Nga takimi mes eurodeputetëve dhe palës shqiptare për asociim-stabilizimin

Ylli Pata: Shuplaka e europarlamentarëve ndaj Gazment Bardhit, kur BE flet shqip

30 Tetor, 21:16| Përditesimi: 30 Tetor, 21:31

  • Share

Një kronikë e publikuar mbrëmë në emisionin Realpolitix, të Report Tv, tregoi një zhvillim të fortë politik, i cili nuk u transmetua në asnjë nga mediat televizive në vend.

Në këtë kronikë, që mund të shikohet lehtë në linkun https://youtu.be/Cew_srYzGkY?si=afhveV0DPMXOkAoq, në kohën 1 orë e 15 minuta, eurodeputetët e marrin para Gazmend Bardhin, aq sa ky i fundit humb durimin dhe ja kthen në mënyrë të prerë: “Mirë, qëndroni me mazhorancën dhe parlamentin monist”.

Ajo që ndodhi në këtë  seancë ishte realisht një zhvillim shumë i rëndësishëm politik, ku të gjithë eurodeputetët, përveç Fredi Belerit, që është pa lidhje në atë institucion, i kanë bërë të ditur PD-së se nuk e pranojnë logjikën politike të kundërshtimit ndaj mazhorancës, por idetë që si Shqipëria mund të përparojë në BE.

Asnjëri nga anëtarët e komisionit të PE-së për Shqipërinë nuk e ka pranuar retorikën e PD-së. Kjo tregon se kemi të bëjmë me një fazë të re, përkatësisht të ndryshme, ku Brukseli e shikon krejt ndryshe Shqipërinë, jo vetëm me sytë e palëve, por me sytë e saj. E në këtë kontekst, PD-ja është krejt jashtë sensit, jashtë kohës, e jashtë logjikës që mund të bëhet politikë.

Nxehja e Gazmend Bardhit ku tha pak a shumë ju qëndroni me mazhorancën ne do të shkojmë në protestë është drama reale e kësaj opozite, e cila edhe aty ku e mendon pikën e fortë, është copë copë. Edhe Fredi Beleri, si një eurodeputet grek, ishte një mish i huaj në atë komision ku nuk ja varte njeri. Dhe nëse shikohet videoja, ka një qëndrim brilant të eurodeputetitit suedez që është shqiptar i Kosovës. i cili me gjuhën e nënës së tij, ja kthen Gaz Bardhit, aq fort e aq me thumb sa e nxori nga shinat.

Kush ka ndjekur zhvillimet e tatimeve të përbashkëta të europarlamentarëve, që nga koha e zonjës Doris Pack, e di që në këto takime kanë folur vetëm grupet politike, që përgjithësisht koordinoheshin me homologët e tyre. Në këtë rast ishte krejt ndryshe, ku nuk dallohej fare qëndrimi politik i konservatorëve apo liberalëve, veriorëve apo jugorëve.

E kur arriti që një eurodeputet të flasë shqip, kjo përbën një zhvillim super të rëndësishëm. Që nesër, shqipja do të jetë gjuhë zyrtare siç janë edhe të tjerat të vendeve anëtare. Parlamenti Europian, nuk është më një konfigurim i ngurtë politik i grupeve të vjetra, por gjithnjë e më shumë po vjen si përfaqësim komunitetesh. Siç është shqiptari i Suedisë apo Beleri i Shqipërisë. 

Kjo kronikë e mbajtur fshehur nga mediat shqiptare megjithatë tregon një realitet që ka qenë prezent gjithë këto vite, dhe të cilën e di shumica e opozitës, por që janë këta njerëz që duan të tregojnë një histori të rremë, që se beson kush.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 31/10/2024 16:05

    Ylli, kur do e lesh pijen? Se tu tha melcia o budalla

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 31/10/2024 08:45

    Shiko emrin:- gazmend- Gaz ne mendjen,Pra pordhet ne mendjen ,Jo tru.Joriden mos e luani,eshte gocce e Tabakhones ne Tirone.Vetem Ura Ka mbetur si monumenti kultures,se bordellot i Mbylli Diktatori i asaj kohe.

    Përgjigju
    • Arben: 31/10/2024 12:41

      Më ke knaq Kasemo ????

  • Linda: 31/10/2024 06:07

    Shume faleminderit per shkrimin tuaj po Gazmend Bardhi dhe Jorida (Sude) Tabaku punuan dje ne komision kunder Shqiperis jane te dy tradhetaret e Shqiperis!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?