Ilir Meta dhe Sali Berisha

Ylli Pata: Shkaqet e konfuzionit politik pas 6 marsit

10 Mars 2022, 19:35| Përditesimi: 10 Mars 2022, 19:43

  • Share

Për të matur pulsin se çfarë po ndodh në atë pjesë që shpalli triumfin pas së djelës, mjafton të hapësh murin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Njerëz që në krye të profileve kanë fotot e Doktorit apo flamujt të LSI-së sulmojnë e i kërkojnë të largohen ambasadores Yuri Kim, se tani sipas tyre “i madhi u rikthye”.

Ndërkohë, të tjerë mbështetës të “Shtëpisë së Lirisë” sulmojnë pa fre gazetarë që sipas tyre janë  “listën e zezë” të doktorit. Të tjerë sulmojnë deputetët e PD-së që kanë kërkuar largimin e Lulzim Bashës, ndërsa ca të tjerë akuzojnë organizatorët e protestës para kryeministrisë së janë “njerëz të Sorosit e Edi Ramës” ndaj nuk duhet besuar.

E të tjerë, që në panelet e darkës janë atashuar tashmë si akuzues së SHBA e mbështetës të çiftit Meta-Berisha janë kthyer në “tribunë” të protestave që kanë nisur që prej ditës së djeshëm, së bashku me fotot që postojnë deputetë e drejtues të këtij krahu politik përpara kryeministrisë.

Në vend që shoqëria të lihet e qetë që të përjetojë protestat si reagim qytetar, zërin e rinisë dhe organizatorëve që marrin përsipër që të rikthejnë reagimin si civilizim, fut hundët politika e ditës, siç ndodhi me studentët në fundvitin 2018. E gjitha kjo ka një arsye, pasi edhe pse subjekti politik i Sali Berishës dhe Ilir Metës arriti një sukses politik, riintegrimi i ish-kryeministrit e ish-Presidentit në politikën e madhe është një ekuacion me shumë të panjohura.

Siç është edhe riintegrimi i Ilir Metës si lider i opozitës pasi të lërë Presidencën. Me një fjalë, i gjithë ky konfuzion dhe stres është se si të sistemohet ky çift politik që ka 30 vjet që është protagonist i dorës së parë në politikën shqiptare. E sipas gjasave, për një kohë të gjatë, sidomos duke përfituar edhe nga fakti i një vëmendje ndërkombëtare për luftën në Ukrainë, do të rikthehet një atmosferë e nderë sulmesh dhe gulçesh mediatike, duke sulmuar të gjithë ata që i quajnë si “armiq”.

Se vetëm kjo atmosferë e polarizuar dhe e nderë do të krijonte mjergullën e duhur për “ujqit e vjetër”, e kështu të harrohet si Non Grata, apo qëndrimet e tjera që kanë sjellë këtë stres të madh. E në këtë rrugë objektivi numër një është natyrisht heqja e Lulzim Bashës që të ndodhë më pas “shkrirja” siç e tha një deputet i PD-së i dy pjesëve të ndara, që do ta kthente dramën e opozitës në një akt të ri komedie.

Më pas, nëse largohet Basha e ndodh “shkrirja”, atëherë do të rikthehet triumfalisht Berisha në krye të PD-së, siç e tha hapur dje synimin e tij afatshkurtër. Po Meta? i cili gjithashtu ka thënë se do të kthehet fuqishëm me popullin e 2 marsit? Për të cilin Kryemadhi tha se i rri ngushtë LSI-ja? Ky është ekuacion edhe më i vështirë, po që natyrisht që do të shoqërohet me stress edhe më të madh e inat në panele e në rrjete…/TemA

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mala: 11/03/2022 09:28

    Keta dy,Sali e Iliri Floriri,jane kokat e krimit ekonomik dhe politik ne Shqiperi,Vetem largimi praktik e fizik i tyre nga strukturat politike, pasi largimi shpirteror i tyre vec eshte kryer, shqiptaret dhe Shqiperia do merr te mbaren.

    Përgjigju
  • Redi: 11/03/2022 02:48

    Koha kur protestat dhe kritikat ishin armiqesore kane ikur me kohe vakt. Ata qe tremben apo nuk i durojne as me shume e as me pak jane ca lakenj te zgjebosur qe mbahen me parate e korrupsionit politiko qeveritar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?