Yndyrnat e larta në gjak, shkak i sëmundjeve të zemrës, kardiologu: Ndodh nga kequshqyerja, stresi dhe jeta sedentare

29 Tetor 2022, 16:46| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 16:52

  • Share

Yndyrnat e larta në gjak të njohur si Dislipidemia, janë kthyer në shkakun kryesor për problemet kardiake. 

Naltin Shuka kardiolog në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, thotë se më të riskuarat janë moshat e mëdha, por kjo problematikë po haset gjithnjë e më tepër edhe tek të rinjtë.

Shkaqet kryesore të yndyrnave të larta në gjak është jeta sedentare, kequshqyerja, apo edhe konsumimi i duhanit dhe alkoolit.

Pozitive sipas këndvështrimit të mjekut, është se kjo sëmundje është e kurueshme përmes ndryshimit të stilit të jetesës, por edhe medikamenteve.

“Janë disa faktor risku që shkaktojnë sëmundjet kardiovaskulare. Yndyrnat e larta në gjak bëjnë një ndër shkaqet madhore për sëmundjet kardiovaskulare. Dilipedemia, bëjnë ato grup faktorësh që janë të modifikueshëm. Dislipedemia janë faktor që modifikohen. Nëse bëjmë kujdes me stilin e jetesës, mjekimit. Mund ta modifikojmë këtë profil. Modifikimi i stilit të jetesës. Që nga regjimi dietik, sforcimi fizik. Shtylla e dytë është trajtimi me medikamente. Ndër shkaqet kryesore, që është vënë re dhe tek të rinjtë janë dislipedemitë. Vijnë nga një stil jetese të çrregullt. Për shkak të jetës sedentare, aktivitetit fizik. Kemi dhe një klas pacientësh që janë me dislipedemi të lindur”- tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?