Nëse në panelet e televizioneve kryesore ka deklarata delirante të tipit që “non grata është hequr” apo “SPAK i janë ndalur fondet” në portalet e afërta që i drejtohen militantëve situate është edhe më e thellë.
Aty dalin në video pensionistë e avokatë që ç’nuk thonë. Që Ambasada amerikane në Tiranë është mbyllur nga Donald Trump. Është mbyllur, fiks kështu thuhet, i kanë vënë çelësin.
Dalin ca personazhe që duken sikur dalin direkt nga kafja e lagjes apo shtëpia, ku gruaja i thotë dil pak të largoj punët.
Kanë kollare veshur, ca libra mbrapa e këpusin kumbulla pafund, si një i madh që dikur ishte drejtues i madh në RTSH e sot është një roje nate në një pension në një lagje jashtë Nju Jorkut.
Janë argëtuese nëse i sheh këto direkte që mbushin prej javësh hapësirën e atyre që quhet “Zona B”.
Sepse jemi në një fazë ku ka shumë pak media që afojnë palët, e më shumë media të palëve, ku polarizimi është i madh.
Shkurt, narativa elektorale e Sali Berishës nuk është as se kush do të jetë ekipi e programi i tij, por që ai do ta rrëzojë SPAK dhe sorosianët në SHBA. Me logjikën që ngrejë sadopal stekën skandaloze të perceptimit të keq në publik që e ndjek prej vitesh tashmë.
E gjitha kjo ka një arsye. A mundet Sali Berisha të sjellë një shpresë që mund të jetë njeriu që do të sjellë ose ndërtojë një koalicion politik alternativ fitues ndaj Edi Ramës?
A mund të jetë Berisha një ndërtues i një opozite të re, e cila moralisht është më lart se mazhranca e Edi Ramës? A mund të jetë Sali Berisha, lideri që do të ndërtojë një ekip me një know how politik dhe professional që të kapë lidhjet me btën Perëndimore?
Deri tani, e sipas të gjitha gjasave nuk i intereson, pasi përndryshe e kishte bërë. Por a mundet që legjenat urbane për mbylljen e ambasadës amerikane në Tiranë apo bllokimin e SPAK të jenë të vërteta?
Ta nisim nga e dyta! SPAK është një institucion Kushtetues, që nëse Sali Berisha do ta rrëzojë, i duhet të marrë 94 vota në Kuvendin e 11 majit. Nëse siç bënë avokatët e tij politik që të heqin kompetencat e SPAK mbi krimet zgjedhore, do të duhet gjithashtu të ndryshojnë Kushtetutën.
Kur Adriatik Llalla ishte Kryeprokuror i Republikës, e kur SPAK nuk kishte lindur, një prokuror i afërt me Berishën nuk hapi dosjen për një akuzë opozitare, thjesht mori dy disqe përgjimesh që kishte përgatitur nga operatorët e tij për shkak të detyrësh dhe ja dha PD. Kjo e fundit e shpërndau ku deshi. Që është shpërdorim detyre.
Ja këtë do Sali Berisha me kërkesën me pazar të ri në Prokurorinë e Përgjithshme, që sin ë komisionet e numërimit, të ketë edhe prokurorët e tij q të ndjekin “krimet zgjedhore”. E si e ka natyrë t’i ketë edhe nga krahina e tij, si ai i disqeve, që dikush e shpall edhe martir…