Në pragun e fundjavës së shkuar, disa nga mediat mbështetëse të Sali Berishës dhe Ilir Metës, nxorën si lajm, mundësinë që Enkelejd Alibeaj do të propozojë si kandidat për president të Republikës, poetin disident dhe diplomatin e njohur Visar Zhiti.
Në fakt nuk përbënte fare zbulim qarkullimi i emrit të Visar Zhitit, pasi jo vetëm sot por 5 vjet më parë është diskutuar apo hedhur në public mundësia që Visar Zhiti të jetë kryetar i shtetit shqiptar.
Edhe realisht intelektuali i njohur, jo vetëm që i plotëson kriteret për të qenë një President i mirë dhe përfaqësues, por plotëson edhe një krtier që e kanë shumë pak vetë, po shumë pak ndër shqiptar. Një intelektual i klasit të parë, por edhe njeri social, Visar Zhiti është ndër ato shqiptarë që përcjell shumë paqe e qetësim në komunikimin e tij publik. E kështu rrok një rezonancë të gjerë pranueshmërue në të gjithë publikun shqiptar.
Ai është një nga ato intelektualë që edhe pse të gjithë e dinë se gjithë jetën ka qenë votues dhe mbështetës i Partisë Demokratike, merr vota dhe ka pranueshmëri të gjerë edhe ndër socialistët. E kjo jo thjesht se ka një njohje e miqësi të vjetër me Edi Ramën, pasi kjo pranueshmëri është më shumë sesa kaq.
Në vitin 1998, në kulmin e një përplasjeje dhe përplasje në politikën shqiptare mes PD-së dhe PS-së, në Romë u zhvilluan Ditët Parlamentare të Shqipërisë, aktivitet ku morën pjesë një grup i madh deputetësh nga Shqipëria, i cili u organizua nga ambasada jonë në kryeqytetin italian. Në të cilën ishte një ekip miks demokratësh e socialistësh që jo vetëm shkonin perfekt, por këtë atmosferë dhe e “eksportuan” tek deputetët. Ambasador në atë kohë ishte intelektuali i njohur Pandeli Pasko, i emëruar nga qeveria e PD, diplomat: Visar Zhiti i emëruar nga qeveria e PD dhe Ylli Polovina i emëruar nga qeveria e PS.
Deputetët e PS-së e PD-së panë se ai sherr e armiqësi që ishte krijuar lart nuk ishte thither fare në institucione të tilla, ku punën e kanë në dorë intelektualë safi. Në atë kohë u zhvillua një ekspozitë e artit mesjetar shqiptar në selinë e Parlamentit Italian, ku shpjegues e cicëronë ishin Vittorio Zgarbi-deputet e Visar Zhiti. i cili në syrin e personaliteteve të politikës dhe artit në Itali gëzonte një respekt e simpati të theksuar.
Megjithatë, Visar Zhiti, edhe pse një intelektual i dorës së parë dhe një VIP i njohur edhe në qarqe ndërkombëtare është një personazh që në publik sfaqet i thjeshtë modest, e jo me salltanetet e njerëzve të famshëm të salloneve të Tiranës.
Një karakter fisnik, të cilin e tregoi edhe pas dhimbjes së tmerrshme që e goditi me humbjen e djalit të vetëm. Zhiti prej kohësh jeton e punon në SHBA, ku edhe atje ka krijuar lidhjet e njohjet e tij, falë aftësisë e komunikimit që e ka talent për të përhapur pozitivitet.
E nëse Visar Zhiti, mund të jetë një kandidat për President, jo vetëm që nuk ka asnjë gjë të keqe, por i bën vetëm të mira vendit.
Nuk ka rëndësi a mund ta përkrahë apo preferojë Edi Rama, apo e propozon Enkelejd Alibeaj, peshë në këtë rast ka profili i duhur dhe me consensus të gjerë që gëzon Visar Zhiti.
Por, mediat pranë Berishës e LSI-së, e nxorën në fundjavën e shkuar, e më pas, kur Enkelejd Alibeaj tha se kandidati për Presidentit nuk duhet të jetë komunist, thanë që e kishte fjalën për Visar Zhitin, të cilin e kanë konsideruar si “kandidat të Ramës”. Thjesht për ta baltosur, siç tentuan ta baltosin, kur nuk e dërguan në Vatikan si ambassador vetëm ngaqë e kishte propozuar qeveria.
Po sikur PS të propozojë për president Ismail Kadarenë apo një figurë të tjerë të rëndësishme shqiptare, a është ai një “kandidat i Ramës”? Natyrisht që jo. Megjithatë, fakt është se po tentohet të kundërshtohet e linçohet figura e Visar Zhitit, pasi e shohin si një kandidaturë e ardhur nga Uashingtoni, me të cilin Berisha është në luftë.
E meqë ra fjala, në vitin 2002, vërtetë Alfred Moisiu u propozua nga PD, pra nga Berisha si President konsensual në tryezën me Fatos Nanon.
Por nëpërmjet dy kandidaturave që u diskutuan, SHBA preferoi Moisiun, i cili në atë kohë ishte Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut, një think-tank shumë e rëndësishme e lidhur ngushtësisht me grupimet pranë NATO-s. (Para pak ditësh kreu i Shoqatës Atlantiku të Malit të Zi u zgjodh kreu i shërbimit sekret të atij vendi nga kryeministri i ri Dritan Abazoviç).
Sali Berisha vërtetë e zgjodhi, por realisht asnjë ditë nuk shkoi mirë me Alfred Moisiun gjatë presidencës së tij. Pasi e konsideronte si kandidaturë nga “përtej oqeanit”…/TemA