Këngëtari spanjoll me famë ndërkombëtare Enrique Iglesias, do të mbërrijë më 30 qershor në Tiranë.
Ylli spanjoll i muzikës latine do të performojë në sheshin ‘Skënderbej’ në kuadër të javës së Kulturës Spanjolle. Autori i dhjetëra hiteve botërore mbërrin për herë të parë në Shqipëri.
‘Tirana tanimë është stacioni i yjeve! Në 30 qershor Enrique Iglesias vjen në Shqipëri në kuadër të Javës së Kulturës Spanjolle në Sheshin Skënderbej.’- shkruan ministrja e Kulturës.
Enrique Iglesias është shpallur artisti më i mirë latin i të gjitha kohërave, sipas Billboard Latin Music Awards 2020.
Komento