Edi Rama, duket ka avancuar me afrimin e një grupi tjetër demokratësh të Vlorës në kuadrin e qeverisjes vendore në Vlorë, përkatësisht në bashki.
Zhvillime që ish-drejtues të PS-së, ndoshta me arsyet e tyre i konsiderojnë si kooptime të panatyrshme. Ish-ministri i Financave në kohën e Fatos Nanos, Arben Malaj ka qenë mjaft kritik për këtë zhvillim. E gjasat janë që këto kritika të vazhdojnë, pasi parë në këndvështrime të ndryshme mund te gjenden normal arsye për ta parë me sy kritik.
Megjithatë, ky nuk është zhvillim i ri. Në zgjedhjet e 2023-shit në bashkinë e Shkodrës, kjo aleancë që tani po bëhet më e hapur, ka qenë jo aq e shpalur, megjithatë, në territor ishte e plotë. Benet Beci, arriti të fitojë në të gjitha qendrat e votimit të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë një bastion i palëvizshëm i PD-së.
Sali Berisha, duket ka qenë humë i shqetësuar nga këto vendime, pasi ka tentuar ta trajtojë si “ëar affair”. Që do të thotë se kemi të bëjmë me një tradhëti të njerëzve që ai ka larguar. Duke ju referuar rastit Rusmali, për të cilin të gjithë e dinë se ish-ministri i Drejtësisë u larguar sepse u konfliktua me Berishën, ngaqë nuk dnte të firmoste ngritjen e punishtes së Gërdecit. Të cilin e bëri pasardhësi i tij Aldo Bumçi. Megjithatë kjo është një çështje që ka të bëjë me hetimin gjyqësor, porn ë këtë rast është i rëndësishëm logjika politike.
Afrimi i njerëzve të PD-së në gjirin e mazhorancës, diku me poste politike siç janë ato të deputetit, apo edhe me pozicione ekzekutive në administratë, nuk është bërë me zor. Kemi të bëjmë me një vullnet politik, i cili ka brenda të gjitha atributet e një marrëdhënie dhe marrëveshje mes palëve.
Marrëveshje e marrëdhënie, që në të ardhmen pritet të ketë zhvillimet e saj politike, qoftë brenda PS-së, qoftë si pol aleance me PS-në në qeverisje. Një fenomen, që për socialistët nuk është fare i ri. Ndoshta jo në këtë formë kaq të bujshme, por gjithsesi me një aleancë tipike politike, kjo marrëdhënie ka ekzistuar edhe në të shkuarën.
Kur PS-në e ka drejtuar Fatos Nano. i cili afroi në qeverisje j thjeshte ish-drejtuesit e PD-së që më pas krijuan Aleancën Demokratike, pore dhe personazhe të tjera “indipendente” që vinin nga një militim në PD. Gramoz Pashko, Shpëtim Idrizi, Arben Ahmetaj, e mjaft emra të tjerë që nuk u afishuan politikisht, u emëruan në poste shumë të larta qeverisëse, si pjesë e një marrëveshjeje aleance.
Instituti i Genc Rulit, me një grup ekspertësh të njohur si Neritan Sejamini, Dritan Shano etj, u afruan në stafin e kryeministrit jo thjeshte si teknokratë, por që ndikonin edhe në politika qeveritare.
Në kohën e Nanos, Berisha u dëmtua shumë nga këto zhvillime, por duket bashkëpunimi me Ilir Metën, i cili tentoi t’i merrte PS-në kreut të saj, e ndihmuan shumë. Sa që në vitin 2005, edhe si pasojë e problemeve në qeverisje dhe mungesës së reformave, e ndihmuan të rikthehet PD-ja në pushtet.
Edi Rama, ndërkaq, ka pasur gjithmonë një grup të tijin që vinte nga elektorati i djathtë, pork jo që po ndodh tani është një zhvillim politik i pastër. Ku të dy palët kanë synimet e tyre të qarte. Rama, për ta ndalur konfliktin dhe polarizimin, kurse njerëzit e PD-së, për të krijuar mundësitë e ndërtimit të një opozite jo “revolucionare” por si alternativë qeverisëse.
Nuk përjashtohet, se në këto lëvizje të ketë edhe një ndikim të rëndësishëm edhe nga ndërkombëtarët, posaçërisht BE, që ka gjasa që i ka kërkuar mazhorancës ër të ndërtuar një consensus më të gjerë politik, në kuadër të mbylljes së negociatave.
A do ta forcojë Berishën ky pol, të cilin si edhe herët e tjera e ka quajtur “tradhëtar”? Nuk ka gjasa, pasi një herë bie “daci në kos” siç ndodhi në 2005 kur u kthyen djemtë langprishës. Sot jemi në një gjendje politike krejt tjetër, sidomos brenda të djathtës. Gjë që e treguan zgjedhjet e 11 majit./Tema
Komente
