Sali Berisha, Fredi Beleri dhe Vangjel Dule

Opinion

Ylli Pata: Largimi i Berishës? Skifterët e tij, 'luanë' me të tjerët, qëngja me Fredi Belerin!

19 Maj, 18:46| Përditesimi: 19 Maj, 20:26

  • Share

Zërave të dalë deri tani nga njerëzit afër Sali Berishës, në lidhje me mundësitë e largimit të tij, njerëzit e establishmentit të PD-së janë përgjigjë ashpër.

Madje, duke krijuar edhe situate idiote, siç qe batuta alla rrugë e Flamur Nokës me një gazetarët e televizioneve që mbulojnë PD.

Ndërkaq, pyetjeve nëpër studio, që kanë u janë bërë nga analistë panelesh apo drejtues emisionesh, u janë përgjigjur ose me No Coment, ose me kundështim të hapur e të prerë.

Mirëpo, nuk ka asnjë koment apo qëndrim politik ndaj deklaratës së fortë të Fredi Belerit në lidhje me analizën e PD për humbjen apo largimin e Sali Berishës.

Fredi Beleri, aktualisht nuk ka lidhje fare as me opozitën e madje as me politikën shqiptare. Ai është një eurodeputet, i zgjedhur nga një krah radikal i politikës greke në Parlamentin Europian, Beleri që prej zgjedhjeve të vjetshme, nuk përfaqëson më as Omonia-n, pas PBDNJ-në, e aq më pak Partinë Demokratike.

Përfshirja e tij në fushatë apo përkrahje, është një dëshirë, apo mbështetje legjitime e një aleati të ngushtë.

Por ndërhyrja direkte, analitike, madje edhe kërkesat e diktuara, nuk janë gjë tjetër veçse një ndërhyrje në punet e e brendshme, nga ana e një zyrtari të një shteti tjetër ndaj punëve të politikës shqiptare.

Nuk do të kishte asgjë sikur edhe ministria jonë e Jashtme, të bënte komentin e saj për këtë ndërhyrje, por gjithsesi PD-së i takonte të ishte e para që do të duhej të fliste për këtë çështje.

Pasi deklarata e Fredi belerit, nuk është thjeshte një koment ashtu në të nxehtë nga emocionet e para politike pas zgjedhjeve. Ajo u duk si një plan politik që fliste jo thjeshte me atë se si mund të reagonte opozita shqiptare ndaj humbjes së thellë të 11 majit, por parshikonte një plan sesi do të jetë ose duhet të jetë opozita e re në të ardhmen.

Që gjasat tregojnë, se Beleri po diktonte linjat politike të një drejtimi që natyrisht duhet të përcaktohen nga forumet e PD-së.

Ajo deklaratë e Belerit është së pari mosmirënjohje ndaj mbështetjes së fotë e të pakursyer që i ka hënë PD, PL-ja dhe e gjithë opozita shqiptaret gjatë gjithë çështjes së tij gjyqësore në Shqipëri, kur garoi për kryebashkiak të Himarës.

Qëndrimi i tij para dy ditësh u duk si pa takt, apo gjuajtje poshtë brezit, por gjasat janë që të mos jetë spontane, por pastërtisht politike.

Nëse ka humbur shumë PD në këto zgjdhje, është goditur nga aleanca me Fredi Belerin, e kjo dukej qartë edhe në votën e shqiptarëve që jtojnë në Greqi, por edhe votën masive kundër në qarkun Vlorë, apo edhe Gjirokastër.

Deklarata e Belerit, është jo thjeshte një pakënaqësi e qartë e segmenteve të politikës greke ndaj aksionit politik të opozitës për votat në zonën e Himarës, ku interesi ishte i lartë, por duket se ishte më shumë se kaq.

Dhe ajo që u duk nëpër kontekstin e gjuhës së ngatërruar e jo shumë të qartë të eurodeputetit Beleri, u pa se Athina, ose më saktë ata që mbështesin Fredi Belerin, duan të marrin pjesë në rikompozimin e PD-së, dhe të kauzave të saj politike karshi politikës së brendshme dhe asaj të jashtme.

Deklarata e Belerit nuk ishte thjeshte një qëndrim, por një demonstrim, i cili u shfaq edhe aq i zhurmshëm dhe ikonik në mitingun mbyllës së fushatës. Ku në preencë të LaCivita, për ardhjen e të cilit ka ndikuar fort lobi grek në SHBA, Sali Berishës ju dhurua një bluzë me numrin 1 që kishte Aleanca e Shqipërisë Mahëdhështore, e poshtë ishte flamuri i Greqisë. Një gjest i rëndë që e bëri Berishën të heshtë.

Dhe qingja skifterët e tij, që s’lënë fjalë të rëndë pa u thënë gazetarëve dhe kolegëve të tyre…/Tema

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?