Sali Berisha

Opinion

Ylli Pata: Sheshelizimi fatal i partisë së Berishës

30 Prill, 19:47| Përditesimi: 30 Prill, 19:51

  • Share

Në kontekstin shqiptar është sakrilegj të krahasosh realitetin politik me atë të Serbisë. Por nuk është aspak në gjë e re. Këtu ka mb 34 vjet që flasin tellallët me grada shkencore të marra në kohën Partisë së Punës për socialistët shqiptarë që janë binjakë të Millosheviqit. Analistë që kanë mbytur shtypin toksik kosovar pa pikë argumenti duke hedhur helm e pezm pa asnjë ndalesë logjike.

Megjithatë modeli më autentik i politikës së ngjashme me atë serbe është sheshelizmi politik, kur partia Radikale Serbe u nda në vitet 2000 dhe prej saj doli grupi drejtues që sot qeveris vendin prej vitit 2012.

Vojislav Sheshel është një profesor doktor i jurisprudencës së Universitetit të Beogradit. Një ideolog dhe praktikues i një prej tmerreve më të mëdha të fundshekulllit 20 siç është spastrimi etnik.

Me rënien e Milosheviçit, Partia Radikale e Sheshelit mori përmasat e një formacioni politik anti-perëndimor dhe aleat të Rusisë. Por SHBA, Britania e Madhe dhe BE, për të ruajtur atë investim që kishin krijuar në Bosnjë dhe Kosovë, promovuan një ndarje të kësaj partie, ku dy emrat kryesorë të saj Tomislav Nikoliç dhe Aleksandër Vuçiq, ndihmësa të Sheshelit, të arrinin ta largonin djalin e frikshëm nga në mundësi qeverisje të Serbisë.

Dhe ajo ndodhi, Nikoliq dhe Vuçiq formuan partinë Progresiste Serbe duke marrë me vete pjesë e mbetje të aleatëve të Milosheviçit dhe gruas së tij Mira Markoviq, që në fakt ishte e njëjta gjë.

Vuçiq dhe Nikoliq arritën të formojnë një parti që arriti pak nga pak të marrë drejtimin e vendit, duke gjetur aleata pro-ruse e pro-perëndimore. Megjithatë qëllimi ishte të izolonte njeriun që i futi në politikë, “Doktorin e tmerrshëm” të katedrës së drejtësisë së Universitetit të Beogradit.

Nuk që rrugë e lehtë, pasi Sheshel mbajti partinë e tij Radikale, duke marrë bashki e fituar deputetë, por sot është kthyer në një faktor politik margjinal, që duket e ka pranuar edhe vetë.

Sheshel i cili është dënuar nga Gjykata e Hagës për Krime Lufte megjithatë nuk është i sansksionuar në familjen e tij nga fuqitë e mëdha.

Ai paraqitet në televizionet serbe kryesisht si analist politik, ku natyrisht ka pozicionet e tij ekstreme, por është ndjekur nga një audiencë fanatike, e ka interes edhe nga pjesa tjetër. Pasi edhe pse është ekstrem, ai ka argumentet e tij.

Në rrugën politike të tij, ai pa një trajektore të fortë; Sheshel u mënjanua nga lobe të rëndësishme perëndimore, të cilët paralajmëruan kolonelët e doktor paramilitarit se ndryshe ajo parti do të shkatërrohet. Dhe ndodhi shndërrimi në SNS.

Një parti dukshëm jo perëndimore, por që nuk është armike me Perëndimin. Një parti dukshëm mike e ngushtë e Kinës dhe e Rusisë, e që Perëndimi e përdor dhe e provokon qoftë si negociatore, qoftë edhe si furniture si në rastin e Izraelit dhe Ukrainës. Pasi real politika nuk bëhet sipas orekseve të bajraktarëve të nahijes sonë.

PD, kur Yuri Kim doli para selisë dhe tha qëndrimin e SHBA se kanë një shans për ta kthyer partinë në një alternativë, nuk ishte një shaka, por një version serioz.

Sot, siç po tregojnë të gjithë sondazhet, partia e Berishës, sado që të ketë inercinë e një reminishence ku mban shumicën e qendrës së simpatisë së fanatikëve, është drejt dezintegrimit të sigurtë, pasi nuk gjen asnjë hallkë lidhjeje.

Koalicioni Madhështor është thjeshte një imazh që nuk funksionon, ndërkohë të gjithë faktorët realë të PD-së së vjetër e opozitës së re duan të rrijnë larg Sali Berishës.

Këta faktorë i dallojnë natyrishttë mjaft gjëra nga Berisha, por kryesorja është rreshtimi i qartë dhe pa kushte pro-perëndimor. Berisha, këtë rreshtim e ka me kushte; kur e shajnë e bën armik, kur nuk e shajnë e bën mik. Ose mundohet ta bëjë mik; si Shesheli që u mundua të bëhet trumpist por që s‘ja vari kush./Tema 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?