Albana Vokshi dhe Flamur Noka në Kuvend

Politikë

Ylli Pata: Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

17 Qershor, 20:23| Përditesimi: 17 Qershor, 20:25

  • Share

Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt spontanë.

Zëra që vijnë nga “kushina mediatike familjare”, të cilët si papritur po shpërndajnë idenë se mungesa e Berishës, ka sjellë një thatësirë në politikën e selisë blu.

Këto zëra, po thonë se vezën e doktorit nuk po e bën asnjëri tjeter nga udhëheqësia dhe hapësira nuk po mbushet as si sasi, jo më për cilësi e përmbajtje reagimi politik.

Parë në kontekstin e telekomanduar të këtyre reagimeve, shtohen dyshimet nëse kemi të bëjmë me një “virozë politike” apo vërtetë doktori nuk ndjehet mirë.

Gjë që është normale pas një strapacimi të gjatë fushates për moshën që ka, është normale një pushim e qetësi disa ditore. Sidomos pas dhëmbies së kokës nga bllokimi i situatës përtej oqeanit, edhe pse lëvizi një sasi e madhe dollarësh-plot gjashtë milionë.

Megjithatë, edhe sikur viroza të jetë bërja e vërtetë, sinjalet e një reagimi i tillë kritik ndaj lidershipit aktual poshtë Berishës, duket se ka brenda shkaqet por edhe pasojat e tij.

E para, zhvendoset debati, diskutimi, nga dorëheqja apo largimi nga posti i kryetarit të PD-së duke përdorur “nenin Basha”, me synimin e krijimit të një fronti të ri për ta sfumuar të parin.

E dyta, është krijimi i një situate alla reality show, ku rrit tensionet për nominimet apo eleminimet e radhës. E në këtë rast, duket se kanë filluar të qarkullojnë fabulat e para, ku fantazia fluturon shumë, nga bastexhinjtë mediatikë të politikës.

Fantazitë kanë lëvizur nga sherri i Flamurit me Albanën, tek ndëshkimi i pritshëm i Gaz Bardhit, rikthimi i Saljanjit, apo emërimi i një udhëheqësie të re.

Të gjitha këto sinjale, krijojnë një perceptim spastrimesh të mundshme në shtator, por që duken më shumë për të zhvendosur vëmendjen nga “neni Basha”. Pasi Berisha nuk e ka komoditetin, të paktën tani, për të nisur një fushatë spastrimesh, sidomos përpara zgjedhjeve lokale, pasi përçarja e dukshme, mund të marrë përmasa edhe të mëdha si perceptim.

Doktorit i intereson një statusquo, por siç ka bërë gjithmone, i intereson të luajë me emra e situata, për të sajdisur opinionin, kryesisht atë opozitar. Për t’i dhënë një shpresë të rreme se do të ketë lëvizje, spastrime, apo pëgjegjësi pas rezultatit të rëndë të 11 majit.

Të paktën ta mbajë me gajret deri në shtator, pasi atëherë, pasi të ikë vapa me gushtin, ndoshta del ndonjë histori e re, për ta thurur kështu nga telekomandat familjare të televizionit.

Gjithsesi, edhe pse Berisha kërkon të tregojë se është fort në lojë, edhe pse pa qejf, duke luajtur fijet e intrigës dhe lojës mediatike, çështja e problemeve në udhëheqësi, duket se qëndron.

E kjo u pa që në seancën e djeshme të Kuvendit, ku një pjesë e madhe e deputetëve ishin me nerva të tendosura. 

I vetmi nga të rikonfirmuarit që e kishte “dyst”, ishte Gjekmarkaj, që duket se e ka marrë sërish lehtë, e nuk shqetësohet nga niveli i lëvizjes së humorit, apo nervave të doktorit./Tema

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?