Chris LaCivita dhe Sali Berisha

Opinion

Ylli Pata: Shenjat e para të konsulentit të Trump në fushatën e Berishës

11 Shkurt, 21:02| Përditesimi: 11 Shkurt, 21:06

  • Share

Është një diskutim i veçantë, e mjaft i rëndësishëm aspekti i parave dhe burimit të tyre për të paguar një lobist të rëndësishëm amerikan.

Megjithatë, nuk është aspak e re që politika shqiptare u është drejtuar strategëve amerikanë për të ndërtuar dhe menaxhuar komunikimin e fushatave elektorale.

Njeriu që e solli i pari knoë-hoë-un amerikan apo mood-in e një fushate alla USA ka qenë Edi Rama. I cili përgjithësisht ka pasur emra të njohur të strategëve jo nga e majta amerikane, por nga e djathta, përkatësisht republikanët.

Në vitin 2007-n, Rama kishte si këshilltar fushate krahun e djathtë të presidentit George Ë Bush, Ed Gillespie, që në Uashington ishte një lloj guruje republikan.

Ndërsa PD e Sali Berishës, ka pasur disa herë strategë nga përtej oqeanit. Në fushatën e 2005-n, pajtoi të famshmen BG&R, e cila erdhi me ndërmjetësimin e supertëpushtetshmit, Damir Fazliç.

Ndërkaq, një tjetër kompani strategësh fushate që pati impakt në fushatën e Sali Berishës ishte Podesta, ku guruji i tij Tony Podesta, shefi i kabinetit të Bill e Hillary Clinton-it ishte truri i saj.

Podesta ishte kompania që i solli Sali Berishës dy fitore të mëdha në vitin 2009,  ku i bëri PR e një partie të rrënuar pas Gërdecit, të një force të një vendi anëtar të NATO-s dhe atë të 2011-s kur Basha mori bashkinë e Tiranës. Fitore që u trukua në tavolinën e KQZ nga Arben Ristani, por ishte Podesta që e fshehu dhe e zbuti këtë manipulim skanaloz.

Pasi ka mbaruar fushatat, Berisha nuk ka kursyer sulmet ndaj demokratëve dhe Hillary Clintonit, por edhe grupit të lobimit democrat në 2017-n, për të ofruar simpatinë e republikanëve.

Dihet në vitin 2017, kur sipas edhe hetimeve të prokurorisë, PD loboi me Nick Muzin-in, një njeri afër Donald Trumpit për të realizuar takime por edhe lobime për çadrën e faqmshme.

Dihen tashmë përfundimet e atij lobimi, ku u përdorën para me lidhje të qarte ruse, e për të cilat ka pasur shkrime e hetime, që pavarësisht kundërshtimesh janë fakte të pakundërshtueshme.

Por edhe pse ju afrua mjediseve të Shtëpisë së Bardhë me anë të Nick Musin-in, Departamenti i Shtetit dërgoi në 2017-n një zyrtar të lartë në Tiranë që i dha Berishës kërcënimin e parë të rëndë nga Uashingtoni.

Ndërkaq, edhe në fushatën aktuale, Sali Berisha ka luajtur me pod të madh, duke pajtuar Chris LaCivita.

Njeriun që ka qenë personazh kryesor i fushatës elektorale të Trump, kryesisht me pjesën e mjediseve sportive të peshave të rënda, që ka një audiencë të madhe në atë që quhet “Amerika e Thellë”.

LaCivita ka ardhur në Tiranë me një copy paste të Make America Great Again, duke sjellë të njëjtët skema. Të cilat i kanë nisur që prej javësh, si kumbullat e dala nga kleriku i inatosur me Edi Ramën që se bëri ambassador, i cili tha se do vinë 100 mijë palestinezë në Shqipëri dhe do blejnë 20 mijë apartamentet bosh në Tiranë.

Apo publikimet e dosjes së shërbimeve sekrete iraniane kur u vodhën bordorotë e pagave, duke nxjerrë listpagesat e vitit 2019 të OJF-ve që janë spekuluar si lista të USAID.

Narrativa tymuese që nuk kanë lidhje asgjë me fushatën dhe alternativn e një opozite. Sidomos kur ka një si Sali Berisha në krye që është në process për korrupsion.

Nuk është çudi, që edhe tani si në 2017, DASH i Trump të sjellë një bultozer si Hoët Brian Yee që t’i bëjë ultimatumin e famshëm që e bëri të dalë nga çadra. E më pas solli në Tiranë ambasadoren Yuri Kim. Duhet pritur.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?