Sali Berisha dhe Edi Rama

Opinion

Ylli Pata: Qetësia përpara furtunës së shtatorit

21 Gusht, 18:51| Përditesimi: 21 Gusht, 18:53

  • Share

Në këtë shtator Shqipëria hyn në një fazë krejt të re politike, të panjohur më parë. Pushteti i Edi Ramës futet në mandatin e katërt të saj me një mazhorancë super të madhe, ndërsa opozita që drejtohet nga Sali Berisha ka shpallur refrenin e protestave.

Përjashto parodinë e Pilinçit, rruga e shpallur nga Berisha duket si një detyrim-përcaktim në një rrugë, ku ai as vetë nuk e di as objektivin, e as gurët kilometrik. Për shumë arsye, por pesha më e madhe është procesi penal ndaj që hyn në fazën e tij thelbësore, e që sipas gjasave do të jetë furtuna reale politike e vjeshtës.

Ngaqë do të jetë ndoshta një proces historik, duke pasur parasysh personazhin që ka në bankën e të akuzuarit.

Nisur nga ky pozicion, sipas të gjitha gjasave Berisha do ta shtyjë opozitën në një stinë të ashpër ontestimi, duke nisur nga Parlamenti. i cili ka gjasa që të rikthehet në në skenën e vjetër të sherreve e molotovëve.

Taktikisht, kreu i opozitës, do të mundohet që me anë të një qëndrimi abraziv të kërkojë një negocim përballë mazhorancës, që nga ana tjetër ka si objektiv që të mbyllë negociatat në 2027-n.

E për ta bërë këtë, mazhorancës i nevojitet një situatë e qetë politike, pa zhurma e flakadanë, veçanërisht në Parlament. Por lepuri fle gjetiu këtu, pasi mazhoranca e Edi Ramës nddhet në një majë politike, ku nuk ka përse i intereson të zbythet nga presioni. Në fund çdo humbë? Zgjedhjet e ardhshme? Në fund të fundit ku do shkojë më? Por, përballë një Sali Berishe që ofron një skenar të ngjashëm me 2017 e 2019, trajnimi i mazhorancës është i komplotuar, e ka shumë gjasa që të mos ja përtojë një beteje. Qoftë “për sport” apo për ta rishpikur a ristartuar vetëveten, kundrejt një kundërshtari që noton në një moçal politik.

Por pikërisht në këtë shtrat politik, duket se shtrohet një rrugë për opozitën e re, e cila edhe pse e vogël numerikisht, mund të hyjë si faktor politik me peshë. Sidomos në kuadër të objektivit të mbylljes së negociatave me BE. Nëse edhe kjo opozitë do ta konsiderojë 2027 si afat i Edi Ramës dhe objektiv i tij, e jo i vendit, thjeshte i ka dhënë në kredit kryeministrit dhe mazhorancës. Nëse pikërisht objektivin e hyrjes në BE, e kthen në një objektiv politik, me një axhendë të ndryshme me qeverinë, apo edhe me opozitën e Sali Berishës, këtu mund të hyjë në lojë. E gjasat janë që të shkaktojë edhe furtunë edhe më të madhe.

Qeveria aktuale e Malit të Zi për shembull, erdhi në pushtet dy vjet më parë, pikërisht duke ndryshuar lëkurën si një forcë politike proeuropiane, e duke sjellë një axhendë për ta shpejtuar procesin e integrimit.

Edi Rama, zgjedhjet e 11 majit i fitoi pikërisht me slloganin dhe objektivin e hyrjes në BE, duke ftuar kundërshtarët në një përballje. E cila natyrisht që do të marrë formën reale në shtator. E nisur nga kjo fabula e vjetër e regjimit, ndoshta do të pijë ujë nëse kërkon mandatin e pestë./Tema 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?