Sali Berisha dhe Ilir Alimehmeti

Opinion

Ylli Pata: Shkaku dhe pasojat e sfiduesve të Berishës brenda PD-së

3 Qershor, 17:39| Përditesimi: 3 Qershor, 17:42

  • Share

Sfiduesi më i madh dhe politik i Sali Berishës, deri tani duket Ilir Alimehmeti. I cili kërkon që Kolegji Zgjedhor të hapë votat preferenciale brenda PD-së për të parë pozitën e tij reale në zgjedhje.

Ky është një veprim që nuk ka marrë firmën dhe vulën e PD-së, por një akt juridik individual. Aulon Kalaja, kandidat për deputet në Durrës, ka dërguar në SPAK indiciet që ai ka atë që e quan vjedhje të votave brenda llojit. Ndërkaq, të tjerë kandidatë për deputetë dalin përditë dhe flasin për “friendly fire”.

Kurse pjesa e grupit të deputetëve që u venosën në listat e mbyllura në këmbim të ardhjes me Berishën nga ish-grupi parlamentar i Lulzim Bashës, sot po heshtin. Janë shumë pa veta që po e mbrojnë Berishën, në mos qoftë vetëm Flamur Noka. i cili jo pa qëllim kërkoi në grupin e Këshillit Kombëtart ë PD-së, për të shkuar në SPAK të hënën në mëngjes. Një provokacion tipik, që kishte synim për të maur pulsin dhe mbajtur shënim kush janë “luajalët” e vërtetë’.

Po përse po ndodh kjo situatë tani? Pëpos një spontaniteti që mund të vijë nga ndonjë nismë personale, gjithçka ka një arsye; nisja e procesit penal ndaj Sali Berishës.

Proces, i cili është zhvillimi më i rëndësishëm, edhe pse nuk duan ta quajnë të tillë shumica e televizioneve që bëjnë emisionet politike të mbrëmjes, e i mbushin me çështje të stisura nga zyrat e propagandës së PD-së. 

Vendimi i gjykatësit paraprak, sipas reformës së re në drejtësi, është bazik për kalimin e një cështje në gjykim. Kushdo që e njeh sadopak ligjin, do të thotë se kemi të bëjmë një shpallje 50% fajtor.

Përkatësisht, të tre gjyqtarët që do ta gjykojnë çështjen në themel, do të duhet të marrin për bazë dispozitivin e vendimit të gjyqtarit paraprak.

Ndërkaq, procesi maratonë, që do të kthehet në event mediatik të fuqishëm, është krejt ndryshe nga pamjet e hyrjes dhe daljes nga Prokuroria Speciale. Pasi do të ketë një betejë të përditshme mes palëve në proces, provave, dëshmitarëve, luftës proceduriale e hileve për të bllokuar atë. 

Gjyqi, nëse nuk do të bëhet i hapur, që ka gjasa të ndodhë, do të jetë një skandal i madh. Gjithsesi gjërat do të rrjedhin e do të mësohet dinamika e të parit proces për një skandal gjigand siç është marrja e një prone shtetërore, dhënia e saj vajzës së tij, e më pas ndërtimi nga hiçi i 19 kullave në atë territor.

Sali Berisha e di më mirë se të gjithë, se nisja e gjyqit ndaj tij do të lëkundë pozitat e tij në parti. Ndaj rriti tonet duke sulmuar Altin Dumanin, për të dëgjuar deputetët e tij, të cilët kanë heshtur. Sepse presin ndarjen e tortës së kreut të grupit dhe drejtuesve të komisioneve parlamentare.

Ndërkaq, ata që nuk janë zgjedhur deputetë, kërkojnë të vijojnë të qëndrojë në lojë për zgjedhjet vendore të ardhshme, përkatësisht duke u ofruar si kandidatë të mundshëm për kryebashkiakë.

Lojë, të cilën Sali Berisha ka treguar se e luan krejt ndryshe; pasi cakton gjithmonë ata që nuk bëjnë zhurmë dhe nuk i shikon si një rrezik i mundshëm. Por këtë radhë nuk e ka fuqinë të luajë hapur, pikërisht prej procesit, pasoja politike e të të cilit do të duket që në seancën e parë kur prokurorët do të lexojnë aktakuzën dhe prezantojnë listën e dëshmitarëve. E ku sipas të gjitha gjasave, avokatët e Berishës, do të tentojnë lojën proceduriale të të fituarit kohë. Por që tani, hapësirën e kanë më të vogël./TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?