Gazetari Ylli Rakipi ishte ditën e sotme në Gjykatën Penale të Tiranës, ku depozitoi një kundër padi ndaj kryeministrit Edi Rama.
Ai tha se ka kërkuar që procesi gjyqësor të zhvillohet me dyer të hapura.
"Kam bërë kundërpadi për Ramën, se ai ka nëpërkëmbur dinjitetin e gazetarëve dhe timin sa e si ka mundur, është rast shumë i cuditshëm kur shkon në gjyq një njeri që është më gojështhururi, që nga 1912 në qeveritë e vendit. Ju e keni ndjekur fjalorin që përdor për ne gazetarët dhe cfarë thotë e deklaron. Po ju sqaroj që ky gjyq është politik, eshtë përpjekje e Ramës që unë të mbyll emisionin, që ka goditur aferat korruptive, koncesionet apo PPP.
U them që kjo është padi e ngritur nga regjimi, që ndryshon formën, nuk kemi më regjimet e hitlerit apo Enverit janë regjime që të privojnë liritë. Ti nuk mundesh, ky i ka vënë fre gjithckaje, blen mediat dhe ka pronë mbi gjithë pushtet e vendit.
Kundërpadia që kam bërë do t’i kërkoj autoriteteve të nisë procesi të vijojë me dyer të hapura dhe të shohim se kush është ai që fyen dinjitetin dhe personalitetin. Vetëm një Gjykata e Erdoganit mund të më dënojë. Besoj te drejtësia, ka njerëz të ndershëm, dhe njerëz që nuk mund të japim verdikte të gabuara. Media ka probleme sa të duash, por nuk është kryeministri që rregullon median, Rama është diktator i tipit të ri", u shpreh Rakipi.
Padia e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit Ylli Rakipi u depozitua në datë 31 Janar për një shkrim të publikuar prej tij në nëntor 2018.
Komente

Ti Ylli vetem gazetar nuk je. Te kujtohet si e mbarove shkollen e larte.
PërgjigjuYlli Rakipi asht gazetare serioz dhe di te kapi pikat me delikate ai dallon mire te verteten me genjeshtren . Me Edi Ramen sot k.minister na sjell ndermend kohen e kriminelit enver hoxha. Edi Rama perdor te njejta menyra si dulla ai asht pergjegjes per gjithe aktivitetin narkotik. Sajmir Tahiri dhe Vangjush Dako duhet te shkojn be burg. Pas tyre qendron Edvin Rama.
Rakipllari me Pallat te Stadiumi Dinamo..,ka zene dhe rrugen me shkallet e zgjeruara te Hyrjes te Supermarkwti dhe garazhi..,s"di sa leke ka!..,vazhdon vendos gjoba
PërgjigjuO plak matuf je per gazetar i shpallur fare
PërgjigjuIk ore Rakip se cfare perfaqeson ti? Vetem veten tende perfaqeson ndersa Edi perfaqeson shumicen e popullit. Kush ka puntar me mire e me shume se Edi Rama?
Përgjigju