Presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe Sali Berisha

Ylli Pata: Rasti 'Sarkozy', si boomerang i avokatëve mediatikë të Sali Berishës

1 Tetor 2021, 19:49| Përditesimi: 25 Korrik 2022, 09:41

  • Share

Ka rënë në sy qasja që i është bërë nga mediat pranë Sali Brishës, trajtimit politik për rastin “Sarkozy” të partisë s ëish-presidentit francez dhe e kanë homologuar me rastin Basha.

Në fakt, edhe pse na e kanë sjelë sikur është zbuluar Amerika, nuk është asgjë e re, as e paraparë. Kemi të bëjmë me një qëndrim normal që një shoqëri reagon ndaj një njeriu që e konsideron të saj.

Republikanët francezë, edhe pse është dënuar një nga politikanët më të rëndësishëm, ata nuk e kanë braktisur atë. Kanë respektuar drejtësinë, por njëkohësisht nuk e kanë braktisur historinë politike të forcës që ata përfaqsojnë.

Ky reagim është në fakt, ajo që ndodh në një vend normal e jo hipokrit. Edhe pse një person dënohet, ai nuk braktiset. Një parti politike nuk është as një Kishë apo komunitet tjetër fetar, edhe pse në këto të fundit kemi fëgjuar edhe gjëra të tmerrshme.

Nuk bëhet fjalë për shenjtorë, por për njerëz, e duke qenë kështu, flitet me logjikë e jo me hipokrizi.

Përveç Sarkozy-së, republikanëve u është dënuar edhe një tjetër politikan i madh, siç është Jacques Chirac. Thuajse në të njëjtën logjikë ka reaguar partia. E cila në fakt, kur ka pasur një rast të qartë gjyqësor apo hetimor, thjesht i ka bërë thirrje idhullit të tyre që të largohet “paksa” e të shohë punën e tij.

Madje anëtarët i kanë paguar edhe avokatin, ndoshta do t’i shkojnë edhe në burg. Shoqërinë edhe respektin nuk ka heqin edhe pse u quajt “I keq” me Kod Penal.

I njëjtë është edhe rasti i Silvio Belusconit. Ish-Kryeministri Italian, është i dënuar në mënyrë definitive për evasion fikskal e si  tillë nuk kandidonte dot në Parlament. Ju hoq titulli i “Cavaliere” nga Presidenti e u dërgua madje të punojë edhe në qendra sociale.

Por nuk ka shumë ditë, që ish-kryetari i Parlamentit Europian, Antonio Taiani, e ka propozuar Berlusconin si kandidat për President Republike i Italisë.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se në Perëndim, partitë politike i flasin shoqërisë e publikun me gjunë e racionalitetit, e jot ë bëjnë si shenjtorë.

Sali Berisha është shpallur Non Grata nga SHBA, së bashku me familjen e tij për korrupsion të rëndësishëm, minim të demokracisë e pengim të drejtësisëë. PD-ja, pas kësaj vendimi nuk ka përse të kthejë shpine e të bëjë sikur nuk ka të bëjë me doktorin. Dy të tretat e asaj armate, ende kanë terror nga ai, disa edhe e adhurojnë. Po kjo nuk ka lidhje, po bëhet fjalë për një qëndrim politik.

E nëse mediat pranë Berishës i referohen rastit Sarkozy, natyrisht se ai i bie si dush i ftohtë. Ngaqë modeli berishjan ka tentuar që çdo politikan që ka problem, ka shkelur në dërrasë të kalbur, i kanë dalë hije, ta fundosin, në mënyrën më të plotë të fjalës. Ta shkatërrojnë plotësisht.

Ndërkohë që bëhet fjalë thjesht për një shoqëri të ndarë. Nëse një politikan dënohet nga një gjykatë, ai nuk e humb lidhjen e influencën që ka pasur në atë pjesë të shoqërisë që ka ndërvepruar. Por në këtë rast partia duhet të jetë e qartë që të shohë në të ardhmen.

Sarkozy, nuk është i vetmi nga politikanët që janë gjykuar pas lënies së pushtetit. Para tij kanë qenë Margaret Thatcher, Helmut Kohl, Tony Blair, Giulio Andreoti, Betino Craxi, etj etj.

Të gjithë këto politianë që kanë pasur edhe hije përveç dritës në karrierë, janë përballur me drejtësinë, me akuzën, me mediat. Craxi, iku nga vendi i tij dhe vdiq në Tunizi vetëm nga turpi. Është Berisha më i ndershëm dhe më i palarë se ish-kryeministri i Italisë së bumit ekonomik? Apo është më i pastër se Andreoti që është një legjendë jo vetëm e shtetformimit, apo zhvillimit, por edhe mendimit politik intelektual?

Natyrisht që jo! Këtu ka një hipokrizi të madhe, në radhë të parë nga ata që e mbrojnë, që e thonë troç: Vërtetë Berisha ka mëkate të mëdha, por këto të tjerët nuk janë burra më të mirë. Dy rrugë janë” o të amnistojmë të gjithë, o ta nisim nga mëkatari i parë. E kanë bërë të gjithë. Sarkozy, nuk se është i pari…/ Gazeta Tema

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 02/10/2021 07:42

    historia e berishes eshte histori motivimi spektakolare. i duhej pikerisht kjo gje per ta bere te ndihet i gjalle.do ja degjoni zerin pas pak me besoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?