Ka shumë komentatorë që e konsiderojnë si fenomenin real politik të 11 majit grupin e aktorëve politikë, të cilët kanë edhe nga sondazhet e publikuara kuota të rëndësishme perceptimi.
Gjithçka do të vërtetohet pas 11 majit, kur të numërohen votat, megjithatë një konsideratë pas gjithë këtij llastimi pafund të këtyre aktorëve “të rinj” edhe mund të thuhet.
Shqipëria është një nga vendet ballkanike që imperativisht kanë nevojë për një klasë politike të re. Për një klasë politike që të hyjnë në një fushë të minuar, ku do të duhet të ecin jo vetëm me dedektor, por edhe me përgatitje akrobatike që të mos hidhen në erë.
Ne sot jemi në gjendje, pas një përvoje që ka pasur jo vetëm Europa me të ashtuquajturët aktorë “antistem” se asgjë nuk kanë qenë ashtu siç duket. Aktorët nuk kanë qenë antisistem, por kanë dashur të përmbysin një kastë për të favorizuar një tjetër që me shiringa i ushqente si serumet akute me glukozë dhe kripra të gatshme për të hyrë shpejt në një kompeticion xhungle, madje edhe më i egër se kaq që është politika.
Kemi provuar mjaft eksperimente të ashtuquajtura antisitem. i kemi në rajon, ku në Mal të Zi, partitë në qeverisjen e vendit erdhën si një risi proeuropiane antisystem e sot nuk janë gjë tjetër veçse pjesë integrale e së shtuquajturës “Botë Serbe” të financuar jo vetëm nga Beogradi, por edhe Moska e qendra të tjera rajonale.
Siç kemi provuar versionin e ashtuquajtur anti-sistem të Beppe Grillos në Itali. Një lëvizje par-exellance si kundërshtarja e statusquo-së. Grillo, një comedian që për 20 vjet solli teatralisht problemet më të rënda të monopoleve ekonomike, mjedisore, por natyrisht edhe strukturale politike, formoi një lëvizje, e cila u quajt demokraci direkte. Ku vendimet duhet ë merreshin jo nga institucione, porn ga të gjithë anëtarët e lëvizjes, nëpërmjet platformës online. Që e kontrollonte një person, një gjeni i informatikës, i cili kishte një prind përkthyes të rusishtes, i cili pas disa vitesh vdiq nga kanceri po i biri u bë njeriu që mbante paswordet e demokracisë direkte online të deputetëve të Lëvizjes pesë Yje. Koha e tregoi se ajo nuk ishte një lëvizje antisistem por një parti e në sistemi tjetër, më e lidhur me Kinën e më pak me Rusinë. Sot ajo parti antisystem është shkërmoqur dhe ka mbetur si një parti normale e së majtës italiane.
Megjithatë, Grillo, një gjeni i komunikimit arriti të ngrejë një kauzë që tronditi totalisht politikën italiane për ca kohë. Por që në fund solli në pushtet ekstremistët e së djathtës.
Tek ne, nuk kemi një Beppe Grillo, por disa personazhe të rinj të cilët kanë një fat të madh, pasi e kanë fushën bosh të opozitës nga ai tsunami që shaktoi Sali Berisha pas shpalljes Non Grata nga SHBA e më pas nga Britania e Madhe.
Por tek ne partitë e reja kanë dalë me një qëndrim antisystem, kanë reklamuar edhe një qëndrim të egër ndaj qeverisë dhe politikës së vjetër. Por ka një problem të mafh, më shumë se politikanë, këta personazhe duket në shumë si njerëz të emisionet Përputhen apo Big Brother Vip, ku për të rënë më shumë në sy bërtasin apo çmenden më shumë. Edhe njeëz që dikur kanë qenë më të edukuar si Arjan Konomi, sa ka hyrë në paartinë e Lapajt vetëm është pataksur.
Ka një eksitim që vjen nga sondazhet partiake, e në mënyrë krejt pragmatike këto parti po kërkojnë të marrin pjesë e elektoratit anti-Rama, si një qoftë e gatshme e ofruar nga një familjars si qerasje në lokal. Megjithatë politika, më shumë se një qoftë apo një baklava veresie, ka të bëjë me një kauzë politike. Që nuk e ka asnjëra nga partitë e reja, edhe pse kanë shumë frenezi komunikimi në rrjetet e reja.
Në vitin 2013 Kreshnik Spahiu kishte një kauzë të fortë politike siç ishte nacionalizmi dhe tentoi ta luajë me agresivitet, gjë që i rriti kuotat, duke afruar rreth vetes jo vetëm aktivistë, por një grup intelektuaësh që i dhanë asaj lëvizje një fuqi më potenciale. Por me ndërhyrjen e fortë të Ilir Metës, që në atë kohë ishte imperative i Edi Ramës për ta futur në koalicion, u ndërhy dhunshëm për ta ndaluar rritjen e saj,
Lapaj është një kopje e shëmtuar e Spahiut, me një mënyrë të re komunikimi, por nuk se ka një kauzë politike, e cila në realitet nuk ka lidhje me zgjedhjet aktuale, por me ndërtimin e një ekipi që mund të eci avash avash drejt krijimit të një lëvizje. Në fakt këta partitë e reja nuk kanë as nënkryetarë e jo më ekipe apo intelektualë që të formësojnë logjikën politikë të një kauze. Edhe perceptimi që jepet në sondazhet ngjan më shumë si një fryrje me helium i tollumbaceve të fëmijëve që sa më shumë ngrihen shpërthejnë. Giorgia Meloni që sot është jo thjeshte kryeministre e Italisë, ka qenë një partiçkë me 4.1%.
Por me anë të aleancave të duhura jo thjeshte me disa parti por me ajkën e industrializtëve të italisë, arriti të krijojë një profil lidereje, që jo thjeshte është gati të marrë vendime të mëdha, por ka një ide se kush janë këto vendime. Ky quhet revolucion politik që jep karakteristikat e një lideri, jo futja e familjaëve në lista për të ruajtur një rol deputete. Një politikan, para se jetë deputet, duhet të ketë një fuqi bindëse dhe krijuese në territor. Ajo që tregoi PD sot është se nuk vlen asgjë mandate i deputetit për tu bërë politikan, por e kundërta./TemA
Komente
