Më pas ndodhi ajo që ndodhi.

Edhe në vitin 2012, kur sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, vizitoi zyrtarisht Shqipërinë, në kuadër të jubileut të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, të cilin SHBA e ka njohur e mbrojtur fuqishëm që në fillim, u takua me kreun e opozitës Edi Ramën, në një protokoll të veçantë në hotel Sheraton.

Por në vitin 2007, kur Presidenti George W Bush vizitoi Tiranën nuk pati një protokoll të veçantë me opozitën, pra me kreun e PS-së që ishte Edi Rama, por në pritjen e Presidentit Alfred Moisiu, i dha dorën edhe kreut të grupit parlamentar të PS-së në atë kohë Valentina Leskaj. Ndërkaq, kur Colin Powell dhe Madlin Albright vizituan Tiranën nuk u takuan me kreun e opozitës së atëhershme Sali Berishën.

Kushdo që e ka vëzhguar me kujdes politikën shqiptare, e kupton se axhenda institucionale e vizitave nga SHBA ka pasur edhe simbolikën dhe mesazhin e saj në protokollin diplomatik.

Tashmë dihet qartë që SHBA ka mbështetur që në fillim një opozitë që siç e kanë thënë shpesh zyrtarë të saj “shikojnë nga e ardhmja e jo e shkuara”. Por mungesa e një protolli me Bashën nuk  ka nevojë për një filozofi të veçantë. PD zyrtare është realisht një segment properëndimor i opozitës shqiptare, por relevanca dhe fuqia e saj në meidanin publik nuk është i justifikueshëm. Aq më shumë që edhe pse Basha dhe njerëzit e tij në PD janë agresuar pa fund nga foltorja dhe grupimi anti-perëndimor në PD, flasin për bashkim apo një fjalor të paqartë për konsenguencën e tyre.

Sipas të gjitha gjasave, nëse Basha dhe patia e tij do të ishte në pozitat e betejës deri në 8 janarin 2022, jo vetëm që do të ishte takuar me Blinkenin, por edhe mesazhi mbështetës do të ishte edhe më i fuqishëm. SHBA, ka mbështetur fort Grida Dumën, Ervin Saljjanjin, Gazmend Bardhin e Agron Gjekmarkajn gjatë periudhës pas 8 janarit, por më pas të gjithë shkuan poshtë ballkonin të doktorit.

Një qëndrim politik jo vetëm incoherent por një pabesi politike e nivelit spektakolar. Të gjithë këta personazhe, sipas të gjitha gjasave nuk e kanë më respektin e vlerëzimin si politikanë seriozë dhe me një qëndrim të tyre.

Kurse Bashës, edhe pse e mbështesin, duket se i thonë: hidhu djalë, nuk ka drekë falas…/Tema

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?