Sali Berisha

Opinion

Ylli Pata: Rinumërimi, boomerangu i një kauze verore

20 Qershor, 18:06| Përditesimi: 20 Qershor, 18:09

  • Share

Nxitja e rinumërimit në thuajse të gjitha qarqet më të mëdha në vend, nga Sali Berisha, nuk ka pasur vetëm faktorin e fitimit të kohës për të mos hapur petët e lakrorit të humbjes.

Sipas të gjitha gjasave, ideja ka qenë edhe të gjejnë në letrat e fletët e rihapura, ndonjë kleçkë që do të rikthehej më pas në fijen e barit për tu kapur disi për të mbështetur teorinë e masakrës.

Por si gjithmonë, filozofia e Berishës është kaosi, që si teori nuk është gjithmonë e sidomos përherë më shumë aq efikase. Ka qenë në fillimet e viteve 90, por që më pas ju kthye doktorit si boomerang, e cilësi politike.

Në vitin 2009, Partia Socialiste e Edi Ramës, kërkoi rihapjen e kkutive vetëm në disa qendra votimi, kryesisht në Berat, e në Fier. Në fakt nuk u kërkua rinumërim, por mbikqyrja e kutive të materialeve zgjedhore. PS-ja kishte sinjalizime se kishte në ato kuti provat e mnipulimit, që i hoqën sipas saj 2 deputet në rang vendi. Që nëse kalonin tek PS, atëherë PD nuk do ta kishte rimatin kushtetues për të ndërtuar qeverinë.

Ka shumë gjasa që indicjet e PS-së të mos përputheshin me realitetin, por kundërshtimi i Berishës për të hapur kutitë, e më pas akti ekstrem i djegies së materialeve zgjedhore në Erzen, i dhanë Edi Ramës një armë për ta kaluar momentin e vështirë të çdo lider opozite kur nuk fiton zgjedhjet.

Ndërkohë, tani jo vetëm që u hap çdo kuti që donte opozita, por procesi kaloi në një krehje totale, ç’ka dha një panoramë me sy të freskët të votimeve të 11 majit. Ku thuajse rezultati përputhej me atë që vendosën GNV-të, përveç ndonjë problemi të vogël, që është një “rrjedhje teknologjike” e ku nuk ka ndikuar në rezultat. Ishte ky numërim që shkriu si akulli në diell fabulën e “trenit bullgar” apo lëvizjeve të tjera të votës që kanë ndikuar në rezultat.

Sipas të gjitha gjasave, në shtator, Sali Berisha nuk do të ketë mundësinë më ta përdorë si tezë teorinë e masakrës, e përditë e më shumë po bëhet më i cënueshëm për lobet që po kërkojnë të kenë pjesë në opozitën e reformuar. Duke nisur nga qarqet greke, të cilët kanë krijuar një partneritet të afërt me opozitën shqiptare që nga viti 2023.

Është kjo rrymë, së cilës Berisha i frikësohet më shumë, sidomos me afrimin e procesit ndaj tij, pore dhe efektit moshë e lodhje. E nuk ka ndonjë çudi që pikërisht nga nisja e vjeshtësh të shohim daljen e emrave të rinj nga këto koridore për grupin e politikanëve të opozitës. Kryesishtn në jug, por edhe më gjerë, në mënyrë që të kandidojnë në zgjedhjet vendore të 2027-s./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?