Florida Ymeri

Politikë

Ymeri e PL: Problemi nuk janë mjekët por sistemi, ne kemi një vizion të qartë për një sistem shëndetësor modern dhe të aksesueshëm

30 Prill, 11:37| Përditesimi: 30 Prill, 11:40

  • Share

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në PL, Florida Ymeri thotë se sistemi shëndetësor po përballet me një krizë të thellë, ndërsa akuzon qeverinë se nuk ka bërë asgjë. Në një deklaratë për mediat, Ymeri tha se në shumë spitale, mungojnë pajisjet e shërbimeve bazë diagnostike, duke detyruar qytetarët që të lëvizin nëpër qytete të tjera apo edhe jashtë vendit. 

“Në shumë spitale të vendit, mungesa e rezonancave magnetike funksionale, e mamografive moderne dhe e skanerëve CT të standardit minimal është bërë realitet i përditshëm. Pacientët detyrohen të udhëtojnë në qytete të tjera ose të kërkojnë ndihmë jashtë shtetit për shërbime bazë diagnostike”, thekson Ymeri.

Kjo situatë, thotë ajo, është pasojë e mungesës së investimeve në shëndetësi nga qeveria. Ymeri theksoi gjithashtu se me programin e koalicionit PD-ASHM do ta bëjnë sistemin shëndetësor modern dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët, duke siguruar pajisje me teknologji moderne, rritur financimin për shëndetësinë publike, ngritjen e një sistemi transparent për rekutrim etj.   

“Nëse duam një shëndetësi dinjitoze për qytetarët tanë, duhet të investojmë në sisteme të forta, të respektojmë profesionistët dhe të udhëhiqemi nga një vizion i qartë për të ardhmen. Shëndetësia nuk mund të jetë luks – duhet të jetë e drejtë themelore për çdo qytetar. Ndaj me 11 maj votojme Nr. 1 -Koalicioni PD-ASHM Votojme ILIR METAJ.”, thotë Ymeri.
 

Deklarata e plotë:

Pershendetje te nderuar qytetare dhe ju kolege qe me dinjitet e përkushtim të plotë i shërbeni cdo pacienti.

Sistemi ynë shëndetësor po përballet me një krizë të thellë: mungesën e pajisjeve bazë, mungesën e teknologjisë së avancuar dhe shpërqendrimin e qëllimshëm të përgjegjësisë nga sistemi drejt mjekëve dhe infermierëve.

Në shumë spitale të vendit, mungesa e rezonancave magnetike funksionale, e mamografive moderne dhe e skanerëve CT të standardit minimal është bërë realitet i përditshëm. Pacientët detyrohen të udhëtojnë në qytete të tjera ose të kërkojnë ndihmë jashtë shtetit për shërbime bazë diagnostike. Kjo situatë është pasojë direkte e mungesës së vizionit dhe investimeve në shëndetësi.

Dhe kur qytetarët ngrenë zërin — qeveria hesht.
Kur mjekët kërkojnë kushte — qeveria i sulmon.
Kur sistemi dështon — ata fajësojnë bluzat e bardha!

Për më tepër, në vend që të pranojë dështimet e veta, qeveria fajëson pikerisht prifesionistët, duke goditur ata që me përkushtim mbajnë gjallë shëndetësinë publike.

Le ta themi troç: kjo qeveri nuk ka luftuar asnjëherë për një shëndetësi më të mirë. Ajo ka luftuar vetëm për të gjetur kë kë të fajësojë për dështimet e saj. Dhe viktima më e lehtë janë mjekët. Sepse janë të lodhur. Sepse janë të pambrojtur. Sepse nuk kanë zë në politikë.

E pra, unë jam këtu për ta thyer këtë heshtje.
Nuk do të lejoj më që mjekët e këtij vendi të përdoren si mburojë për paaftësinë e politikës.
Nuk do të hesht kur një nënë humbet fëmijën sepse aparatura nuk punon.
Nuk do të bëj kompromis me të vërtetën.

E ritheksoj: Mjekët nuk janë problemi – problemi është sistemi!

Por ka shprese…
Koaliciono PD-ASHM ka një vizion të qartë për një sistem shëndetësor modern dhe të aksesueshëm për të gjithë qytetarët shqiptarë. Programi ynë parashikon:
    •    Pajisjen e spitaleve publike me teknologji moderne diagnostike dhe terapeutike brenda një afati të përcaktuar;
    •    Krijimin e një Skeme Kombëtare për Mirëmbajtjen dhe Përditësimin e aparaturave mjekësore;
    •    Rritjen e financimit për shëndetësinë publike me një përqindje të dedikuar të PBB-së;
    •    Përfshirjen aktive të komunitetit mjekësor në proceset e vendimmarrjes dhe hartimit të politikave shëndetësore;
    •    Ngritjen e një sistemi transparent për rekrutimin, trajnimin dhe motivimin e mjekëve dhe infermierëve;
    •    Garantimin e aksesit universal në kujdes shëndetësor cilësor për çdo qytetar, pa diskriminim ekonomik apo gjeografik.

Nëse duam një shëndetësi dinjitoze për qytetarët tanë, duhet të investojmë në sisteme të forta, të respektojmë profesionistët dhe të udhëhiqemi nga një vizion i qartë për të ardhmen.

Shëndetësia nuk mund të jetë luks – duhet të jetë e drejtë themelore për çdo qytetar.

Ndaj me 11 maj votojme Nr. 1 -Koalicioni PD-ASHM
Votojme ILIR METAJ.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?