Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti

Opinion

Ylli Pata: Vota për Tabakun dhe Alimehmetin, ishte votë politike kundër Berishës

20 Maj, 19:58| Përditesimi: 20 Maj, 20:02

  • Share

Adriana Kalaja duket që është një axhami që nuk merr vesh nga politika. Nuk njeh strukturat, fushatën, ka ndërruar 7 parti, nga PS te LSI, Libra, Sazan Guri, të gjitha bashkë. Në të gjitha konkurrimet nuk ja ka dalë. Në këtë fushatë garoi për PD dhe humbi.

Dhe kë ka sulmuar? Dy njerëzit më të votuar në listën e hapur të Tiranës. Jorida Tabakun dhe Ilir Alimehmetin. Të cilët i quan si njerëz që kanë marrë vota nga Rama.

Ilir Alimehmeti, kush e njeh në PD e njeh si një dishepull të doktorit e më shumë të Lirie Berishës, ndërsa Jorida Tabaku, ka qenë sa herë është zgjedhur, një personazh i strukturave të PD. Të cilat natyrisht nuk janë aq solide si organizatat socialiste, dhe më shumë duken se janë, por ka ardhur nga grupseksionet e PD.

E gjithë kjo është një hall më vete për doktor Berishën dhe për establishmentin e tij, që edhe pse kanë harxhuar aq shumë lekë, energji e natyrisht marrëveshje me Edi Ramën për ta bërë opozitën copë-copë, strukturat e PD nuk e duan.

Ndryshe, nuk kishin votuar as Ilirin, as Joridën, por Kalanë. E cila ka folur gjithë kohën me gjuhën e Sali Berishës. Për katër vjetët e fundit të paktën.

“Do sulmojmë Ambasadën amerikane, do vendosim tritolin në kulla” e kullat më pas merrnin leje etj., etj.

Problemi i votës ndaj Tabakut e Alimehmetit nuk është votë preferenciale, siç ka qenë në 2021 vota ndaj Belind Këlliçit në Kombinat, apo edhe kandidatëve të tjerë. Kësaj here vota e hapur nuk ishte votë preferenciale, por votë politike.

Po shikohet si në PS, edhe në PD. Është hera e parë e sipas gjasave do të nisë përplasja më vonë. Por vota e hapur është votë politike që në një farë mënyrë apo të gjitha mënyrat është votë kundër Sali Berishës.

Nëse në 2021 Berisha mund të justifikohej se hajt mo nuk bëra fushatë, këtë herë fushatën e ka para syve; në votat e Tabakut e Alimehmetit.

Një kryetar normal, e kupton mesazhin dhe krijon një ngjizje, i jep një fuqi përfaqësimi kësaj votës direkte, madje shumë të rëndësishme.

Për shembull: Joridën kryetare të grupit parlamentar dhe Ilir Alimehmetin, sekretar të Përgjithshëm të PD-së. Ose zëdhënës, pasi doktor Iliri është shumë i qetë dhe i ëmbël për mediat. E ka treguar që nga koha e pandemisë.

Por Sali Berisha dhe figurat rreth tij e urrejnë këtë çift. Ata duan vetëm simfoninë e inatit. Që duan ta shesin për Wagner, por në fakt e ka kompozuar ai që dogji kishën… /TEMA/

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • sali: 20/05/2025 21:29

    MOS MUNDONI TE FRYNI ATE QE NUK NDODH,NE PD NGA I VOGLI E DERI TEK SALA JANE TE KLLONUAR SI BERISHISTE E TALEBANE.Dhe te dy keta jane berishiste nuk ndryshojne dot,Ajo parti ndryshon vetem pasi te zhduket fara e mbjelle e Berishizmit aty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?