Artileritë që kanë filluan të bien menjëherë nga fronti i opozitës së vjetër, duket se kemi të bëjmë me një betejë të re.
Sfondi është perfekt: “Tradhtia e Ramës”, The New York Times, SHBA, familjet e pasura hebreje, Sorrosi Rotshildi e ku di sa të tjerë.
Gati për të ngritur flamurin në ballkonin e katit të tetë e për të luftuar për “sovranitetin”. Betejë që Sali Berisha dhe Ilir Meta e kanë për jetë a vdekje ngaqë kanë armik të betuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin.
Janë dy teza kryesore të atyre që nisën ta kundërshtojnë sa u publikua shkrimi i prestigjozes amerikane.
E para është e prerë, e alarmuar se po preket sovraniteti i Shqipërisë dhe po ndahet vendi. Ata që e mbrojnë këtë tezë nuk kanë dilema dhe e kanë marrë me forcë sharjen e mallkimin e Edi Ramës.
E dyta, është teza e teorive konspiracioniste se ky është plan i Sorosit për të krijuar një republikë konspirative kriptomonedhash e për të fshehur të dënuarit.
Madje këtu hyjnë edhe ata kundërshtarë të opozitës që mendojnë se në shtetin e Baba Mondit do të fshihen të akuzuarit e të dënuarit për korrupsion.
Madje një emër e kishin në majë të gjuhës, burri i veshur me jeshile që shkon shpesh të hajë ashure e karramele të Baba Mondi, ngaqë është edhe bektashi i thekur.
Sipas të gjitha gjasave zhurma do të jetë e madhe, edhe për vetë faktin se ideja u hodh si për të nxjerrë xhindin nga shishja, prej një gjigandi si The New York Times.
E cila e ka me provë, se sa shkruan për Shqipërinë shkakton tronditje të mëdha ketej nga ne. Disa vjet më parë, shpërthimi nuk ishte vetëm metaforik, por edhe konvencional.
Po si duket ideja që u hodh në një tryezë të madhe si gjigandi mediatic amerikan?
Shqipëria prej ardhjes në pushtet të Mustafa Qemalit, ka strehuar në Tiranë qendrën e një sekti fetar të rëndësishëm siç është ai i sufizmit bektashi.
Vendimi u mor në atë kohë nga Mbreti Ahmet Zogu, e për këtë punë marrëdhëniet me Turqinë e Ataturkut ishin thuajse krejtësisht të ngrira.
Pra këtu ndodhet Qenda Botërore e Bektashizmit, i cili në Shqipëri ka një numër të madh bezimtarësh, më pak në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, apo edhe në trojet e tjera shqiptare.
Bektashinjtë, janë një degë e rëndësishme, diku me shumë reputacion në botën islame, e degës shiite, e cila qendrën e ka në një vend të madh të Lindjes së Mesme siç është Irani.
I cili e quan veten si qendra e gravitetit të shiitëve që u ndanë me sunitët në betejën famëkeqe të Qerbelasë. Ideja e promovimit të Shqipërisë si qendra e sifizmit bektashi është e hershme e vjen që nga rilindasit.
Vëllezërit Frashëri që ishin vetë bektashinj, ishin edhe promovues e promotorë të këtij “protestanizmi” shqiptar brenda botës islame.
Botë, e cila nuk ka një qendër graviteti, sidomos pas rënies së Perandorisë Osmane, ku të gjithë bëjnë më katolikë se Papa, por për rolin gravitacional luftojnë Turqia, Arabia Saudite dhe Egjipti, si vendet më të mëdha.
Ndërkaq, meqë ra fjala, Turqia e ka një “shtet të vogël” brenda shtetit të madh. Ka Patriakanën Ortodokse, e cila është qendra gravitacionale e të gjithë ortodoksëve jo sllavë në botë. E cila që nga koha e pushtimit të Kostandinopojës ka qenë një lloj Vatikani brenda kryetqytetit Perandorak. Pra jose nuk njihen apo praktikohen këto përvoja në të gjithë botën.
Vatikani në Itali, që sot është një shtet i vogël, por që dikur ka pasur thuajse gjithë Italinë, nuk është subjekti i vetëm politik në Gadishullin Apenin. Pasi kemi edhe Republikën e San Marinos. Franca ka Monaco-n, Gjermania Litenshteinin, Spanja, Andorrën, Danimarka ishujt Faroe e kështu me radhë.
Por të gjitha këto janë realitete të krijuara ndër vite e me procese të caktuara politike, që kanë pasur përplasje e sherret e veta.
Por në Ballkan, e posaçëisht tek ne a mund të ndodhë që të ketë një proces apo diskutim? As që bëhet fjalë, sidomos kur kushdo pret gati një Flamur për të hyrë në luftë, pasi siç duket nuk kanë mundësi tjetër të promovohen për të fituar zgjedhjet.
Megjithatë, për të ndodhur, nuk është se bëhet thjesht me një ndryshim Kushtetute, pasi është e mund të bëhet një kauzë shpërthyese që nuk shkon pa një referendum. Pasi tezat janë gati.
Por dhe nga ana tjetër, mbreti i pashpallur i shtetit të ri ka nisur të ndajë postet. Madje përveç zyrave të pasaportave përmendi edhe një shërbim sekret të tij, një lloj “Garde Zvicerane”. Që Papa i merr të gjithë nga Zvicra e mbreti i ri do i marrë nga zona më e thekur që ka bektashinj, e ku oficera e policë dalin me shumicë. Madje edhe kryeministra e Presidenta…
E cfare e keqe na vjen duke krijuar nje shtet brenda teritorit tone,nje shtet simbolik qe me shume do te kete vlera turistike, sepse fete tek ne kane vetem vlera simbolike.Njerezit rreth feve me shume i bashkon instikti i turmes gje qe vihet re ne aktivitete ku synohet te demostrohet forca e numrave...Edi ka meriten qe arrin te kuptoi synimet e gjeo-politikes.
PërgjigjuBudallallëku i radhës,formo shtet dhe për ortodoksinë e myslimanizmin dhe bëj mutin shtetit politik na kthe në Anadollizim.
PërgjigjuOk mer ok i kan ato por shtete te medha dhe te fuqishme.po ku do i gjej Baba Mondi leket qe te krijoje shtetin e vet.dhe ste prone qe ka nje pjese e ka te grabitur.nqs e bejn investitor strategjik.ik o hed shif punen se ke boll per te bere po leni fantazite.ah po pastrut eurot qe kon grabit ashtu po.
PërgjigjuJa jep Edi Rama që te pastroje paret e veta