Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Opinion

Ylli Pata: 'Trekëndshi i Bermudës', një zhvillim historik i politikës shqiptare!

28 Tetor 2021, 17:39| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 17:42

  • Share

Ka bërë bujë deklarata e sotme e Lulzim Bashës në Kuvnd, ku ka futur në “trekëndshin e Bermudës”, pra në zonën e rrezikshme të politikës, Sali Berishën, Ilir Metën e Edi Ramën.

Që do ta vendoste Edi Ramën në çdo kufi të zi të optikës së tij, kjo pritej, ngaqë PS është kundërshtarja e Partisë Demokratike.

Për Ilir Metën, Lulzim Basha nuk ka folur për herë të parë. Një qëndrim të ngjashëm, madje mjaft të ashpër e ka dhënë edhe në fushatën e shkurtër për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2015. “SHPK-në e Ilir Metës do ta çojmë për skrap.

Demokratët që kanë votuar LSI-në do të rikthehen në shtëpi”, deklaroi atëherë Basha, i sapodalë nga një marrëveshje me Edi Ramën që u “noterizua” nga qeveria e SHBA-së si dhe Bashkimi Europian.

Marrëveshje që kishte si logjikë pikërisht atë linjë që po flitet sot, ku ndoshta jo bashkëqeverisje PD-PS por një kurs reformash të përbashkëta që do çonin në çmontimin e politikës së vjetër e në një fushatë për zgjedhjet lokale të qetë, ku Basha mund të fitonte bashki të rëndësishme të vendit si Durrësi apo Elbasani, që ishin kthyer në zona problematike për mazhorancën socialiste.

Siç dihet Rama fitoi zgjedhjet e 2017-së e ftoi Lulzim Bashën që të vijojë paktin. Por kreu i PD-së përmbysi tavolinën, duke u joshur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

I friksuar nga humbja e 250 mijë votave të djathta që i shkuan LSI-së me urdhër të doktorit, Basha u tulat sërish, duke marrë përbazë edhe premtimet e doktorit e Ilir Metës, që duke pasur Kryeprokuror Adriatik Llallën, ata do të rrëzonin Edi Ramën brenda gjashtë muajsh.

Si armë kishin dy: rastin e Saimir Tahirit dhe përgjimet e famshme të Dibrës e Durrësit, që njihen tashmë si dosjet 184 e 339.

Prokurorët e Krimeve të Rënda, vepruan si ushtarë besnikë të Metës e Berishës, së bashku me disa zyrtarë të Shërbimit Informativ Kombëtar. Të cilët çuan në selinë e PD-së çdo material që e konsideronin si kompromentues, në vend që të bënin detyrën e të hetonin mbi këto indicje.

Epilogun e këtyre ngjarjeve ne e njohim; përplasje 4 vjeçare ku kulmi arriti në djegien e mandateve, protestave të dhunshme, bojkotin e zgjedhjeve lokale, e më pas 25 prillin.

Por me ngjarjen më të rëndësishme politike në këto 25 vjet, që ishte shpallja non grata e Sali Berishës dhe familjes së tij, prej qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha, mbajti anën e Uashingtonit.

Dhe me avash, por me vendosmëri u distancua nga Sali Berisha. Në fillim të shtatorit e përjashtoi nga grupi parlamentar, e sot e shpalli një segment të dëmshëm të shoqërisë shqiptare.

Së bashku me Berishën, ai cilësoi edhe Ilir Metën si poli i rrezikshëm, ku e krahasoi me trekëndshin e Bermudeve, i cili konsiderohet si varri i çdo mjeti lundrues që i afrohet.

Normalisht në këtë pol ka vendosur edhe Edi Ramën, realisht njeriun që do të duhet ta mundë me zgjedhje e kjo është dialektike.

Megjithatë ndarja me thikë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, duke i vendosur në “boshtin e së keqes” nga kreu zyrtar i PD-së, ka përshkallëzuar ndarjen e tij nga dy mentorët e djeshëm të tij politik, por edhe ka vënë një gur kilometric në politikën shqiptare.

Që realisht shënojnë mbylljen e tranzicionit. Pasi Partia Demokratike zyrtarisht i konsideron si pjesë e të shkuar Sali Berishën e Ilir Metën. Gjë që deri para pak javësh as nuk mendohej, qoftë edhe duke i referuar arsyetimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi i PD-së.

Ja ky është tajfuni që ka ardhur nga Uashingtoni në fund të majit. Që duket është vetëm lëkundja e parë e madhe…TemA

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tre qete dhe ujku: 28/10/2021 20:44

    Përralla "tre qetë dhe ujku" është e njohur nga të gjithë shqipfolësit, sidomos në rrethet e politikanëve. Aty rrëfehet se si ujku nuk arrinte ti hante qetë (buajtë),sepse ata bashkoheshin së bashku për të zbrapsur ujkun,i cili largohej me bishtë nën shalë. Përralla vazhdon pastaj me metodën që gjeti ujku për ti percarë qetë. Ai "kontaktoi" dy qetë e vegjël dhe u tha se kau më plak po u hante barin që kullosnin për tetë vjet pa bërë ndonjë punë,prandaj,u tha ujku,më lejoni mua që ta ha atë dhe ju do ta keni të gjithë kullotën për vehte... Kështu ujku hëngri edhe kaun tjetër,ndërsa kau më i vogël kur e pa se si do të përfundonte ja mbathi tek lopët hollandeze.. Shënim: Ujku nuk është ai që mendoni ju.Këtu është fjala për ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?